Skip to main content

RTSH: “Rusia dhe Turqia nisin ofensiva ajrore të përbashkëta kundër Shtetit Islamik” plus 9 more

RTSH: “Rusia dhe Turqia nisin ofensiva ajrore të përbashkëta kundër Shtetit Islamik” plus 9 more


Rusia dhe Turqia nisin ofensiva ajrore të përbashkëta kundër Shtetit Islamik

Posted: 18 Jan 2017 09:30 AM PST

Për herë të parë që prej nisjes së konfliktit të Sirisë, Rusia dhe Turqia kanë organizuar një ofensive ajrore të përbashkët, e cila ka patur si objektiv ekstremistët e Shtetit Islamik. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Sergei Rudskoi, i cili u shpreh se bashkëpunimi kishte qenë mjaft efektiv. Ai shtoi se edhe përgjatë javëve të ardhshme do të ketë operacione të tilla, me qëllim asgjësimin përfundimtar të militantëve të Shtetit Islamik. Zyrtari rus bëri të ditur se forcat ajrore të të dyja shteteve kishin goditur pozicionet që kontrolloheshin nga ISIS në periferi të qytetit Al-Bab, si dhe në disa zona periferike të provincës së Alepos. Në komunikimin e tij, Rudskoi tha gjithashtu se në total janë shkatërruar 36 objektiva, ndërkohë që njoftoi se në këtë operacion u angazhuan 9 avionë rusë dhe tetë avionë turq. Moska dhe Ankaraja pritet të udhëheqin edhe negociatat e paqes për Sirinë, të cilat do të nisin gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin e Kazakistanit. Në këtë proces do të ketë negociata mes qeverisë siriane dhe grupimeve opozitare që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad.

MB: Sanksione penale kundrejt abuzuesve të therjes dhe tregtimit të mishit

Posted: 18 Jan 2017 07:09 AM PST

Për shkelësit e kritereve në tregtimin e mishit dhe therjen e kafshëve nuk do të ketë më vetëm sanksione financiare. Në takimin e Task Forcës me përfaqësim të pushtetit qëndror e atij lokal ministri i bujqësisë Edmond Panariti paralajmëroi përgjegjësi edhe penale për rastet e abuzimeve.

Dhe ministri i pushtetit vendor Bledi Çuci paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm tregtarët ata që do të ngarkohen me përgjegjësi në rast shkeljesh.

Ministri Panariti tha se duke filluar prej ditës së nesërme grupe të kësaj Task Force do të jenë në terren në të gjitha tregjet e tregtimit të mishit dhe therjes së kafshëve në vend për të inspektuar respektimin e standarteve të kërkuara në këto tregje.

Treni i mallrave i nisur nga Kina mbërrin në Londër

Posted: 18 Jan 2017 06:47 AM PST

Treni i parë i mallrave i nisur nga Kina, ka arritur në Londër të mërkurën, pas 18 ditësh. Hekurudha e Kinës, ka nisur këtë tren si formë konkrete për të zhvilluar tregtinë me Europën. Treni është nisur nga Kina me 3 janar dhe për të arritur në Londër i janë dashur të përshkojë 19312.128 kilometra. Ky tren ka sjelle nga Kina rroba, çanta dhe produkte të tjera shtëpiake. Avantazhet e tij janë se është më i lirë se shërbimi ajror dhe më i shpejtë se anijet.

Porti Durrësit, Kosova së shpejti me zyrë doganore

Posted: 18 Jan 2017 06:47 AM PST

Marrëveshja e mirëkuptimit për bashkëpunim për kadastrat fiskale mes Shqipërisë dhe Kosoves,  është nënshkruar nga ministrat e financave të dy vendeve. Për ministrin shqiptar të financave Arben Ahmetaj vendi ynë do të ndihmohet nga administrata e kosovës për kadastrën fiskale, cila do të jetë nën menaxhim tërësisht nga qeveria qendrore dhe ajo vendore.

"Do të jetë në njësinë e ministrisë së financave dhe do të menaxhohet nga qeveria qëndrore dhe nga qeveria vendore dhe jo me konçesion. Ka qënë një ndihmesë shumë e madhe jo thjesht vetëm në mbledhjen e të ardhurave për njësitë vendore por edhe për vendosjen e aseteve që ka njësia vendore në asete të shfrytëzueshme dhe të kolateralizueshme"tha Ministri Ahmetaj.

Ndërkohë të dy ministrat Ahmetaj dhe Hoti, bënë me dije se në portin e Durrësit do të ketë edhe Kosova një zyrë doganore e cila do të hapet në prag të takimit të radhës së dy qeverive. "Deri me datën 15 shkurt të dy stafet teknike do të finalizojnë të gjitha zgjidhjet teknike,proçeduriale dhe ligjore që duhen për të hapur doganën e përbashkët" shtoi Ahmetaj.

Ministrat shtuan gjithashtu se harmonizimi i proçedurave fiskale po vijon ndërsa shtuan se dy qeveritë janë kundër mases proteksioniste për bisneset e dy vendeve dhe lëvizje më e mirë është bashkëpunimi për të rritur konkurencën brenda rajonit dhe jo vetëm.

Kontributi i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në shkollat izraelite

Posted: 18 Jan 2017 06:44 AM PST

Fëmijët izraelitë do të mësojnë në histori për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore. Hapi i ndërmarrë në vendin mik, është bërë i ditur gjatë vizitës së Nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj me rastin e "Ditës së Shqipërisë" në parlamentin izraelit. Zonja Leskaj, që është pritur nga kreu i parlamentit të Izraelit Yuli-Yoel Edelstein, vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe u shpreh për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve. "Ne përherë me mirënjohje vlerësojmë faktin se Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi vend në Europë, në të cilin numri i komunitetit hebre u dhjetëfishua në mbarim të saj. Mjafton ky fakt për të thënë gjithçka", I tha autoriteti i lartë izraelit, nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Leskaj, vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve me rrënjë të thella në realitetet historike, duke nënvizuar aktin historik dhe unik të shqiptarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gripi, bie fluksi, por epidemia vazhdon

Posted: 18 Jan 2017 06:41 AM PST

Fluksi i vizitave mjekësore me shkak gripin stinor në qendra shëndetësore dhe urgjenca, është në rënie, por vendi mbetet ende në situatë epidemie. Sipas specialistëve të ISHP nga 21 mijë vizita në javë që u regjsitruan në fillim të janarit, tani raportohen rreth 20 mijë vizita.  Megjithatë shqetësimi mbetet i lartë edhe për shkak të vdekjeve të ditëve të fundit. Por sipas mjekut Artan Simaku, vdekjet e shënuara një ditë më parë nuk janë tregues të rëndimit të situatës, por pasojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore tek të sëmurët kronikë për shkak të mungesës së vaksnimit. Specialistët këmbëngulin në këshillën për vaksnim për të gjitha moshat mbi 6 muaj, nese ende nuk janë prekur nga gripi, ndërsa theksojnë se periudha gripale shtrihet deri në muajin maj.

Ligji për pronat, Sonila Qato për kompensimin

Posted: 18 Jan 2017 06:21 AM PST

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy pika të ligjit për trajtimin dhe kompensimin e pronave, por ky vendim prek vetëm ato dosje për të cilat Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk është shprehur ende me vendim njohjeje. Drejtoresha e ATP-së, Sonila Qato, sqaron për Televizionin Shqiptar se tashmë do të rishihet skema e proçesit të njohjes së pronësisë.

"I gjithë proçesi i kompensimit të pronave, atë çfarë pronarët do të përfitojnë si kompensim financiar apo kompensim fizik nga fondi i tokës nuk cënohet nga vendimi i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë që ajo çfarë ligji parashikonte në proçesin e njohjes së pronësisë ndryshon. Ne tani e llogarisim tokën pra i japim një vlerë tokës në momentin aktual sikurse toka ka kategorinë apo zërin kadastral sot" shpjegoi Qato.

Znj. Qato sqaron në argumentin e saj, se Kushtetuesja vlerëson se ligji në tërësi është kushtetues dhe si i tillë do të ruajë formulën dhe metodologjinë e kompensimit të pronave. Ndërkaq që edhe sipas opinionit të Venecias ligji është i qënësishëm dhe pro parimeve të mbrojtura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Sa i takon fondit të vitit 2017, Drejtoresha e ATP-së sqaron se ai tashmë është aktiv dhe se cdo ditë priten aplikimet e qytetarëve pranë zyrave të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Niset Kontigjenti i dytë i Forcës Detare në Detin Egje

Posted: 18 Jan 2017 06:20 AM PST

Një grup prej 21 ushtarakësh, janë nisur me mision në detin Egje, sot në mesditë. Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se misioni ushtarak detar në detin Egje, është një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat tona të Armatosura, që nga nisja e proçesit të anëtarësimit në NATO. “Është i tillë dhe do të mbetet i rëndësishëm për sa kohë ne do të jemi” tha zonja Kodheli.  Forcat e Armatosura Shqiptare, marrin pjese në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji Shtator i vitit 1996, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar u dërgua kontigjenti i parë me një mision në ujërat ndërkombëtare.

Ndahet nga jeta Ymer Pampuri; Fituesi i medaljes olimpike

Posted: 18 Jan 2017 06:00 AM PST

Sportit shqiptar do t’i mungojë një tjetër figurë e madhe e sportit. Ymer Pampuri është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 73-vjeçare. Ai mbetet sportisti më i sukesshëm në Shqipëri, pasi ka fituar medaljen e vetme olimpike. Në olimpiadën e vitit 1972, organizuar në Mynih, Ymer Pampuri, pasi ka mposhtur dy kundështarët rusë dhe japonezë, në peshën 60 kg, arrin të renditet në vend të parë duke fituar medaljen e artë në stilin e forcës. Një rezultat i tillë nuk është arritur më asnjëherë nga ndonjë sportist tjetër në Shqipëri. Ymer Pampuri e filloi karrierën e tij në cirk. Por talenti i tij për sportin e peshëngritjes, ra në sy te specialistët e këtij sporti. Për 10 vite, nga 1964-1974, ka qenë kampion absolut i vendit, ndërsa në 1971 bëhet nënkampion Evrope. Për arritjet e tij në sportin e peshëngritjes, ka marrë edhe titullin "Mjeshtër i Madh".

Rama: Në mandatin e dytë do të nisim dy aeroporte të rinj

Posted: 18 Jan 2017 05:55 AM PST

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur bindjen se në mandatin e dytë të qeverisë së tij, do të nisë puna për ndërtimin e të paktën 2 aeroporteve të reja në Shqipëri. Këtë deklaratë të tij zoti Rama e ka bërë pas takimit të zhvilluar në Singapor, me homologun e tij Li Hsien Long.
“Përsa i përket infrastrukturës aeroportuale me fokus në rradhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesimin nga shumë anë. dhe besoj që mandatin e ardhshëm do të kemi diskutimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja” tha zoti Rama për RTSH.
Zoti Rama bëri të ditur se ka shkëmbyer informacione shumë të vlefshme për bashkëpunim të shtetit aziatik edhe me Kosovën, e cila është njohur vetëm së fundmi si shtet nga Singapori.
“Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por edhe një hap që na ofron më shumë” tha ai.
Ndërsa përsa i përket fushave të bashkëpunimit, kryeministri shqiptar evidentoi atë në infrastrukturën fiskale dhe rendin publik. Zoti Rama ndodhet në Singapor për të promovuar resurset shqiptare, e për të gjetur mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi mes dy vendeve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more