Skip to main content

“Putin: Materiali komprometues për Trumpin është "marrëzi absolute"” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Putin: Materiali komprometues për Trumpin është "marrëzi absolute"” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Putin: Materiali komprometues për Trumpin është "marrëzi absolute"

Posted: 17 Jan 2017 10:00 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se akuzat se vendi i tij posedon material komprometues për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë "marrëzi absolute". Putin pyeti se çfarë arsyesh mund të ketë pasur inteligjenca ruse për të spiunuar Trumpin përpara se ai të hynte në politikë. Ai tha se ata që i bëjnë akuzat, janë "më të këqij se prostitutat" Disa dokumente, të publikuara javën e kaluar, thonë se ekipi zgjedhor i Trumpit ka bashkëpunuar me Rusinë, e cila ka "video banale nga jeta private" e Trumpit.   Në këto dokumente thuhet se Rusia ka informacione dëmtuese për interesat biznesorë të Trumpit dhe se Trump është filmuar me prostituta në një hotel në Moskë në vitin 2013. Trump i ka hedhur poshtë dokumentet, duke thënë se ato janë përgatitur nga një ish-spiun britanik dhe se janë "lajme të rreme".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ofensiva anti-IS në Mosul vazhdon në perëndim të qytetit

Posted: 17 Jan 2017 09:17 AM PST

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se forcat irakiane kanë nisur "të lëvizin" kundër militantëve të Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit – një pjesë e qytetit e cila vazhdon të jetë nën kontrollin e grupit ekstremist. Njoftimi i Abadit në televizionin shtetëror të Irakut vjen pasi ushtria ka dëbuar militantët nga pjesa lindore e Lumit Tiger. Abadi, megjithatë, nuk dha detaje për aksionet që i kanë ndërmarrë forcat irakiane në perëindim të qytetit. Ofensiva për çlirimin e Mosulit ka nisur qysh në tetor të vitit të kaluar. Ky qytet ka rënë nën kontrollin e organizatës terroriste qysh në vitin 2014. Shtetet e Bashkuara janë duke kryer po ashtu sulme, në mbështetje të ushtrisë irakiane.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kenia, burrat që nuk votojnë do të "privohen" nga seksi

Posted: 17 Jan 2017 08:48 AM PST

Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të mos regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit. Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota. "Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kini marrëdhënie seksuale me ta derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit", tha Mboko. Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt. Mboko tha se seksi është armë e fuqishme dhe se do t'i inkurajojë burrat hezitues të resgjitrohen si votues.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi dekoron Baroneshën Ashton me Medalje Presidenciale

Posted: 17 Jan 2017 07:52 AM PST

Baronesha Ashton është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në proceset e dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi dekoron Baroneshën Ashton me Medalje Presidenciale

Posted: 17 Jan 2017 07:45 AM PST

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton e cila po qëndron në Kosovë.  Baronesha Ashton është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në proceset e dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjatë takimit​, presidenti Thaçi ka vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ai tha se vendosmëria, durimi dhe vizioni i zonjës Ashton ka bërë që të arrihen marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.  "Vizioni evropian do të ngadhënjej në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës dhe e tërë Ballkanit perëndimor është një e ardhme euro-atlantike që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian", tha Thaçi duke shtuar se roli i i Baroneshes Ashton është madhor dhe historik.  Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, ka thënë se dialogu do të ndihmojë që njerëzit të komunikojnë mes vete.  Ajo, ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si mënyra më e mirë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria Speciale ‘ngelet’ në seanca parapërgatitore

Posted: 17 Jan 2017 07:19 AM PST

Në Gjykatën Themelore të Shkupit, të martën është mbajtur seanca përgatitore, e dyta me radhë, rreth procesit gjyqësor të iniciuar nga Prokuroria Speciale Publike të njohur si "Fortesa II". Në këtë rast, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Goran Grujovski, me gjashtë të punësuar të tjerë në këtë institucion, akuzohen se kanë shkatërruar dokumente zyrtare gjatë vitit 2015 e që kanë të bëjnë me pajisjet për ndjekje të komunikimeve të policisë sekrete. Shqyrtimi kësaj lënde është shtyrë për në mars, me ç'rast Gjykata Penale e ka obliguar Prokurorinë Speciale që të sigurojë mendim ligjor nga Drejtoria e informacioneve të klasifikuara në lidhje me dëshmitë në rastin "Fortesa 2", të cilat janë me vulën "sekret". Prokuroja Lence Ristevksa, nga Prokuroria Speciale Publike tha se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk i ka deklasifikuar dëshmitë, por edhe se nuk kanë marrë përgjigje konkrete nga Ministria e Brendshme nëse dëshmitë mund të përdoren. Përderisa seanca përgatitore për rastin "Fortesa II" ishte shtyrë për shkak se prokurorët e Prokurorisë Speciale publike nuk posedonin certifikatë sigurie për të pas qasje në informatat e klasifikuara e të cilat vlerësohet se janë me interes të veçantë për sigurinë e shtetit. Njohësit e çështjeve juridike, thonë se qeveria e re ardhshme e Maqedonisë duhet të angazhohet në krijimi I një departamenti të veçantë në gjykatat e Maqedonisë do të krijojë kushte për procesimin pa pengesa të lëndëve që hetohen nga ana e Prokurorisë Speciale Publike. "Të gjitha propozimet dhe aktakuzat që ka ngritur Prokuroria Speciale publike vetëm një lëndë ose dy lëndë le të themi kështu kanë arritur të marrin rrugëtim gjyqësor dhe janë formuar si lëndë penalo juridike për të cilat zhvillohet procesi gjyqësorë". "Por, ajo që ndodh tani, Prokuroria Speciale publike has në një barrierë të madhe nga ana e gjyqësorit sepse sistemi gjyqësorë në Maqedoni nuk është i pavarur nga politika dhe veçanërisht problemi qëndron në atë se një numër i madh i gjykatësve janë të zgjedhur në mënyre ekskluzive duke plotësua kriteret partiake, përkatësisht çelësit partiak", thotë për Radion Evropa e lirë Osman Kadriu, ish gjykatës. Njohësit e çështjeve politike gjithashtu theksojnë se rastet e iniciuara nga Prokuroria Speciale mund të marrin epilog gjyqësor vetëm nëse VMRO DPMNE, zyrtarët e së cilës parti hetohen për përfshirje në aktivitetet kriminale nga Prokuroria Speciale publike, kalon në opozitë. "Situata pas zgjedhore lë hapësirë në qoftë se partia e cila aktualisht është në pushtet VMRO DPMNE shkon në opozitë dhe LSDM me partitë politike shqiptare krijojnë një qeveri e cila do t'i hapë rrugë pa pengesa për të vepruar Prokuroria Speciale publike, këto janë pritjet e qytetarëve, por edhe faktorit ndërkombëtar i cili u përfshi në zgjidhjen e krizës në maqedoni", thotë Denko Malevski ligjërues në Fakultetin Juridik në Shkup. Në proces gjyqësor është dhe rasti i njohur për opinionin si "shuplakat" nga të ashtuquajturat bomba me ç'rast ish kryeministri Nikolla Gruevski dëgjohet duke porositur zyrtarë të partisë së tij që të godasin me shuplaka kryetarin e Komunës Qendër, si dhe të demolojnë objektin e komunës. Përderisa, Prokuroria Speciale Publike ka bërë të ditur se ka hapur hetimet për dhjetëra raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë në vepra të ndryshme kriminale.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beograd: Migrantët në kushte tejet të rënda

Posted: 17 Jan 2017 07:05 AM PST

Rreth 1200 migrantë po vazhdojnë të flejnë në acar në Beograd, pas shumë javëve të ftofta. Ata kanë ndezur zjarrin ku po qëndrojnë rreth tij për tu ngrohur sado pak. Disa vullnetarë kanë siguruar për ta një shujtë në ditë. Autoritetet serbe kanë refuzuar të ndihmojnë refugjatët duke deklaruar se "kjo është zgjedhje e tyre".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata: Ndalesa ruse për adoptimet amerikane paraqet shkelje

Posted: 17 Jan 2017 06:53 AM PST

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) në Strasburg, ka konstatuar se ligji i Rusisë, me të cilin shtetasve amerikanë u ndalohet adoptimi i fëmijëve rusë, ka çuar në shkelje të të drejtave të njeriut. Në vendimin e sotëm të kësaj gjykate theksohet se legjislacioni, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar në vitin 2012, ka rezultuar në shkelje të neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nuk lejon diskriminim dhe garanton të drejtën e fëmijëve për jetë familjare. Mëtutje, gjykata ka gjetur se ndalesa në mënyrë ilegale i diskriminon prindërit e ardhshëm amerikanë të fëmijëve të lindur në Rusi, pasi nuk e lejon adoptimin e tyre "qartas në bazat e shtetësisë së prindirëve të ardhshëm". Ankesa për këtë çështje ishte bërë nga 45 shtetas amerikanë, në emër të tyre dhe të 27 fëmijëve rusë, që ishin në fazën finale të adoptimit, kur legjislacioni rus u bë i plotfuqishëm. ECHR e ka obliguar Rusinë që këtyre prindërve perspektivë tu paguhet shuma e tërësishme kompenzuese prej 75 mijë eurove dhe 13,600 euro për shpenzime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Muri definon të ardhmen e veriut

Posted: 17 Jan 2017 06:52 AM PST

Rrënimi i murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, është vendim i panegociueshëm, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndërtimi i këtij muri në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për rrënimin e këtij muri. Në anën tjetër, autoritetet lokale në Mitrovicë të veriut, por edhe Beogradi zyrtar, kanë kundërshtuar rrënimin e murit. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Qeverisë së Kosovës, Ferat Shala, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i ekzekutivit për çështjen e murit është i qartë dhe se ai do të zbatohet. "Puna e vendimit është e panegociueshme, sepse është rezoluta e Kuvendit dhe instancat më të larta të shtetit tashmë kanë qëndrim të qartë për këtë problematikë. Ne nuk kemi kompetenca që ta komentojmë, por ne jemi të obliguar që ta zbatojmë". "Sa i përket çështjes së funksionalitetit të murit, teknikisht, ai nuk ka asnjë arsyeshmëri as teknike, as funksionale, as urbanistike e as si objekt fizik. Do të thotë, është jashtë çdo logjike të shëndoshë shkencore, por edhe politike, sociale, mjedisore dhe të planifikimit hapësinor", ka thënë ministri Shala. Megjithatë, ministri Shala nuk ka precizuar ndonjë datë të saktë se kur muri i kontestuar nga autoritetet e Kosovës si ndërtim jolegal, mund të rrënohet. Datë të saktë nuk ka precizuar as kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili të hënën ka thënë se do të rrënohet muri në Mitrovicë të veriut. "Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 1 apo më 17 shkurt, por, ai do të rrënohet", ka thënë Veseli. Në anën tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka theksuar se u takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë. "Askush të mos provojë që me dhunë të rrënojë murin", ka porositur Rakiq. Por, njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se muri i ngritur në Mitrovicën është një nga veprimet e muajve të fundit, të cilat po e provokojnë situatën në Kosovë. Megjithatë, heqja ose jo e murit në Mitrovicë të veriut, sipas tij, nuk do të varet vetëm nga autoritetet e Kosovës. "Tani, nuk e di se çfarë qëndrimi kanë autoritetet ndërkombëtare këtu, sepse pa ta, ne nuk mund të marrim ndonjë vendim kaq të madh. Në fund të fundit, këtu nuk është puna e një muri, por është çështja se çfarë do të ndodh me veriun. Tanimë kemi filluar të dëgjojmë zëra se ka edhe një tentim për ndarjen e veriut dhe t'i bashkëngjitet Serbisë". "Ky ka qenë gjithmonë synim i Beogradit. Prandaj, këtu do të kemi lojtarë të ndryshëm, të mëdhenj, të përfshirë dhe të shohim, sepse muri dhe qëndrimi ndaj murit apo çfarë do të bëhet me murin, do të jetë ndoshta një shenjë se çfarë do të ndodhë me veriun". Ibrahimi ka shtuar se në qoftë se autoritetet e Kosovës nuk do ta kenë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë nuk do të arrijnë ta heqin murin në Mitrovicë të veriut. Por, edhe nëse Beogradi, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, pranon të ndikojë tek serbët e veriut që ta heqin murin, megjithatë, sipas Ibrahimit, asgjë nuk është e sigurt, marrë parasysh politikën jo konstruktive të Serbisë. "Tani e kanë mundësinë (autoritet lokale të Mitrovicës së veriut) ndoshta që ta vendosin këmbën fortë dhe të mos pranojnë që të hiqet muri dhe ndoshta të shkohet në konflikt pak të zgjeruar. Por, megjithatë, të parashikosh veprimet e Qeverisë së Beogradit është pak e vështirë, sepse nuk kanë konstruktivitet, nuk ka një logjikë racionale, e cila e ndjek atë vendimmarrje atje. Ne e dimë cili është qëndrimi dhe qëllimi i qeverisë së Beogradit, mirëpo veprimet e tyre shpesh janë të pakuptimta dhe nuk mund të parashikohen". Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj. Madje ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin e akuzon administratën Obama se po përpiqet ta pengoj Trumpin

Posted: 17 Jan 2017 06:44 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Barack Obama, se po përpiqet "ta shkatërroj legjitimitetin" e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, duke përhapur atë që Putin i cilësoi si pretendime të rrejshme. Javën e kaluar, raportet në media theksonin se në një dosje sekrete të inteligjencës, që u ishte dorëzuar Obamës dhe Trumpit, kishte informata të pahijshme dhe kompromituese, të mbledhura nga Rusia, për presidentin e zgjedhur, Donald Trump, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime si "lajme të rrejshme". Mëtutje, duke folur sot në një konferencë për gazetarë në Moskë, Putin e ka hedhur poshtë dosjen me aktivitetet e dyshuara seksuale të Trumpit në një hotel në Moskë në vitin 2013, si "gënjeshtër" dhe i ka akuzuar ata që i urdhëruan ato se janë "më të këqinj se prostitutet". Putin ka shprehur shpresën e tij se Moska dhe Uashingtoni eventualisht mund t'i normalizojnë raportet e tyre të trazuara. Më herët këtë muaj, agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, patën konkluduar se Putin kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike, me qëllim të shkatërrimit të demokracisë amerikane, t'i ndihmoj Trumpit dhe ta diskreditoj rivbalen e tij në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit të kaluar, Hillary Clinton. Zoti Trump, i cili në postin e presidentit amerikan inaugurohet më 20 janar, ka thënë se synon përmirësimin e raporteve me Moskën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada amerikane u jep mbështetje autoriteteve të Kosovës për ndalimin e trenit

Posted: 17 Jan 2017 06:37 AM PST

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës në Prishtinë u kanë dhënë mbështetje autoriteteve të Kosovës në marrjen e vendimit për ndalimin e hyrjes së trenit nga Serbia për në territorin e Kosovës. "Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj", thuhet në qëndrimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. "Na vjen mirë që nuk kishte konfrontime në kufi, por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush", thuhet më tutje. "SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga Bashkimi Evropian si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje gjitha palëve që t'i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve", vijon qëndrimi i Ambasadës Amerikane. "Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se "gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë. Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit", thuhet në fund të deklarimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsimi prioritet i qeverisë pas asfaltimit të rrugëve

Posted: 17 Jan 2017 06:27 AM PST

Pavarësisht nivelit të ulët të cilësisë së arsimit në Kosovë, autoritetet e vendit nuk e kanë parë të arsyeshme që në mesin e prioriteteve të përcaktimit të politikave buxhetore ta vendosin fushën e arsimit, thonë njohës të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të sindikatave. Top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore edhe për vitin 2017 sikurse viteve të kaluara, ka mbetur ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve. Prej 2 miliardë euro të planifikuara, 700 milionë euro janë parashikuar të shkojnë në investime kapitale, që është rreth 50 për qind më shumë se që ka pasur një vit më parë. Derisa ka ndarë jo më shumë se 45 milionë euro për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Faton Fetahu, zyrtar në Ministrinë e Arsimit, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike ka treguar se shpenzimet publike për arsim si përqindje e shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë në vitin 2014 kanë qenë 17.7 për qind, derisa në vitin 2015 kanë qenë 16.9 për qind. "Divizioni ynë disponon vetëm me treguesit e arsimit për vitet 2014 dhe 2015, sepse për vitin 2016 duhet të raportohen të gjitha shpenzimet në Ministrinë e Financave dhe këto të dhëna zakonisht përcillen te ne pas muajit mars", ka theksuar Fetahu. Ndërkohë Fetahu nuk i është përgjigjur pyetjes se a mund të përmbushin objektivat e tyre sa i përket cilësisë me mjetet që Qeveria ndan për arsimin në përgjithësi. Megjithatë, ai ka dhënë hollësi të investimeve që kjo ministri i ka bërë në ndërtimin e shkollave. Sipas këtyre të dhënave, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e deri në vitin 2016, ka ndërtuar 135 objekte shkollore në vlerë prej mbi 115 milionë euro. Megjithë investimet në ndërtimin e objekteve shkollore, ekspertët e fushës thonë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet në ngritjen e cilësisë së arsimit. Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se buxheti i vogël që ndahet për sektorin e arsimit bie ndesh me deklaratat e qeverisë, "ku thuhet se arsimin e ka prioritet". "Është e vërtetë që Qeveria e Kosovës ka bërë mjaft shumë në ndërtimin e objekteve shkollore. Këto objekte nga jashtë duken të bukura, por nëse hyjmë brenda tyre ne shohim që aty mungojnë edhe elementet bazë për punë, madje ka raste që edhe shpuza dhe shkumësi që janë mjetë të vetme, edhe ato në raste të caktuara mungojnë", thekson Jasharaj. Ndërkohë, mosndarja e më shumë mjeteve për fushën e arsimit sipas ekspertit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci tregon një 'shkurt-pamësi' të autoriteteve të Kosovës. Ai thotë se kjo 'shkurt-pamësi' përveç që sjell ngecje në sistemin e arsimit, sjell edhe ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit. "Kjo flet për atë që është tipike në Ballkan se qeveritë mendojnë për vota dhe jo për zhvillim afatgjatë. Investimet në arsim janë investime afatgjate dhe ato nuk sjellin vota, por sjellin vota në një periudhë afatgjate". "Strategjia e re e arsimit të Kosovës parashtron kërkesën për 80 milionë euro që duhet të sigurohen gjatë periudhës vijuese pesë vjeçare dhe 20 milionë euro është dashur të sigurohen gjatë vitit 2017, dhe këto mjete nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2017 sepse qeveria llogaritet se në vitin 2018 do të jenë zgjedhjet dhe prandaj shkon në modalitetet të cilat më lehtë mund të shfrytëzohen në kohë fushate", thekson Popovci për Radion Evropa e Lirë. Programi për vlerësimin ndërkombëtarë të nxënësve i njohur me shkurtesën "PISA", në vitin që lëmë pas e radhiti Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi. Nxënësit nga Kosova në këtë test treguan rezultate jashtëzakonisht të dobëta, gjë që ngjalli reagime të shumta në vend. Pas këtyre rezultateve institucionet e Kosovës miratuan edhe strategjinë e sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar 2016 – 2020, strategji kjo e cila ka për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor. Megjithatë, eksperti i arsimit Dukagjin Popovci thekson se Programi për vlerësimin ndërkombëtarë të nxënësve (PISA), tregoi qartë se Kosova ka probleme me cilësinë në arsim dhe se intervenimi për të ndryshuar këtë gjendje dhe për ndarje të më shumë mjeteve për sistemin e arsimit ishte më se i nevojshëm. "Fakti që një buxhet i tillë po mund të kalohet në qeveri pa një reagim publik tregon më të vërtetë se ne edhe në nivel të vendit nuk kemi ndonjë nivel të lartë të arsimimit. Në një vend ku niveli i arsimimit është më i lartë, presioni qytetar do të bënte që qeveria të investonte një shumë më të madhe në arsim në mënyrë që të mund të realizonte prioritetet që i ka përcaktuar vet qeveria në këtë fushë", thotë Popovci. Autoritetet e Kosovës janë deklaruar se me buxhetin e vitit 2017, po japin impulsin thuajse përfundimtar nisjes dhe përmbylljes së infrastrukturës rrugore dhe të krijojnë kushte që buxheti në të ardhmen të destinohet përveç fushave tjera edhe për fuqizimin e arsimit në Kosovë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inzko: Nuk i kërkoj falje Dodikut dhe Ivaniqit

Posted: 17 Jan 2017 06:19 AM PST

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, ka deklaruar se nuk do t'i kërkoj falje zyrtarëve të lartë serbë në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik dhe Mlladen Ivaniq, për shkak se datën 9 janar e kishte krahasuar me themelimin e Shtetit të Pavarur Kroat. "Dodikut dhe Ivaniqit nuk do tu kërkoj falje. Ata e kanë nxjerrë deklaratën time nga konteksti dhe thanë se unë e kam ofenduar popullin serb, por kjo sigurisht nuk ishte qëllimi im. Kam kuptuar se komentet e mia kanë mundur t'i ofendojnë qytetarët e zakonshëm dhe për këtë shprehi keqardhje", tha Valentin Inzko për rrjetin TV1 në Sarajevë. "Kam folur për datat problematike, konretisht për 9 janarin, i cili shumë viktima i përkujton në tmerret e luftës", tha zoti Inzko dhe ka shtuar se "disa me qëllim i kanë komentuar fjalët e mia", raporton agjencia Beta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evropa mbrohet kundër rrezikut të ndikimit rus

Posted: 17 Jan 2017 06:16 AM PST

Akuzat se Rusia ka synuar shkatërrimin e sistemit politik të Shteteve të Bashkuara, ka shërbyer si sinjal alarmues për Bashkimin Evropian, derisa këtë vit përgatitet për procese të mëdha zgjedhore. Mesazhi i dërguar është se BE-ja, gjatë vitit 2017, duhet të përgatitet në formën më të mirë të mundshme, për tu mbrojtur nga ndikimi rus, para zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani dhe Holandë. Eksperti për demokraci dhe politikë të jashtme të BE-së në Carnegie Europe, Richard Youngs, thotë se duke e luftuar manipulimin e Kremlinit ndaj shoqërive të hapura dhe sistemeve politike, kërkohet më tepër se vetëm kontrolle të reja kundër lajmeve të rrejshme ose teknologji të përmirësuar kundër sulmeve kibernetike. "Sot është luftë e madhe e ideve joliberale kundër atyre liberale", thotë Youngs, dhe shton se "ne duhet ta shohim këtë shumë më tepër në këtë kontekst - pra si problem politik strukturor – dhe të përgjigjemi në mënyrë shumë më të gjërë, që me strategji analitike t'i mbrojmë vlerat fundamentale liberale në Evropë, të cilat qartazi janë nën kërcënim nëpërmjet këtyre taktikave dhe taktikave të tjera të përdorura kundër Evropës nga jashtë". Derisa skandali i sulmeve kibernetike vazhdon të mbetet në fokus në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat për ekzistim të programit shtetëror për të ndikuar në votimin presidencial në Shtetet e Bashkuara, në favor të fituesit befasues, kandidatit republikan, Donald Trump. Moska, po ashtu, i ka hedhur poshtë alarmet e perëndimit për fushatat e dizinformimit të Kremlinit. Ekspertja për dezinformim dhe BE në Këshillin Atlantik, Alina Polyakova, thotë se demokracitë perëndimore për një kohë të gjatë e kanë injoruar, anashkaluar ose e kanë refuzuar ekzistimin e "operacioneve ndikuese" të Kremlinit, që është pjesë themelore e doktrinës ushtarake ruse, sipas së cilës synohet arritja e qëllimeve gjeopolitike të Moskës, pa ndërhyrje ushtarake, "nëpërmjet manipulimit të mediave, shoqërisë dhe politikave". Por, ajo thekson se tash demokracitë perëndimore po i kuptojnë ndikimet në rritje të Rusisë brenda politikave dhe shoqërive të tyre. Kali i Trojës Në një raport të autores Polyakova, në nëntor të vitit 2016, me titullin "Kuajt e Trojës së Kremlinit", theksohen hapat specifikë që mund të ndërmerren për ta ndalur ndikimin politik nga Moska. "Politikbërësit evropianë munden dhe duhet të ndërmarrin aksion të përbashkët për pa zbuluar, kufizuar dhe kundërshtuar përpjekjen e Rusisë për ta përdorë levën ekonomike dhe atë që duket si shoqëri civile dashamirëse, për manipulim të politikës dhe debatit në shoqëritë e hapura", konstaton raporti i autores Polyakova. Ky raport rekomandon ashpërsim të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë, lidhur me kontributet e jashtme për fushatat politike, dhe thekson se agjencive të inteligjencës evropiane duhet tu jepen mandate të qarta për hetimin e financimit të jashtëm të partive politike. Po ashtu, raporti kërkon hetime në burimet e mbështetjes financiare për institucionet dhe organizatat joqeveritare që "synojnë ndikim më të gjërë në raport me Rusinë dhe kundër Bashkimit Evropian". Në fjund të nëntorit të vitit të kaluar, parlamenti Evropian e ndërmori njërin prej këtyre hapave me rezolutën ku kërkohej që institucionet e BE-së t'i monitorojnë burimet e financimit për propagandë kundër Evropës. Eksperti Richard Youngs, nga Carnegie Europe, thotë se ndikimi sekret financiar rus është rritur në atë masë që "mund t'i detyrojë vendet evropiane të shikojnë në financimin e partisë politike" dhe të zhvillojnë "rregulla të përbashkëta në nivel evropian në mënyrë që parat e jashtme të mos depërtojnë në fushatën e brendshme partiake". Dezinformatat ruse të kundërshtohen me të vërtetën Por, ka edhe të atillë që konsiderjnë se kundërshtimi i fushatave të dezinformimit të Rusisë, me të cilat manipulohen mediat kryesore dhe ato sociale, në shoqëritë e hapura është i komplikuar për shkak të nevojës të mbrohet liria e shtypit dhe evitimi i cenzurës në Internet. David Lidington, lider i deputetëve të Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë, thotë se Rusia kishte përdorë "taktika shumë mirë të planifikuara dhe të shumëfishta të dezinformimit" për vite të tëra.  Në këtë kuadër, Lidington thotë se demokracitë perëndimore duhet "ta kundërshtojnë këtë fushatë dezinformuese, jo me propagandë por me të vërtetën". Ai shpjegon se Kremlini ka krijuar "kanale të reja televizive agresive për të sjellur konfuzion dhe për ta dezorientuar publikun ndërkombëtar" dhe ka formuar "armata të personave, që qëllimshëm bëjnë postime provokuese në Internet, që duket se të vetmen punë e kanë për të përdorë dëshmi të rrejshme për t'i mbushur mediat sociale". Obama: Sfidat speciale Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se akuzat aktuale të sulmeve kibernetike ruse janë "pjesë e kompletit të shqetësimeve më të gjëra" për atë se si të trajtohen sulmet kibernetike, që mund ta prekin infrastrukturën, stabilitetin e sistemeve financiare dhe integritetin e institucioneve, siç është një proces zgjedhor. Obama tha se "shoqëritë e hapura" janë "më tepër të ndjeshme" se sa shoqëritë joliberale dhe ballafaqohen me "sfida speciale" në mbrojtjen kundër hakerizmit dhe fushatat e tjera të mundshme manipuluese të drejtuara nga Kremlini. Mbrojtja proaktive Ekspertët e sigurisë kibernetike munden më mirë t'i implementojnë strategjitë përkatëse mbrojtëse kur ata t'i kryejnë analizat e thella dhe t'i kutpojnë taktikat, procedurat dhe teknikat e tipeve të ndryshme të përdorura nga grupet hakeriste, thotë Avi Chelsa, shef i firmës së sigurisë kibernetike, Empow, me seli në Izrael. Ai konsideron se ndarja e këtyre informacioneve, ekspertëve të sigurisë kibernetike në vendet e tjera, do tu mundësonte implementimin e strategjisë proaktive mbrojtëse dhe në mënyrë të rëndësishme do ta reduktonte rrezikun e sulmeve të hakerëve. Avi Chesla thekson se akuzat për sulme kibernetike kundër zgjedhjeve në Shtetetet e Bashkuara e kanë forcuar prioritetin e Bashkimit Evropian për shqyrtimin e kërcënimit nga fushatat manipuluese ruse. Megjithatë, ai mendon se tashmë është vonë për parandalimin e hakerëve nga mbledhja e informacioneve, që me gjasë do të rrjedhin në momentet strategjike gjatë muajve të ardhshëm, me qëllim që të shkatërrohen partitë dhe politikanët evropianë, që e kundërshtojnë agjendën e presidencës së Rusisë. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasti i trenit serb: Lavrov thotë se po rriten tensionet në Ballkan

Posted: 17 Jan 2017 05:31 AM PST

Tensionet në Ballkan po rriten dhe Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë në shtensionimin e situatës atje, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në konferencën vjetore për gazetarët në Moskë, Lavrov tha se tensionet po krijohen në masë të madhe nga "politikat e atyre që imponojnë të ashtuquajtura vlera pro-evropiane, në një mënyrë të modernizuar post-kristiane, te të gjithë popujt e Ballkanit". Komentet e Lavrovit vijnë tre ditë pasi Serbia ka nisur një tren, të blerë në Rusi dhe me sloganin "Kosova është Serbi" drejt veriut të Kosovës. Beogradi ka zmbrapsur trenin në momentin e fundit, përpara se të hynte në Kosovë, duke thënë se forcat kosovare të sigurisë kanë planifikuar ta sulmojnë atë. Prishtina ka akuzuar Beogradin për provokim. "BE-ja duhet të shtensionojë situatën dhe të sigurojë se marrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës respektohen", tha Lavrov. "Ato përcaktojnë në mënyrë të veçantë se liria e lëvizjes së njerëzve nuk kufizohet dhe se nuk duhet të ketë agjenci shqiptare të zbatimit të ligjt në veri të Kosovës, ku jetojnë serbët", tha Lavrov.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa i thotë Baroneshës Ashton se Kosova mbetet model i paqes dhe dialogut

Posted: 17 Jan 2017 05:26 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në një takim ish- përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton. Duke vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa, sipas një komunikate për media, e njoftoi atë edhe për zhvillimet e fundit në këtë proces. "Republika e Kosovës është e vendosur për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon. Përkundër zvarritjeve dhe provokimeve të shkaktuara nga pala serbe, Kosova edhe gjatë procesit të dialogut në Bruksel, po dëshmon se është model rajonal dhe më gjerë i përkushtimit për dialog, për paqe dhe stabilitet", ka thënë Mustafa.  Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje edhe për përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar besimin e plotë se Londra do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës, e cila tashmë është konfirmuar edhe nga Sekretari, Boris Johnson. Kurse ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë kësaj periudhe.  Ajo, sipas të njëjtës komunikatë, ka çmuar lartë përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, por edhe ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë. Gjatë kësaj vizite, Baronesha Ashton pritet të dekorohet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

May: Britania duhet të lërë tregun e përbashkët evropian

Posted: 17 Jan 2017 05:23 AM PST

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se vendi i saj nuk mund të mbetet brenda tregut të përbashkët evropian, sepse qëndrimi do të thoshte "jo largim nga BE-ja". Megjithatë, ajo premtoi qasjen "më të madhe të mundshme" në këtë treg, pas largimit nga BE-ja. "Dua që Britania të jetë ajo, për të cilën ne kemi potencial, talent dhe ambicie: një vend i madh i tregtisë globale që respektohet në gjithë botën dhe që është i fuqishëm, i besueshëm dhe i bashkuar", tha May. May shfrytëzoi fjalimin e saj për të shpallur 12 ovjektivat që i ka përcaktuar Britania për negociatat me BE-në.  E para nga to thotë se "marrëveshja finale për dalje nga BE-ja do të votohet në të dyja dhomat e parlamentit përpara se të hyjë në fuqi".  Një tjetër objektivë thotë se qeveria do të ruajë zonën e përbashkët të udhëtimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës. Qytetarët e BE-së do të vazhdojnë të jenë të mirëpritur në BE, thotë një tjetër objektivë. May tha se do të thirret në nenin 50 të traktatit të BE-së deri më 31 mars, gjë që do të nisë edhe zyrtarisht procesin dyvjeçar për largimin e Britanisë nga BE-ja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI: Ligjet anti-terrorizëm në Evropë cenojnë të drejtat e njeriut

Posted: 17 Jan 2017 05:08 AM PST

Masat kundër terrorizmit, që janë miratuar në Evropë pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste, po shkatërrojnë të drejtat e njeriut nën maskën e mbrojtjes së tyre, thotë Amnesty International.  Në raportin e publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut analizon legjislacionin anti-terrorizëm, të miratuar nga 14 vende të Bashkimit Evropian gjatë dy vjetëve të kaluar, dhe thotë se ai po e çon Evropën në "gjendje të rrezikshme të sigurisë".  Sipas Amnesty International, ligjet shpesh zgjerojnë pushtetin e qeverisë për të rritur mbikëqyrjen dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes.  "Masat diskriminuese kanë pasur ndikim të shpërpjestuar dhe thellësisht negativ te myslimanët, shtetasit e huaj ose njerëzit e perceptuar si myslimanë apo si të huaj", thuhet në raport.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni: Muajt e ardhshëm mund të prodhojnë situata të palakmueshme

Posted: 17 Jan 2017 04:36 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, tha të martën se një periudhë prej tre-katër muajsh të ardhshëm " do të jenë të ndjeshëm dhe mund të prodhojnë situata të palakmueshme". Duke folur në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë se Kosovës, ministri Hyseni, e cilësoi si provokim të rëndë trenin i cili ditën e shtunë u nis nga Beogradi për në Mitrovicë të veriut. Ministri Hyseni tha se "operacioni policor për ndalimin e trenit ishte përgatitur më herët dhe nuk është vepruar ad-hoc, ashtu siç është paraqitur. "Ky është një provokim i radhës që vjen në kontekst të zhvillimeve shumë më të gjëra se sa raporteve Kosovë–Serbi. Në kontekstin global. Mos të harrojmë se kemi një gjendje te kalimit të pushteteve, dhe të gjitha këto mund të kenë krijuar një ambient sipas politikës serbe të përshtatshme, që të provokohet ndonjë incident i përmasave të mëdha në Kosovë në mënyrë që Serbia të fitojë një alibi të qëndrueshme. Unë mendoj se me veprimet tona kemi bërë që Serbisë mos t'i jepet ajo alibi,", ka thënë Hyseni Treni që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së veriut, ju ndalua hyrja nga autoritetet në Kosovë që e cilësuan si "provokim dhe përpjekje për shkelje të sovranitetit të vendit". Autoritetet në Beograd ndërkaq thanë se "e ndaluan trenin" për të mos lejuar, siç thanë, " gjakderdhjen" duke akuzuar "institucionet e Kosovës për siç thanë, lojë luftërash". Operacionin e policisë për ndalimin e trenit e përkrahën ndërkaq edhe anëtarët e komisionit parlamentar nga radhët e opozitës. Rexhep Selimi, anëtar i këtij Komisioni nga Lëvizja "Vetëvendosje", ka thënë se përkrahë çdo veprim të policisë që është në mbrojtje të sovranitetit të vendit. Megjithatë, ai ka kërkuar nga ministri që të informojë se a ka leje dhe licencë një tren tjetër që qarkullon nga Kraleva në Mitrovicën e Veriut. "Opozita edhe kërkon dhe mbështet operacionet policore kur do herë për të ruajtur sovranitetin e Republikës së Kosovës, madje kërkon që kjo mos të bëhet vetëm një ditë, sikur më 14 janar, por të bëhet për çdo ditë. Por, dua të pyes, pse kjo nuk po ndodh edhe më linjën tjetër Kralevë - Mitrovicë. A është ai tren i licencuar, pasi një tren tjetër vjen në Kosovë". Kurse anëtari tjetër nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se qasja me Serbinë duhet të jetë më ndryshme, pasi sipas tij, çështja e trenit është vetëm njëra nga provokimet e Serbisë karshi Kosovës. "Vitin e kaluar e kemi mbyllur me provokimet e Serbisë dhe këtë vit po e fillojmë me provokime. Treni, muri që ndoshta është një provokim ndoshta edhe më i rëndë se vetë treni. Dhe në ditët në vazhdim do të bindeni se është më i rëndë. Çështja e ndalimit të Ramush Haradinajt me fletë-arrest të Serbisë, po bën një gamë të problemeve, që ne si shtet, dhe ju si ekzekutiv duhet të merreni më seriozisht", ka theksuar Berisha. Sidoqoftë, anëtarë të komisionit kanë kërkuar të njoftohen se kush ka dhënë urdhër për ndaljen e trenit. Pavarësisht kësaj, ministri Hyseni, nuk ka dhënë ndonjë përgjigjeje të saktë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: FSK e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në Kosovë

Posted: 17 Jan 2017 04:27 AM PST

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë takimit me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Sipas një komunikate për media, në këtë takim është biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t'iu përgjigjur nevojave të Republikës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj. "Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës", ka thënë me këtë rast gjenerallejtënant Rama. Kurse presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me të arriturat e FSK-së dhe me planet për të ardhmen e saj. "Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s", u shpreh presidenti Thaçi. "FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës", ka theksuar Thaçi.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more