Skip to main content

Ora News: “Ish-futbollisti i njohur akuzohet për lidhje me terrorizmin” plus 9 more

Ora News: “Ish-futbollisti i njohur akuzohet për lidhje me terrorizmin” plus 9 more


Ish-futbollisti i njohur akuzohet për lidhje me terrorizmin

Posted: 17 Jan 2017 11:54 PM PST

Autoritetet egjiptiane kanë përfshirë në listën e terroristëve ish-futbollistin e njohur Mohamed Aboutrika. Lajmin e dha avokati i tij Mohamed Osman, i cili tha se Aboutrika e akuzojnë për lidhje të dyshuara me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, shkruan BBC.

Ylli i futbollit, Aboutrika, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2013, i ka hedhur poshtë akuzat se e mbështet këtë parti, e cila në Egjipt konsiderohet organizatë terroriste

Ish-mesfushori, Mohamed Aboutrika, 37 vjeçar, i cili e ka udhëhequr kombëtaren e futbollit të Egjiptit për një dekadë, aktualisht është në Gabon, në rolin e komentatorit të Kampionatin e shteteve afrikane.

Avokati i tij ka refuzuar të thotë kur Aboutrika mund të kthehet në Egjipt, por theksoi se vendimi i Gjykatës penale të Kajros mund të apelohet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump sponsorizon facebook për të ftuarit në ceremoninë e inaugurimit

Posted: 17 Jan 2017 11:54 PM PST

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga kur presidenti Donald Trump  do të marrë detyrën, në facebook janë ndërmarrë sponsorizime (reklama)  për të ftuar të pranishmit në ceremoninë e përurimit

Sipas një ankete të përbashkët të The Washington Post dhe televizionit ABC News , Trump do të ulet në Zyrën Ovale me popullaritein më të vogël, sesa të paktën  7 presidentët më të fundit amerikanë

Vetëm 40 % e amerikanëve e shohin pozitiv, 21 % më pak se Presidenti Obama

“Përurimi është momenti ynë në historinë Amerikane. Dëshiroj që dhe ju të jeni me mua në ditën e inaugurimit” thotë Trump në videon e facebook.

“Do të jetë vërtet emocionuese”

Sipas informacioneve të departamentit të sigurisë Kombëtare  në ceremoninë e betimit pritet të marrin pjesë nga 800 deri në 900 mijë persona .

Tetë vjet më parë, në ceremoninë inaguruese të presidentit Barack Obama morën pjesë 1.8 milionë njerëz në Washington.

Ndërkohë në disa shtete kanë vijuar protestat të cilat do të vijojnë edhe ditën e betimit më 20 janar 2017.

Ndërsa Donald Trump gënjeu sërish në një intervistë të dhënë për New York Times ku deklaronte se pjesëmarrja do të ishte rekord dhe do të kishte shumë yje të botës së filmit dhe të artit.

“Në të gjithë dyqanet e Washingtonit janë shitur veshjet. Është e vështirë të gjesh” tha Trump por shitësit në Washginton pohojnë të kundërtën: Ka madje me teprica”

dfsdf

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sheshel: Ushtria ruse të kthehet në Kosovë

Posted: 17 Jan 2017 11:41 PM PST

Lideri i SRS-së ,Vojisllav Sheshel, thotë se angazhohet për një reagim të shpejtë ndaj çfarëdo kërcënimi për sigurinë e serbëve në Kosovë, por me mençuri do të priste për momentin e duhur.

Nikoliç reagoi në mënyrë propaganduese, paralajmëroi për të gjitha paraprakisht duke bërë bujë. Po të sulmoheshin serbët, do të duhej reaguar menjëherë dhe ashpër, dhe tani nuk ka nevojë për të sjellë tension shtesë, transmeton zeri.info  .

“Deklarata e Nikoliçit erdhi në momentin e gabuar dhe aspak nuk ishte e zgjuar. Unë do të prisja për një shtendosje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës dhe do të insistoja që ushtria ruse të kthehet në Kosovë", tha Sheshel.

Në deklarimin e Nikoliqit se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse është e nevojshme, lideri i SRS thotë se ai nuk do t'i bëjë atij shoqëri. "Pasi që unë në atë kohë do të bëhem kreu i shtetit dhe komandant suprem, Nikoliqit do t’i besoj udhëheqjen e një njësie çetnike vullnetarësh. Si një komandant unë nuk mund të baltosem nëpër istikame" – deklaroi Sheshel./Zeri

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjes

Posted: 17 Jan 2017 11:31 PM PST

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione financiare ndaj udhëheqësit nacionalist të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik, për shkak të rolit të tij aktiv, për të penguar marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, që i dhanë fund luftës së Bosnjes në vitin 1995.

Sanksionet e vendosura të martën, autorizojnë autoritetet amerikane të bllokojnë pronat ose pasuritë e zotit Dodik, që janë nën juridiksionin amerikan.

Milorad Dodik, i cili është president i Republikës autonome serbe të Bosnjes, është kritikuar nga perëndimi për fushatën e tij për të festuar Ditën e Republikës Serbe, duke sfiduar vendimin e gjykatës kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Dita e Republikës përkujton shpalljen e “Republikës së Popullit Serb” në Bosnje, që u bë tre muaj para shpërthimit të konfliktit ndëretnik që zgjati tre vjet, 1992-1995, ku gjetën vdekjen 100 mijë vetë.

Shumica dërmuese e serbëve të Bosnjes votuan në shtator për të mbështetur referendumin e thirrur nga zoti Dodik për të vazhduar shënimin e kësaj dite.

Festa ngjalli emocione të thella mes të mbijetuarve të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku 8 mijë meshkuj myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjes, në krimin më të rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marrëveshjet e paqes të Daytonit, që i dhanë fund luftës në Bosnje, e ndanë Bosnjen në dy njësi gjysmë të pavarura, Republikën Serbe dhe Federatën Muslimano-Kroate, të bashkuara nga një qeveri e dobët federale.

John Smith, zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit tha se “duke penguar marrëveshjet e Daytonit, Milorad Dodik përbën një kërcënim të madh për sovranitetin dhe integriten territorial të Bosnje Hercegovinës”

/voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodër, digjet banesa në lagjen “Parrucë”

Posted: 17 Jan 2017 11:27 PM PST

Një banesë është djegur në Shkodër si pasojë e rënies së një zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në lagjen "Parrucë".

Sipas informacioneve të para raportohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarr në banesë u shua fal ndërhyrjes së zjarrfikëses, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmohet gabimisht kampi i refugjatëve, 52 të vdekur

Posted: 17 Jan 2017 11:22 PM PST

Të paktën 52 persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një avioni luftarak nigerian,  gabimisht bombardoi një kamp refugjatësh me njerëz të zhvendosur në verilindje të shtetit Borno.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se gjashtë pjesëtarë të stafit janë vrarë në këtë sulm ajror.

Presidenti Muhammadu Buhari, ushtria e të cilit është duke luftuar militantët e Boko Haram, ka shprehur keqardhje.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të kufirit me Kamerunin.

Kjo është hera e parë që ushtria e Nigerisë ka pranuar të ketë bërë një gabim të tillë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A është e mundur një luftë me Serbinë?

Posted: 17 Jan 2017 10:55 PM PST

Ndalja e trenit me simbole nacionaliste serbe ne kufirin kosovar, u trajtua si një prag lufte mes shqiptarëve dhe serbëve, madje nuk munguan edhe deklaratat e forcës nga pala serbe dhe tregimi i muskujve nga të dy palët.
Ajo që shqetëson shqiptarët është nëse ka probabilitet lufte mes dy vendeve.
Në ditët që vijnë, nuk do të ketë luftë. Në të ardhmen edhe mundet, por kjo nuk do të jetë luftë në kuptimin tradicional të fjalës, luftë frontale dhe pushtim territoresh. Ajo mund të jetë në formën e raprezaljes serbe ndaj Kosovës dhe poshtërimin ushtarak të reparteve policore të saj. Ndërsa varianti më ekstrem është pushtimi i Prishtinës dhe përmbysja e rendit të gjërave, por jo një pushtim të mirëfilltë i krahinës dhe aneksim të saj, pasi Serbia nuk ja ka më takatin.
Tashmë që kultura dhe njohuritë e historisë janë në dorë të masave, gjithkush e di se kufijtë e vendeve të vogla caktohen nga fuqitë e mëdha, ndërsa ushtritë e tyre të vogla janë vetëm për të zbatuar një vendim të marrë diku tjetër nga të mëdhenjtë e kësaj bote. Sepse vendet e vogla janë për të plotësuar detajet, nuk dizenjojnë hartat.
A mund të ndodhë varianti i parë, ai i raprezaljes serbe? Edhe mundet. Për efekte elektorale, për të hequr mendjen e publikut serb nga kriza, edhe mund të ndodhë. Por do të jetë me një rreze të vogël dhe me pasoja të mëdha për vetë Serbinë. Me një perëndim të lodhur nga konflikti sirian dhe kriza emigratore, kjo do të ishte e tepërt për BE-në. Sanksionet për Serbinë do të ishin shkatërrimtare.
Ndërsa varianti i dytë, ai që Serbia të godasë zemrën e Kosovës, Prishtinën, kërkon patjetër mbështetjen ruse dhe do të ishte në rastin e një synimi të Rusisë për të përshkallëzuar lojën e saj gjeostrategjike. A do të sillte kjo reagimin e Perëndimit? Edhe me një Trump të bezdisur nga teatrot evropiane dhe mesdhetare të krizave, SHBA do të ishin e detyruar të ndërhynin. Kosova nuk është as Gjeorgjia, Krimeja apo Ukraina. Për më tepër SHBA ka trupat e veta në Kosovë, dhe është protektorat de facto i tyre.
Serbia e ka potencialin ushtarak që ta pushtojë ish krahinën e saj, por përveç komplikimeve diplomatike, kjo do të sillte edhe implikimin ushtarak të Shqipërisë. Nuk është e thënë që edhe Kosova me Shqipërinë së bashku t'i bëjnë ballë Serbisë pasi nuk kanë potenciale njerëzore dhe ushtarake të krahasueshme. Por as Serbia nuk është më ajo e 1919 që kishte përkrahjen e Antantës. Një aventurë e tillë e saj, do të kishte më të mundshme rrjedhojën që të shndërrohej në principatë të Beogradit.
18 vjet pas luftës në Kosovë, më vjen në mend biseda me një malazes i cili kishte qënë ushtar aty gjatë konfliktit. Pyetjes sesi e kishte përjetuar, u përgjigj:
"Se çfarë do të thotë ti kundërvihesh një fuqie të madhe, e tregoi Jugosllavia. Ishim dikur një vend që fillonte në Mesdhe dhe mbaronte në zemër të Evropës. Sot jemi katandisur në 7 principata. Por mbase më mirë kështu. Nuk na merr koka erë dhe ti futemi luftrave të tjera. Tani kemi mundësi të punojmë, jetojmë në paqe dhe gëzojmë fëmijët tanë".
Me siguri që serbë të tillë si miku im malazias, ka me shumicë./dritare.net

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlora Çitaku i thotë Trump: Jam ambasadorja e popullit më pro-amerikan

Posted: 17 Jan 2017 10:51 PM PST

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Çitaku, që ishte pjesëmarrës në një ngjarje të organizuar nga kabineti i Trump në prag të inaugurimit të tij President, ka pasur rastin të zhvillojë edhe një bisedë me Presidentin në ardhje.

Ambasadorja kosovare ishte ndër të paktët nga përfaqësuesit diplomatikë që pati rastin ta njoftojë personalisht Trump-in për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan.

"Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik", ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook, duke e dokumentar takimin edhe me disa fotografi, njofton Klan Kosova.

Pas Trumpit, Çitaku është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

"Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vendimi i papritur i Obamës, i fal dënimin bashkëpunëtores së Wikileaks

Posted: 17 Jan 2017 10:48 PM PST

Presidenti Barack Obama ka falur nga dënimi Chelsea Manning, bashkëpunëtoren e Wikileaks dhe analiste e ushtrisë amerikane e cila u dënua me 35 vite burg për rrjedhje të informacionit shtetëror.

29 vjeçarja do të lirohet më 17 maj në vend që të qëndronte në burgim ushtarak deri më vitin 2045 siç ishte dënuar fillimisht.

E dënuar nga Gjykata e Ushtrisë Amerikane me 35 vite burgim, Manning publikoi nga Wikileaks me mijëra dokumente të njohura si Logot e Luftës së Irakut dhe Ditari i Luftës Afgane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kombi ballkanik

Posted: 17 Jan 2017 10:21 PM PST

Tre pëllëmbë është Ballkani, treqind sherre ka brenda. Është e pabesueshme se sa broçkulla nacionaliste kanë sajuar nacionalizmat tona në këto 200 vjetet e fundit. Sa për shembull. Grekët i pikturojnë heronjtë e tyre (Kollokothronin në këtë rast) teksa u betohet prifterve të vet, i veshur me kostumin kombëtar grek. Serbët pikturojne Millosh Obrenoviqin e tyre, teksa edhe ai betohet mbi të tjerë flamuj, veshur me kostumin kombëtar serb. Me tej shfaqet Marko Bocari (ky se mori vesh asnjëhere se c’ishte e për kë luftonte, tek mediton rënde-rënde veshur me kostum shqiptar. Në fund, në fakt kemi të bëjme thjesht me uniformen e një bimbashi (major) i ushtrisë osmane, të periudhes së Nizami Cedit (Ushtrisë se Re). Sa me shpejt të kuptojme se ka një komb të vetëm Ballkanik më të mirat e të këqiat e veta, aq më shpejt do zgjohemi nga nanurisjet nacionaliste e do zëmë udhën e punës. A.

16114525_1816491088617722_412343448921123541_n 16143002_1816491135284384_2561798482709909439_n 16114619_1816491085284389_2133442957805645439_n 16105756_1816491078617723_5865407433807271225_n

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more