Skip to main content

“Moti, ja situata në akset kombëtare” plus 9 more - Gazeta Dita

“Moti, ja situata në akset kombëtare” plus 9 more - Gazeta Dita


Moti, ja situata në akset kombëtare

Posted: 17 Jan 2017 02:27 AM PST

Akset kombëtare në të gjithë vendin janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në pak segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Sipas Emergjencave Civile, situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth

Ndërkohë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal, Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë Ben, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Qerret – Qelëz – Bardhet – Iballë dhe  Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU KUKËS

Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Ura e Zapotit – Shishtavec, ku qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Të vetmet rrugë rurale të bllokuara janë, ajo për në Njësinë Administrative Arrën si dhe rrugët lidhëse të dy fshatrave të njësive administrative Topojan dhe Shishtavec.

QARKU DIBËR

Akse rrugore nacionale të bllokuar nuk ka.

Disa rrugë lidhëse nga fshatrat Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të njësive administrative Selishtë, të bashkisë Bulqizë, janë të bllokuara.

Në akset Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben–Vasie, Ura e Qytezës–Zerqan dhe Ura e Çerenecit–Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Peshkopi – Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Rrëshen – Kurbnesh – Lurë me zinxhirë.

Të bllokuar janë fshatrat Linar, Lukan dhe Kacni në Njësinë Administrative Selishtë. Po punohet me fadroma dhe borëpastruese për hapjen e rrugëve rurale.

QARKU GJIROKASTËR

Në qarkun e Gjirokastrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme.

Rrugë rurale të bllokuara jane për njësinë administrative Kurvelesh e bashkisë Tepelenë; rruga për njësinë administrative Zagori e bashkisë Libohovë, rrugët e fshatrave Serckë, Serckë e Vogël dhe Shalës, në njësinë administrative Buz, të bashkisë Memaliaj.

QARKU KORÇË

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura ndërsa përdorimi i zinxhirëve rekomandohet në aksin Korçë – Boboshticë  – Dardhë dhe Korçë – Ersekë

Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme.

Merkel i përgjigjet Trump: Gati të luftojmë për tregtinë e lirë

Posted: 17 Jan 2017 02:27 AM PST

Në atë që u duk si një kundërpërgjigjje indirekte ndaj Donald Trump, kancelarja Angela Merkel tha për industrialistët gjermanë të hënën, se mbetej e përkushtuar për tregtinë e lirë.

Në një intevistë për gazetën "Bild", Presidenti i zgjedhur paralajmëroi prodhuesit gjermanë të automobilëve se do të vendoste një taksë kufitare prej 35 përqind për makinat e importuara në tregun amerikan.

Manjati i pasurive të paluajtshme kritikoi kompani të tilla si BMW, Daimler dhe Volkswagen që nuk kishin prodhuar më shumë automjete në tokën amerikane.

Duke folur për Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në qytetin e Këlnit, Merkel u tha industrialistëve se qeveria e saj ishte e vendosur të luftonte për ta.

“Ne duhet të luftojmë këtë betejë dhe unë jam gati për ta bërë", ishin fjalët e Merkelit, që iu referua përkushtimit të Gjermanisë për tregtinë e lirë.

Merkel tha se shpresonte që kompanitë gjermane t'i bënin ballë sfidës.

Më herët, gjatë ditës, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble paralajmëroi Trumpin mbi rreziqet e politikave proteksioniste.

549 vjet nga vdekja e Skënderbeut, publikohen disa dokumente historike

Posted: 17 Jan 2017 02:14 AM PST

 

Sot mbushen 549 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Ambasada shqiptare në Itali ka publikuar në Facebook një portret të Heroit të shqiptarëve, në gazetën boshnjake Trebevic, gravurë e 1891 dhe disa dokumente historike nga Arkivi Historik i Kurorës së Aragonës: letra të Alfonsit të Aragonës dhe të Napolit drejtuar Gjergj Kastriot Skenderbeut, Magnanimo Capitaneo.

16142621_1188350987930927_3665774707825460810_n16105826_1188351011264258_4991378186230320471_n15965832_1188351021264257_2640924673433735858_n16142228_1188351057930920_1491050110050894221_n15977840_1188351064597586_4130121780561884095_n

10 simptomat që injorojmë, por që mund të tregojnë praninë e kancerit

Posted: 17 Jan 2017 02:06 AM PST

Sa herë dëgjoni fjalën kancer, nuk mund të mohoni që ju përshkon një ndjenjë frike dhe ankthi.

Është shumë normale të përjetoni një gjë të tillë pasi kanceri është sëmundja që merr më shumë jetë njerëzish.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gjithmonë alarmante dhe tregojnë një rritje të rasteve të prekura me kancer.

Mënyra më e mirë për të mposhtur këtë sëmundje është të dish ta parandalosh.

Në qoftë se vini re ndryshime të pazakonta në organizmin tuaj, duhet të mos i neglizhoni, por të lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Bëhet fjalë për disa simptoma të thjeshta që vazhdojnë të përsëriten me një ritëm të shpejtë dhe thuajse të paarsyeshëm.

Edhe pse shoqëria shqiptare nuk është e kultivuar me praktikën kontrollit të përvitshëm mjekësor, duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj. Identifikimi sa më i hershëm i sëmundjes mund të ndryshojë plotësisht rutinën tuaj shëndetësore.

• Kollitje e vazhdueshme
• Humbje gjaku pas ciklit menstrual
• Temperaturë e lartë
• Rënie e menjëhershme në peshë
• Dhimbje të përsëritura muskulore
• Shfaqje e të nxirave që nuk shërohen
• Fryrje të barkut
• Ndryshime në organin riprodhues (Kjo vlen për të dyja gjinitë)
• Dhimbje e vazhdueshme e syve
• Hemorragji e vazhdueshme

Living

Basha: Partia Demokratike do marrë pjesë në zgjedhje

Posted: 17 Jan 2017 01:52 AM PST

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka garantuar se PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Qeveria dhe mjetet e saj të propagandës janë lëshuar me klishe merr pjesë, s'merr pjesë PD në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. S'ka asnjë skenar tjetër. Ne do luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj asnjë minutë kohë s'do harxhohet pa nisur përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor. Të gjitha strukturat e PD do angazhohen në një proces të hapur komunikimi me qytetarët…', tha Basha.

Kreu i PD është shprehur i vendosur që Shqipëria duhet që të ketë zgjedhje të lira dhe se duhet pranuar votimi dhe numërimi elektronik.

"Disa përpjekje të mjerueshme të mazhorancës dhe të tellallëve të tyre e mercenarëve të tyre po përpiqen të na japin kohën si justifikim, s'ka kohë për të garantuar zgjedhje te lira. Koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme s'mbaron kurrë ndaj t'i lënë broçkullat, t'i lyejnë më gjalpë dhe t'i hanë për vete se shqiptarët nuk i hanë.

Çdokush të matet mirë para se t'i propozojë shqiptarëve një standart që nuk e pranojnë,

Qeveria mos të fshihet pas një gjethe fiku, por t'i thotë pse s'pranon votimin dhe numërimin elektronik dhe nëse nuk e pranon cfarë alternative tjetër japin? Jemi të hapur të diskutojmë nëse kanë alternativa të tjera", tha Basha gjatë mbledhjes me krerët e degëve të partive në rrethe.

 

Zbardhet plagosja në Shkodër, në pranga 3 persona

Posted: 17 Jan 2017 01:43 AM PST

 

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen me armë ditën e djeshme ndodhur rreth orës 16:40, pranë "Radio Shkodrës", te ish "5 Heronjtë",

Të arrestuar janë Adam Ademi, 21 vjeç, Arben Ademi, 54 vjeç, dhe vetë i plagosur Eglion Zuna, 20 vjeç.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, policia thotë se Zuna ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz në shoqërinë e Adam Ademit dhe një shtetase të huaj.

Autor i ngjarjes dyshohet të jetë Adam Ademi, i cili më pas është larguar me automjetin duke penguar zbardhjen e të vërtetës. Ndërsa arma pistoletë TT, me të cilën është kryer plagosja është e veetë Zunës, dhe është sekuestruar në hotelin "Redbricks", në pronësi të babait të Adamit, Arben Ademit.

Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë që u sekuestrua si provë materiale. Zuna është në Tiranë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa dyshohet paraprakisht se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.

Dritëro Agolli me nipin, ja çfarë bisedash bëjnë

Posted: 17 Jan 2017 01:39 AM PST

 

Elona Agolli, e bija e shkrimtarit të madh, Dritëroit, kohët e fundit ndan me miqtë e saj në Faebook momente nga jeta e këtij të fundit.

Në postimin e fundit, ajo ka treguar bisedat që bën Agolli me nipin e tij.

"Me gjyshin bisedohet edhe për "Eposin e Kreshnikëve", për Mujin dhe Halilin e për mjaft histori të panjohura për Luelin. Dhe kur e pyes Luelin: Si t'u duk gjyshi o mam?- ai më përgjigjet shkurt: Përderisa gjyshi ka mendjen shumë mirë dhe trupi drejtohet nga mendja, ai patjetër që është shumë mire", ka shkruar Elona.

Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe fotografi të Dritëro Agollit, me Luelin

Çfarë tregon madhësia e duarve për ju?!

Posted: 17 Jan 2017 01:36 AM PST

27 kocka, 29 nyje dhe 123 ligamente. Këto janë ato që i bëjnë duart e tua të jenë të dobishme.

Përveç "detyrave" të njohura tashmë, duart kanë edhe një dobi tjetër, pasi tregojnë personalitetin tuaj.

ADN-ja juaj ka shumë për të thënë në lidhje me tiparet tuaja fizike si madhësia e dorës, dhe personaliteti juaj lidhur me të.

Çfarë thonë duart e vogla për karakterin tuaj: Nëse keni duar të vogla, jeni aventurier, ndërmerrni rreziqe dhe jeni të lirë. Mirëpo kjo mund t'ju çojë në ujëra të turbullta disa herë, por aftësitë e tua për të zgjidhur problemet do të ju ndihmojnë të dilni në sipërfaqe. Kur bëhet fjalor për romancën, ju keni tendencën për të parë anën dramatike të gjërave.

Çfarë thonë duart e mëdha për karakterin tuaj? Nëse keni duart të mëdha, ju me shumë mundësi jeni perfeksionist. Përqëndroheni në detajet e vogla dhe nuk i leni gjërat për në momentin e fundit. Jeni më shumë të ndjeshëm, sidomos ndaj kritikave.

Po forma e duarve? Nëse keni një pëllëmbë katrore, jeni një person që logjikon, dhe që është shumë i mirë në matematikë. Nuk i kushtoni shumë vëmendje intuitës tuaj. Preferoni të mbështeteni në gjërat konkrete. Nëse keni një pëllëmbë drejtkëndore, jeni më shumë në anën intuitive të gjërave. Ju i zgjidhni problemet duke i mëshuar idesë tënde, edhe pse ndoshta jeni komplet në drejtim të kundërt.

E MAJTA & E DJATHTA / Rolet janë përmbysur për faj të arrogancës të së majtës

Posted: 17 Jan 2017 01:30 AM PST

 

Nga Slavoj Zizek

Si të zbulojmë politika në shkallë të gjerë, përballë çështjeve më të rëndësishme të botës së sotme, nga ekologjia tek biogjenetika  deri tek kapitalizmi financiar? Është e qartë se kemi nevojë të rigjejmë mekanizma të gjerë transnacionalë kontrolli, dhe mekanizma efikasë ndërhyrjeje, të kapërcejmë fiksimin e të majtës për vetëorganizimin lokal dhe marrëdhënien e drejtpërdrejtë me bazën, në drejtim të një organizimi më eficient dhe të gjerë, në nivel shtetëror dhe mbishtetëror.

Përse kjo është kaq vendimtare sot? Sepse zgjedhja sot është gjithnjë e më pak, ajo mes ëndrrës liberaldemokratike të Fukujamës nga njëra anë, dhe komunizmit nga ana tjetër. (A e dini që – dhe ma ka thënë vetë ai – që as edhe Fukujama vetë nuk është më fukujamist? Me gjendjen e re të gjërave – pasojat e marra të pavarësisë së tepruar të kapitalit financiar, katastrofat ekologjike etj – ka braktisur tezën e tij të realizueshmërisë së ëndrrës liberal-demokratike). Mendoj se është ky mësimi që duhet të nxjerrim, nga shpërthimi i madh i populizmave, që jemi duke parë.

Jo vetëm Trump, por Brexit, Marine le Pen, e deri tek partia konservatore nacionaliste e Kaczynskit në Poloni, aktualisht në pushtet. Është e qartë që hapësira për to u krijua nga dështimi i të majtave: me të majtë tani nënkuptoj mbetjet e socialdemokracisë, e majta institucionale, apo e majta liberale, që ndoshta as nuk duhet ta quajmë të majtë.

Është e qartë se kjo ka ndodhur në SHBA. Donald Trumpi është një simptomë e Hillary Clintonit, në kuptimin që paaftësia e partisë demokratike për t'u zhvendosur majtas krijoi hapësirën e zënë prej Trumpit. Nuk dua ta quaj Bernie Sandersin komunist, por është e qatë se klasat e ulëta, duke mbështetur atë, shprehën një pakënaqësi autentike popullore që më pas, establishmenti i të majtës liberale nuk ishte në gjendje ta përfshinte, dhe që u kanalizua drejt të djathtës populiste. Dhe nuk ndodh vetëm në SHBA. Për mua, shembulli ndoshta më tragjik, është ai i Polonisë. Partia E Drejtë dhe Drejtësi e Jaroslav Kaczynskit. Vitin e fundit, qeveria ka ulur moshën e pensionit, ka nisur transferime të mëdhaja sociale, për shembull për nënat, ka bërë më të aksesueshëm arsimin dhe kurat mjekësore. Për punëtorët kanë bërë më shumë se çdo qeveri e majtë. Natyrisht, këto shoqërohen edhe me racizmin dhe nacionalizmin e tyre. Dhe Marine Le Pen premton se Franca do të bëjë të njëjtën gjë.

Edhe tek Trumpi vihen re elemente të kësaj pseudo të majte protofashiste. Trumpi premton në SHBA atë që askush, në të majtë, nuk do të ëndërronte ta propozonte: mijëra miliarda dollarë për vepra të mëdha publike për të rritur punësimin, e kështu me radhë.

A nuk është ky paradoksi ekstrem, që shkakton gradualisht këtë polaritet të ri? E majta liberale zyrtare është ekzekutuesja më e mirë e politikave të kursimit, edhe pse ruan karakterin e saj progresist në luftërat e reja sociale antiraciste dhe antiseksiste; nga ana tjetër, e djathta konservatore, fetare dhe anti imigrim, është e vetmja forcë politike që propozon ndryshime të konsiderueshme sociale për të mbështetur seriozisht punëtorët. Bëhet fjalë për një situatë të pabesueshme. Për të bërë një minimum politike të majtë, të paktën në kuptimin e saj tradicional, duhet të jesh nacionalist i djathtë, dhe për të ndjekur politikat e rreptësisë fiskale, duhet të jesh i majtë i moderuar.

Mendoj se në SHBA, kjo dekadencë arrogante e të majtës mishërohet më së miri nga një fenomen që quhet skajor, por që unë e konsideroj simptomë: popullariteti ekstrem mes elitave intelektuale, i llojit të ri të zhanrit televiziv, që përzien shfaqjet me komentin politik me humorizëm, që nga e përditshmja e Xhon Stjuart, deri tek Xhon Oliver.

Praktikisht, ajo që bëjnë, është që vënë në lojë njerëzit e zakonshëm, populistët.

Në vend të përballen me problemet reale, ajo që bëjnë është që mishërojnë arrogancën e elitave liberale. Në SHBA vihet ri ky konfigurim i marrë: njerëzit e varfër votojnë, në pjesën më të madhe, për Trumpin dhe për super të pasurit, dhe e majta liberale zyrtare i poshtëron duke vënë në lojë idiotësinë e tyre.

Cili është konkluzioni që mund të nxjerrim nga kjo situatë kaq absurde? Duhet të braktisim ëndrrën komuniste? Duhet t'i lëmë edhe një tjetër mundësi "fukujamizmit të së majtës"? Jo. Pikërisht për shkak se shpërthimi i fundit i populizmit të së djathtës është simptomë e dështimit të të majtës liberale moderne, detyra jonë nuk mund të kufizohet në luftimin e Trumpit dhe Le Penit.

Nëse do ta bënim, do të ishte njësoj si ajo që ndodh në mjekësi e që quhet "eleminim i simptomave": je i sëmurë, ndien dhimbje, merr qetësues, por sëmundja është prapë aty. Kritikat ndaj Trumpit janë vetëm kura simptomatike: detyra e vërtetë është që të analizojmë se çfarë nuk ka funksionuar në të majtën e moderuar e liberale.

Jemi ne që duhet të ndryshojmë, ne që ende konsiderohemi të majtë. Duhet të gjejmë mënyrën t'u drejtohemi punëtorëve, duke kapërcyer korrektësinë politike. Është kjo tragjedia jonë, por në të njëjtën kohë, edhe shpresa jonë. Cilat janë krizat tona më të mëdha sot? Ekologjia, që është një problem i të mirave të përbashkëta, të kërcënuara. Edhe kriza financiare lidhet me to. Pronësia intelektuale ka të bëjë me të mirat e përbashkëta simbolike. Biogjenetika ka të bëjë me zotërimet tona gjenetike: kush do i kontrollojë, kush do të udhëheqë zhvillimin? Dhe kriza e refugjatëve vë në lojë të mirat e përbashkëta elementare të njerëzimit.

Së dyti, duhet të kapërcejmë logjikën heroike të shtetit-komb. Si e shohim të shkruar edhe tek Hegeli, zhvillimi ekstrem i idesë së heroizmit patriotik është lufta. Kjo për mua është esenca e komunizmit: kapërcimi i shtetit-komb dhe logjikës së tregut dhe rigjetja e të mirave të tjera të përbashkëta. Është e qartë se për të gjithë ne bëhet fjalë për një çështje mbijetese. / Në shqip nga Bota.al

Biznesi i vogël, Tatimet: Ja si mund të korrektoni deklarimet për shitje/blerjet

Posted: 17 Jan 2017 01:22 AM PST

 

Biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH, brenda datës 10 shkurt, mbështetur të vetëdeklarimet duhet të korrektojë parregullsitë që mund të kenë ndodhur në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016.

Administrata Tatimore sqaron të gjitha hapat që duhet të ndiqen për të korrigjuar pasaktësitë përpara vlerësimit të tyre.

Biznesi, taksat dhe gjobat

"Mbështetur në nenin 16, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar, ju jeni të detyruar që brenda datës 10 shkurt 2017 të dorëzoni formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogel, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2016.

Në këtë formular, nga ana juaj duhet të paraqiten hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t'u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

1.Librin e shitjeve dhe librin e blerjeve, brenda datës 10 të çdo muaji, që pason periudhën tatimore që deklarohet.

2.Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore bën të ditur se çdo e dhënë e deklaruar nga :

-ana e biznesit

-nga furnitorët

-nga klientët

është në verifikim konstant.

Nga të dhënat e nxjerra në sistemin elektronik të tatimeve, ka rezultuar që ka tatimpagues, që nuk kanë qenë korrekt në deklarimet e tyre periodike mujore, lidhur me të dhënat për blerjet, pra nga furnitorët e tyre por edhe të shitjeve.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:

Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së TVSH-së, të deklaruar parregullsisht, të mund t'i deklaroni të ndryshuar, në të drejtën që ju jep neni nr. 67 i ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, brenda datës 10 shkurt 2017.

Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, ta plotësoni mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.

Në rast se pas verifikimit nga administrata tatimore, deklarata/t dërguar nga ana juaj, konstatohen të parregullta, ndaj jush do të zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr. 9920 datë 19.5.2008 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore, ju bën me dije që çdo e dhënë:

e deklaruar nga ana juaj,

nga furnitorët tuaj,

nga klientët tuaj

është në verifikim konstant.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:

Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, duhet që ta plotësoni, mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016″, thuhet në sqarimin që bën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kjo drejtori është duke punuar për krijimin e një klime të re komunikimi mes saj dhe të gjithë tatimpaguesve për të shmangur krijimin e paqartësive dhe për të reduktuar burokracitë. Deri në vitin 2021, administrata tatimore do të zbatojë një strategji të re komunikimi.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more