Skip to main content

RTSH: “Shakira nderohet me çmim në Davos” plus 9 more

RTSH: “Shakira nderohet me çmim në Davos” plus 9 more


Shakira nderohet me çmim në Davos

Posted: 17 Jan 2017 10:14 AM PST

Famën e tyre e shfrytëzojnë për një kauzë të mirë. Për këtë, Shakira, Forest Whitaker dhe Anne Sophie Mutter nderohen me çmime përtej muzikës. Në Davos të Zvicrës, Forumi Ekonomik Botëror iu ndau artistëve nga një çmim mirënjohjeje për kontributin e tyre në ceremoninë e 23-të të Crystal Awards.

Këngëtarja kolumbiane, Shakira mori çmimin për mbështeten që i ka dhënë zhvillimit të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. Ajo është ambasadore e vullnetit të mirë dhe themeluese e një fondacioni që i siguron 6 mijë studentëve akses në arsimim cilësor në Kolumbi."Nuk është e lehtë por unë mendoj se ka rrugëdalje nga varfëria. Janë 250 milionë fëmijë që kanë nevojë jenë në shkollë, duhet të financojmë fushata ndërgjegjësimi", shprehet Shakira. Aktori Forest Whitaker një aktivist i çështjeve sociale u nderua me një çmim për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve. Ndër vite, artistë si Andrea Boceli, Met Demon, Piter Gebriel e kanë marrë këtë çmim për kontributin e tyre për shtresat në nevojë.

Gjermeni: ALUIZNI për procedurat e legalizimit të ndërtesave me shtesa

Posted: 17 Jan 2017 09:26 AM PST

Ministrja e Zhvillimit Urban Gjermeni, shoqëruar nga deputetja e zonës Kushi, kryebashkiaku i qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe Drejtori i ALIUZNI-t të qytetit të Elbasanit, Maringlen Disha, zhvilluan një takim me banorë që kanë përfituar nga VKM "Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien",

"Vendimi ka mjaft impakt edhe në buxhetin e familjeve, si edhe për fëmijët e tyre që të kenë një pasuri edhe të jenë zotër të apartamenteve që i kanë blerë por që nuk kanë arritur plotësisht të jenë pronarë"- theksoi Ministrja Gjermeni.

Përfaqësuesit e 27 familjeve të një pallati, ku ndërtuesi i objektit kishte shpallur falimentin dhe nuk u përgjigjej detyrimeve të banorëve, shprehën interesimin mbi hapat që do të ndërrmerren pas miratimit të VKM-së.

Ministrja theksoi se ALUIZNI ka përgjegjësinë kryesore për procesin, që nga momenti i verifikimit dhe i ndjekjes se rasteve të objekteve me shkelje në lejen e ndërtimit, si dhe marrja e hipotekës për të gjitha apartamentet e qytetarëve që në rastin konkret kanë mbi 12 vjet që jetojnë pa e hipotekuar apartamentin.

Gjermani, Gjykata nuk bllokon neonazistët

Posted: 17 Jan 2017 09:20 AM PST

Gjykata Kushtetuese Federale gjermane, rrëzoi kërkesën për të shpallur të paligjshme partinë neonaziste NDP. Kjo ishte hera e dytë që në dyert e kësaj gjykate përfundonte kërkesa për ta cilësuar si të jashtligjshme Partinë Demokratike Kombëtare, e cila i mbijetoi edhe në 2003 një kërkese të tillë.
Në argumentimin e saj, Gjykata njeh se në programin e saj, kjo parti "synon të zëvendësojë sistemin aktual me një sistem autoritar me bazë idenë e një shoqërie të pastër racore dhe se konceptet bazë politike të saj janë të papërputhshme me parimet e demokracisë". Megjithatë, Gjykata thotë se mundësitë që NDP të realizojë programin e saj janë shumë të ulta. Në fakt, NDP ka humbur mjaft terrent që prej 2013, kur u shfaqën në skenë "ekstremistët e moderuar" të "Alternativës Gjermane", një fron i ngjashëm me nacionalistët e "Front National" në Francë dhe FPO-në në Austri.

“Kryeveprat e artit italian te viteve 1900”në guidë shqip dhe italisht

Posted: 17 Jan 2017 06:45 AM PST

Kryeveprat e artit italian të viteve 1900, ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, vizitohen çdo ditë nga nxënës, studentë, artistë, por edhe admirues të zakonshëm të artit figurativ. Sipas koordinatores së ekspozites, Megi Myrtollari, vizitat bëhen në mënyrë individuale si dhe të organizuar, veçanërisht për nxënësit e shkollave. Për këta të fundit, ka jo vetëm një çmim simbolik të biletës prej 100 lekësh, por është menduar që shoqërimi i tyre nëpër gjashtë pavionet e ekspozitës të bëhet nga guida të posaçme. Mes vizitorëve të ditës së dytë të ekspozitës shohim artistin Ermir Grezda, djalin e piktorit të madh Qamil Grezda. Vlerësimit për ekspozitën, skulptori Grezda i shton dhe faktin se pjesë e saj janë profesorë të artistëve shqiptare që studiuan në Itali, përfshi këtu edhe babain e tij Qamil Grezda. Ekspozita Kryeveprat e artit italian të viteve 1900 do të qëndroje e hapur deri në prill të këtij viti.

Votimi në Parlamentin Europian

Posted: 17 Jan 2017 06:34 AM PST

Parlamenti Evropian zgjedh sot kryetarin e tij të ri, pasardhësin e Martin Shulcit, i cili largohet nga Brukseli për tu kthyer në politikën gjermane. Në garën për kryetar janë 6 politikanë, por kryesorët janë kandidatet e grupeve më të mëdha politike, atij të partive popullore të djathta dhe grupit të majtë të socialistëve dhe demokratëve. Partite popullore dëshirojne që kandidati i tyre, Antonio Tajani nga Italia të zgjidhet kryetar i Parlamentit ndërsa grupi i majtë ka si kandidat Xhani Pitelen, gjithashtu nga Italia. Pas raundit të dytë të votimit, Tajani mori 287 vota dhe Pitela 200. Parashikohen edhe dy votime të tjera në orët e mbrëmjes.

Nis rikonstruksioni i kopshtit 17 në Tiranë

Posted: 17 Jan 2017 06:27 AM PST

Prej 2 vitesh vogëlushët që banojnë pas ish ekspozitës në njësinë administrative 7, detyrohen të frekuentojnë kopshte larg vendbanimit të tyre. Kjo pasi punimet për rikonstruksionin e kopshtit të kësaj zone ishin pezulluar. Sot kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi rinisjen e punimeve, ndërsa ftoi prindërit e qytetarët të raportojnë problematikat që hasin në kryeqytet, duke shigjetuar edhe kreun e opozitës.

"Numri është 08000888 për të gjithë qytetarët që duan të raportojnë, për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është pronto 24 orë në ditë, për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë bashkia nuk ka asnjë obligim. Prindërit Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kishin në dorë dhe Shqipërinë dhe Tiranën" tha kreu i bashkisë Veliaj.

Rikonstruksioni i kopshtit nr. 17 do të përfundojë brenda pak muajsh dhe atje do të akomodohen 120 fëmijë.

Epidemia gripale, shkon në shtatë numri i viktimave

Posted: 17 Jan 2017 06:07 AM PST

Ka arritur në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi i gripit epidemia e të cilit ka pushtuar Shipërinë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë dy gra përkatësisht 71 dhe 82 vjeç, në spitalet e Korçës dhe Tiranës. Më herët kishte humbur jetën një fëmijë 2 vjeç nga Lezha. Autoritetet mjekësore thanë se shkaku kryesor ishte temperatura e lartë që kishte kaluar fëmija për një kohë të gjatë pranë familjes. Specialitët bëjnë thirrje që të sëmurët duhet të çohen tek mjeku sapo vërejnë shenjat e para të gripit. Familjarët e tyre duhet të shqetësohen seriozisht kur i sëmuri ka temperaturë të lartë. Veçanërisht tek fëmijët ato lenë pasoja serioze, por mund të çojnë edhe në humbje jete siç ishte rasti i vogëlushit fatkeq nga Lezha.

Panariti: Masa të ashpra për ruajtjen e ekosistemeve të lumenjve

Posted: 17 Jan 2017 06:02 AM PST

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti paralajmëroi sot marrjen e çdo mase të mundshme për mbrojtjen e ekosistemit, e veçanërisht atë të baseneve dhe pellgjeve ujore të lumenjve, shfrytëzimi pa kriter i të cilave janë shkaku kryesor i përmbytjeve të tokave bujqësore.

"Kam firmosur urdhrin për ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të lumenjve. Hapi kryesor i joni do të ketë bëje me një moratorium që duhet ta shpallim për shfrytëzimin e pakriter dhe marrjen e inerteve nga basenet ujore nga lumenjt dhe nga të gjithë pellgjet ujore të vendit " tha Panariti.

Këtij qëllimi do t’i shërbeje edhe uniformizimi nga ana ligjore i tre inspektoriateve, atij të ujit, peshkimit dhe sanitar që pajisen me një kartë të njësuar nga inspektoriati qëndror."Proçesi i inspektimit është një proçes administrativ i cili duhet të bëhet në bazën e një metodologjie të standartizuar tashmë për të gjithë inspektoriatet shtetërore shoqëruar me inspektimet online pranë biznesit" tha Shkëlqim Hajdari.

Pas trajnimit, inspektorët do të hedhin online të gjitha gjetjet e kontrolleve dhe inspektimeve që kryejnë në terren, çka do t’i shërbeje më së miri ndalimit të shfrytëzimit pa kriter të baseneve. Kjo qasje pritet të zbatohet dhe për shërbimin veterinar, shërbimin kombëtar të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit apo edhe në lidhje me kontrollin e barnave.

Kriteret e pranimit për në universitete

Posted: 17 Jan 2017 05:45 AM PST

Për shkak të konfuzionit të zhvilluar vjet në lidhje me pranimet në shkollat e larta Universiteti ë Tiranës ë publikoi këtë vit me herët kriteret e pranimit për në institucionet e arsimit të larte. Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni në një dalje publike per mediat sqaroi se Fakultetin Histori -Filologji do te vlersoje me 80% te pikeve mesataren aritmetike te 3 viteve te studimit ne shkollën e mesme dhe me 20 % mesataren aritmetike e lëndëve të maturës shtetërore .Të interesuarit për Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë do tu vlerësohet me 50% të pikëve mesatarja e thjeshtë e 3 viteve të shkollës së mesme dhe e provimeve të Maturës Shtetërore dhe 50% nota mesatare e grup lëndëve . Ndërsa per fakultetin e Shkencave Sociale do të vlerësohet me 50% notën mesatare të tre viteve të shkollës së mesme , me 40% notën mesatare të tri provimeve të maturës shtetërore (Gjuhë dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e Huaj), dhe me 10% një provim me zgjedhje . Koni u shpreh se do ti kërkojë Ministrisë së Arsimit që të dhënat e studentëve të dorëzohen më herët me qellim që edhe lista e fituesve të shpallet më shpejt nga viti që shkoi. Rektori Mynyr Koni, tha se ndryshe nga viti i kaluar do të kërkojmë që studentët që fitojnë në dy ose më shumë programe studimi tu jepet shansi të çregjistrohen nga i pari dhe të zgjedhin programin që dëshirojnë më shumë. Koni tha se këtë vit do të bëhet i mundur edhe transferimi i studentëve nga universitetet private në ato publike.

Nis aksioni “Shqipëria pa armë”

Posted: 17 Jan 2017 05:28 AM PST

Fushata "Shqipëria pa armë" ka nisur nga Antigoneja e Gjirokastrës, ku ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përsëriti apelin për dorëzimin vullnetar të tyre duke përfituar edhe nga amnistia e kaluar në Kuvend se kush dorëzon armët, nuk ndiqet penalisht.

Sipas ministrit Tahiri me aksionin e dorëzimit vullnetar të armëve ministria e Brendshme synon mbledhjen e armatimit që disponon popullata për një Shqipëri dhe të ardhme pa armë.

Gjatë vizitës në Gjirokastër ministri Tahiri inaguroi edhe mjediset e reja të zyrës së shërbimit për qytetarët në drejtorinë vendore të policisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more