Skip to main content

“Shqiptarët dhe impulsi i agresionit seksual” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Shqiptarët dhe impulsi i agresionit seksual” plus 2 more Telegrafi Opinione


Shqiptarët dhe impulsi i agresionit seksual

Posted: 18 Jan 2017 05:59 AM PST

Aurela Agalliu

Shqipëria si një vend në tranzicion, shumë larg zhvillimit të vendeve perëndimore, paraqet një kauzë të madhe sociale dhe shoqërore. Një vend i cili dallon për kontekstin e faktorit korrupsion dhe krimit të organizuar, rrjedhojë e një drejtuesie të padrejtë, lë pas një kosto shumë të madhe shoqërore dhe një rrezik tejet të theksuar në ekspozimin ndaj kriminalitetit – për arsye nga më të ndryshmet.

Nuk jemi të vetmit – referuar shifrave në Ballkan për kauza të tilla – të cilat lënë plagë të thella në shoqërinë tonë. E kaluara dhe e tashmja patriarkale ka induktuar te ne dëshira të ndrydhura me prirje për të kryer sjellje të dhunshme, siç është krimi seksual. Kjo sepse është brendësuar ideja se mënyra kryesore e seksit të ligjëruar është familja, ku dhe shumica e krimeve të këtij karakteri ndodhin. Krimi seksual brenda dhe jashtë familjes ndodh sepse ekziston baza biologjike për të: lidhja seks-dhunë. Viktimat në këto lloj veprash penale janë femrat dhe fëmijët.

Rasti i fundit i vajzës 30-vjeçare, e përdhunuar në kthesën e Kamzës, është dëshmi reale e mbylljes dhe moszhvillimit shoqëror në aspektin e kulturës seksuale, por jo vetëm. Nuk mund të harrohet rasti i Nazime Vishës, e cila ishte viktimë e dhunës seksuale dhe më pas e një lidhjeje të mbajtur nën presion, ku u mbyll me një krim të kryer nga vetë ajo.

Rastet janë të shumta dhe shumë pak prej tyre janë të ekspozuara apo të denoncuara. Në pamje të parë, duket si problem i cili është prezent edhe në vendet evropiane apo në shtetet ku ligji është më imponues, por në fakt dallimi i kësaj kauze është shumë i madh krahasuar me ne. Gjeneza e këtij fenomeni në shoqërinë tonë fillon nga kultura patriarkale dhe vazhdon deri në bërthamën familje, e cila rrit individ me deficienca sjellore, me të meta të mëdha në aspektin e socializimit, krijimit të sjelljeve të duhura dhe zhvillimit kulturor dhe intelektual. Por, rastet në fjalë nuk janë të vetmet.

Janë dhjetëra denoncime të tjera të këtij karakteri, duke filluar nga përdhunimi në familje ku babai abuzon seksualisht me vajzën apo dhe të afërm te tjerë brenda familjes. Sigurisht, në një analizë të thellë psikologjike kjo nuk fillon dhe mbaron këtu. Fillimi është më i hershëm, duke nisur nga periudha e fëmijërisë dhe modeleve të krijuara gjatë kësaj kohe.

Figura femërore për shumë vite ka qenë ajo e një kujdestareje të përkushtuar për familjen, e nënshtruar ndaj dëshirave mashkullore, dhe e detyruar për t'iu bindur çdo kërkese të paraqitur nga bashkëshorti në çdo aspekt, madje edhe në atë seksual. Tabutë ekzistuese, në lidhje me dëshirat seksuale, ku të flasësh për seksin vazhdon të trajtohet si turp në moralin shoqëror, i ndrydh individët ndaj dëshirave dhe instinkteve duke i kthyer në qenie shtazarake, të etur për të provuar sa më shumë.

Liberalizmi seksual i ka munguar kontekstit shqiptar për shumë kohë. Ndryshe nga çdo vend tjetër ku individët njohin liritë dhe zhvillojnë dëshirat, ne mbetemi shumë mbrapa në kohë. Madje, ky është edhe një faktor shumë i madh pse rastet e dhunës dhe vrasjeve janë në numër kaq të lartë.

Historitë e përdhunimeve të ndodhura në shoqërinë shqiptare, na paraqesin një sindromë skizofrenie dhe profile meshkujsh maniakë, të cilët kanë një tendencë të shfrenuar mashkullore në përmbushjen e dëshirave seksuale. Ne kemi njohur një impuls agresioni në mentalitetin shqiptar, i cili vjen nga shumë faktorë që kontribuojnë së bashku në këtë fenomen kaq të errët dhe të pafund. Një kulture e vjetër sa vetë njerëzimi, e cila nuk njeh ende një zhvillim krahasuar me vendet e tjera të renditura afër nesh.

Mungesa e liberalizmit seksual është një faktor tjetër që nxit dëshirat kafshërore deri në aktin final të përdhunimit, ku rrit gjasat e një shoqërie depresive dhe traumë vuajtëse. Faktorë të tjerë janë të shumtë, si mungesa e kulturës seksuale në familje, ku prindërit hezitojnë të zhvillojnë biseda me fëmijët e tyre rreth seksit. Pasojat më vonë sjellin mungesë njohurish dhe dëshira kafshërore për të provuar dhe eksperimentuar atë që për ta është e panjohur. Mosfunksionimi i programeve arsimore ku dhe ora e edukatës seksuale shpesh kthehet në orë pushimi për nxënësit me një informacion të paezauruar.

E, sigurisht, të ndodhur në këtë kontekst maskilist me mungesa të thella njohurish mbi këtë temë, do të përballemi edhe me ndodhi të cilat devijojnë në atë çka ne e quajmë abuzim seksual. Me individë që humbasin ekuilibrat humanë të seksualitetit dhe që me dhunë përpiqen të përmbushin veten duke na ofruar një shoqëri të çekuilibruar dhe deformacione psikologjike. Seksi është instinkt human dhe themelor në jetën e çdo individi. Mos harroni të vlerësoni veten dhe të doni dhe respektoni më shumë të tjerët. Të gjithë kanë të drejtë të dashurojnë.

Mos i thyeni ëndrrat e askujt. Ato parashtrojnë ndërtimin e një jete të ekuilibruar. Përmbushja e dëshirave seksuale është baza e të pasurit një jetë të përmbushur.

The post Shqiptarët dhe impulsi i agresionit seksual appeared first on Telegrafi.

Si të mbrohet Kosova nga agresioni ushtarak serb?

Posted: 18 Jan 2017 04:02 AM PST

Treni serb, i cili në mënyrë të turpshme u kthye nga ishte nisur, është manifestim i mendësisë primitive serbe. Kjo mendësi, e kultivuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e bartur te elitat intelektuale dhe politike e Serbisë, ka karakter agresiv në raport me shqiptarët.

Historikisht, që nga viti 1912 agresiviteti serb, në drejtim të shqiptarëve është manifestuar në format më brutale e me përmasa gjenocidale. Vetëm gjatë viteve 1998-99, serbët u përfshinë në masakrat masive kundër shqiptarëve, duke vrarë gjakftohtë mbi 11 mijë civilë shqiptarë, duke dhunuar rreth 20 mijë gra dhe duke i mbajtur të zhdukur mbi njëmijë persona. Dhe, nuk është sekret se i gjithë ky krim është bërë me inspirimin dhe bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe se shumica e elitës politike të tanishme serbe, përfshirë presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, janë kriminelë, sepse në mënyrë direkte apo indirekte janë pjesë e këtij krimi masiv.

Deri në momentin kur krimineli të izolohet apo eliminohet, gjasat për të kryer krimin e radhës janë permanente. Prandaj, Kosova, institucionet e saj, këtë fakt duhet ta marrin seriozisht, në mënyrë që gjeneratave që vinë t'ju ofrojmë ardhmëri të sigurt.

Pas vitit 1999, në mjedisin gjeopolitik ballkanik janë krijuar rrethanat të reja të cilat Serbisë i pa mundësojnë shfrenimin sadist ndaj të shqiptarëve. Këto rrethana përfshijnë shumë aspekte të cilat lidhen me politikat e sigurisë në hapësirat ballkanike, ku ndër themeloret është prania e NATO-së dhe vendosmëria e saj për të ruajtur paqen me çdo kusht. Pavarësisht manovrave ruse, me tentim të dekompozimit të NATO-s dhe zërave nga administrata Donald Trumpit për rikonfigurim të raporteve me NATO-n dhe Evropën, balancat gjeopolitike në nivel global do të jenë të ekuilibruara, ku "fuqia amerikane edhe në këtë shekull do të jetë e pashoq" (Zbigniew Brzezinski).

Fatkeqësia është se kusur i ruajtjes së këtyre ekuilibrave, edhe për një kohë do të jetë mos konsolidimi i demokracisë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në vendet e vogla aziatike, në Gjirin Arabik dhe në Turqi. Këto vende do të jenë pre e ndërhyrjes ruse, e diktatorëve dhe oligarkëve të mbështetur nga Rusia që me qëllim të ruajtjes së influencës së saj do të mbështesë pushtetin autoritar të tyre.

Evropa dhe Ballkani kanë përmbyllur ciklin e ridefinimit dhe pozicionimit gjeopolitik, ku problemet e vogla si Serbia janë të menaxhueshme pa sforcime të mëdha. Aktualisht, pozicioni gjeografik i Kroacisë dhe potenciali i saj ushtarak i mbështetur nga një shtytje e vogël e perëndimorëve, është i mjaftueshëm për ta urtuar Serbinë e jargosur.

Ruajtja e Kosovës së pavarur nga agresioni eventual ushtarak, në radhë të parë përfshin aspekte politike. Dhe, bazik është stabiliteti politik i Kosovës i mbështetur në doktrinën rugoviane, "Kosova shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, me marrëdhënie speciale me SHBA-të". Çdo devijim i këtij kursi rrezikon skajshmërisht ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe qenien shqiptare në hapësirat jashtë shtetit amë. Serbia është e vetëdijshme se shtylla vertebrale e ekzistencës së Kosovës shtet është pikërisht kjo doktrinë dhe ajo që nga viti 1996 e sulmon atë duke krijuar kauza anti-perëndimore – fillimisht përmes doktrinës marksiste-leniniste, kurse pas vitit 2000 përmes kauzave "folk"-nacionaliste për bashkimin e trojeve shqiptare, përmes kauzës "shqiptarët popull me identitet lindor" të artikuluar nga Rexhep Qosja, e të cilat pastaj prodhuan kauzat e ekstremizmit fetar të orientuar jo kundër Serbisë po kryesisht kundërt vlerave të civilizimit perëndimor. Si mjetin më të ri kundër aleancës Kosovë-SHBA, kemi lansimin nga Lëvizja Vetëvendosje të një kauze të re se: "Ndihma amerikane për Kosovën është me qëllime hegjemonie".

Faktor tjetër i cili ruan stabilitetin politik të Kosovës dhe orientimin perëndimor të saj është funksionimi i rendit demokratik dhe shtetit ligjor. Këto dy postulate, që mundësojnë zhvillimin normal të shtetit, që nga viti 2000, janë objektiv i sulmeve serbe përmes Luftës Speciale, e cila përmes agjenturës së saj është duke ndërmarrë operacione të fshehta, të orientuara në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës ose të shkaktojë gjendjen e depresionit dhe paperspektivës, ose të krijojë efekte që i konvenojnë Serbisë.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga fushat në të cilat shërbimet serbe operojnë me qëllim të dobësimit të funksionimit të shtetit të Kosovës, e që si synim ka prishjen e imazhit të saj para faktorit ndërkombëtar dhe krijimin e situatave të ngjashme me marsin 2004, për krijim të pretekstit të intervenimit ushtarak "për të shpëtuar serbet dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë".

Aspektet ushtarake të ruajtjes së sovranitetit të Republikes së Kosovës nga agresioni eventual ushtarak i Serbisë, duhet të nisen nga një premisë historike: nga viti 1912 e deri me 1999, forcat ushtarake serbe janë përdorur kundër civilëve, formacioneve të vogla të kaçakeve dhe formacioneve guerile të paorganizuara ushtarakisht. Për shkak të epërsisë profesionale, në numër dhe pajisje, ato ia dolën që të masakrojnë popullatën shqiptare gjithandej kah kanë kaluar. Historia e konfliktit serbo-shqiptar njeh vetëm dy beteja të zhvilluara në mes të formacioneve të rregullta ushtarake dhe të cilat Serbia i ka humbur. E para ka qenë "Beteja e Loxhës" dhe e dyta "Beteja e Koshares".

Gjithashtu, edhe gjatë luftimeve në ish-hapësirat Jugosllave, në betejat me formacionet e organizuara ushtarake sllovene dhe kroate, Ushtria serbe – ndonëse e armatosur me armatim superior – është tërhequr e turpëruar. Beteja e Vukovarit e vitit 1991 është ilustrimi më i mirë: edhe pse ajo përfundon me marrjen e Vukovarit nga Armata Popullore e Jugosllavisë, epilogu i saj kishte një kosto të madhe. Ndonëse formacionet ushtarake kroate ishin në fillim të konsolidimit të tyre dhe me armatim modest, në saje të udhëheqjes nga oficerë profesionistë, arritën që serbëve t'ua vrasin mbi 10 mijë ushtar, t'i shkatërrojnë rreth 600 tanke dhe mjete të blinduara si dhe 20 aeroplanë. Kurse, humbjet e Ushtrisë Kroate të jenë në 2,679 ushtarë dhe personel të angazhuar në luftë. Këto të dhëna serbet u munduan t'i mbajnë të fshehura, por gjyqi i organizuar në Beograd kundër oficerëve që komanduan këtë betejë, në aktakuze kishte "komandimin e dobët dhe harxhimin e tepërt te fuqisë njerëzore dhe teknikës luftarake".

Nisur nga kjo premisë historike, në rast të një agresioni ushtarak serb në Kosovë, faktet flasin për një përgjakje të Ushtrisë serbe nga ana kosovare. Dhe, kjo mbështetet në faktin se ne kemi një Forcë që po i themi e Sigurisë, e strukturuar sipas standardeve të ushtrive moderne; e stërvitur nga instruktorë të ushtrive moderne; me oficerë të shkolluar në akademitë më prestigjioze; dhe, me një kujtesë të freskët për barbarinë serbe e cila krijon moral të lartë për të mbrojtur vendin e tyre.

Kjo Forcë, ndonëse në shikim të parë duket inferiore për shkak të mungesës së faktorit teknik, aspak nuk e minimizon rolin e saj, ngase ngritja profesionale garanton mundësi të shpejta të mobilizimit dhe të futjes në përdorim të armatimeve dhe sistemeve që e ndalin përparimin e teknikës së vjetërsuar ushtarake serbe. Këto kapacitete fuqizohen shpejtë nga fakti se pas njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës nga ana e SHBA-ve, dekreti i dytë që presidenti George W. Bush nxjerr në raport me Kosovën është ai i "lejimit të blerjes së armatimit në SHBA nga ana e Kosovës"!

Gjithashtu kemi një Polici të Kosovës me një efektiv prej mbi 8,000 personave, e stërvitur dhe e pajisur nga instruktorë të policive moderne.

Krejt çka u mbetët elitave politike të Kosovës është që të ruajnë stabilitetin politik të vendit, të luftojnë krimin dhe korrupsionin, të zhvillojnë demokracinë dhe ekonominë, të mos bien pre e kauzave të rrejshme të cilat krijohen në laboratorët antishqiptare. Kjo garanton sovranitetindhe ardhmërinë e Kosovës, duke e detyruar zmbrapsjen e turpshme të Serbisë nga aventurat kriminale.

The post Si të mbrohet Kosova nga agresioni ushtarak serb? appeared first on Telegrafi.

Lojërave të Serbisë duhet t’ua japim përgjigjen e trenit

Posted: 18 Jan 2017 03:47 AM PST

Serbia ka plane dhe ajo tashmë nuk po provokon. Në fakt, është në tendencë për të realizuar një plan konkret – ndarja e Kosovës, përmes së cilës Kosovës do t'ia vështirësojë funksionimin duke krijuar çdo herë situata tensioni.

Serbia e di saktësisht se çfarë është duke bërë, por a e dimë ne se çfarë duhet të bëjmë në raport me Serbinë? Konsiderojë se ende jo, të paktën jo nga veprimet që po i ndërmarrim deri më tash.

Politika kosovare ka qenë mjaftë toleruese, edhe ndaj serbëve lokalë, por edhe ndaj Serbisë. Që nga paslufta, në raport me minoritetet, ne si Kosovë kemi pasur standarde të dyfishta për serbët: u kemi dhënë më shumë ç'duhet, ndërsa të tjerëve u kemi dhënë aq sa u takon. Dhe, krejt kjo për shkak të një përpjekjeje për integrim artificial të serbëve nëpër institucionet e Kosovës, të cilat fillimisht nuk i kanë njohur, pastaj filluan t'i njohin, por për aq sa kishin interes (një pagë, një mëditje dhe një realizim të planeve të Serbisë në Kosovë).

Kosova nga ana e saj ka bërë çdo gjë për t'i normalizuar marrëdhëniet me serbët lokalë, por edhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore me Serbinë. E, rezultatet janë të pakta – për të mos thënë janë të padukshme.

Para disa viteve, lojërat e Serbisë kemi mundur t'i quajmë provokim, por ato tashmë ka kohë që kanë kaluar në një dimension tjetër, që nga koha kur vritet nga paramilitarët serbë, në pjesën e veriore të Mitrovicës, polici Enver Zyberi – në përpjekjen e tij për ta mbrojtur sovranitetin e vendit). Pastaj pasuan trazirat, barrikadat që qëndruan me vite, i ashtuquajturi Parku i Paqes e deri te muri i ngritur së fundmi në veri të urës së Ibrit. Të gjitha këto mund t'i quash çfarëdo, por jo provokim.

Kosova e njeh politikën e Serbisë e cila vështirë mund të ndryshojë në raport me shqiptarët. Por, duke e pasur një situatë të tillë përpara, pra kur kemi një Serbi që nuk i bindet as presionit ndërkombëtar po me çdo kusht bën përpjekje për të vazhduar me agjendat e veta destabiluziese, konsideroj se është koha që edhe Kosova të lëviz një hap tutje dhe t'i kthehet vetes – ta respektojë veten më shumë. Kjo do të thotë që çdo loje të Serbisë t'ia japë përgjigjen e trenit. Vetëm kështu ne mund ta bindim Serbinë e ndërkombëtarët se jemi rigorozë kur të tjerët dëshirojnë ta cenojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

The post Lojërave të Serbisë duhet t'ua japim përgjigjen e trenit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more