Skip to main content

“Moti i keq, akset nacionale të kalueshme, zonat rurale të bllokuara nga bora” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Moti i keq, akset nacionale të kalueshme, zonat rurale të bllokuara nga bora” plus 9 more Gazeta SHQIP


Moti i keq, akset nacionale të kalueshme, zonat rurale të bllokuara nga bora

Posted: 18 Jan 2017 02:04 AM PST

Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Situata problematike është në zonat e thella malore në Shkodër, Kukës, Dibër. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Ditën e sotme Emergjencat Civile kanë planifikuar shpërndarjen e ndihmave me helikopterët dhe mjetet e Forcave të Armatosura për në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, por gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona. Situata në qarqe paraqitet:

Qarku Shkodër

Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth, po punohet për hapjen e tij. Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Qarku Kukës

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.

Qarku Dibër

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale – Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar. Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë. Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben–Vasie, Ura e Qytezës–Zerqan dhe Ura e Çerenecit–Steblevë.

Qarku Lezhë

Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt – Lajthizë të bashkisë Mirditë.

Qarku Gjirokastër

Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.

Qarku Korçë

Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme. Vetëm akset rrugore Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë – Dardhë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Durrës, vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur, arrestohet 56-vjeçari

Posted: 18 Jan 2017 02:00 AM PST

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij e mitur, e cila pretendon se ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Në pranga ka rwnw Qamil Lushi pasi vajza e tij e mitur shtetësia L.Lushi 13 vjeçe e kallëzoi se babai ka  ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe kakryer vepra të turpshme.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar i' u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale  një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4  fishekë çifteje,të cilat i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vepra të turpshme", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"dhe"Dhunë në familje".

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fier, ndalohen 6 persona, 5 për vjedhje, 1 për tentativë vrasje

Posted: 18 Jan 2017 01:21 AM PST

Policia e Fieri ka ndaluar 6 persona të shpallur në kërkim, 5 për "Vjedhje" dhe 1 për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga kontrollet e ushtruar dje dhe sot, si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja e 6 personave të shpallur në kërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

1-Keli(Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

2-Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 14.04.2015, e ka denuar atë me 2 muaj dhe 25 ditë burg, për veprën penale të "Vjedhjes"parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

3-Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", parashikuar nga Neni 76-22 i Kodit Penal.

4-M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

5-D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

6-F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15.01.2017, dhe lokalin e shtetasit A.J më datën 16.01.2017, kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datë 15.01.2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Western Unionin më datën 16.01.2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit.

 

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Obama i fal dënimin bashkëpunëtores së Wikileaks

Posted: 18 Jan 2017 01:18 AM PST

Presidenti Barack Obama ka falur nga dënimi Chelsea Manning, bashkëpunëtoren e Wikileaks dhe analiste e ushtrisë amerikane e cila u dënua me 35 vite burg për rrjedhje të informacionit shtetëror.

29 vjeçarja do të lirohet më 17 maj në vend që të qëndronte në burgim ushtarak deri më vitin 2045 siç ishte dënuar fillimisht. E dënuar nga Gjykata e Ushtrisë Amerikane me 35 vite burgim, Manning publikoi nga Wikileaks me mijëra dokumente të njohura si Logot e Luftës së Irakut dhe Ditari i Luftës Afgane.

Disa ditë më parë themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u shpreh se pranonte që të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vendosur një kusht të vetëm, faljen dhe lirimin e Chelsea Manning. Kjo do të thoshte se Assange pranon që të largohet nga ambasada ekuadoriane në Londër për t'u ballafaquar me akuzat e spiunazhit. Ushtari transgjinor, Chelsea Manning është dënuar me 35 vjet burg për dorëzimin e 7 mijë dokumenteve diplomatike të ushtrisë.

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Këlcyrë, u kap duke prerë pemët frutorë të  bashkëfshatarit, arrestohet

Posted: 18 Jan 2017 01:15 AM PST

U kap duke prerë pemë frutore në pronësi të një shtetasi tjetër, ndalohet autori. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë u bë ndalimi  i shtetasit Safet  Spahiu, 56 vjeç, banues në fshatin Tolar, Njësia Administrative Dëshnicë, Bashkia Këlcyrë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  një ditë më parë  rreth orës 07:00 të mëngjesit,  në vendin e quajtur "Përroi i Tolarit", fshati Katundishtë, është konstatuar duke prerë me sëpatë pemë frutore, me një vlerë prej 30.000 (tridhjetë mijë) lekë, pronë e shtetasit E.M, banues në qytetin e Këlcyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Transporti personal po bëhet më ekonomik

Posted: 18 Jan 2017 12:34 AM PST

Qytetet amerikane po bëhen gjithnjë e më miqësore për kalimtarët dhe ngarësit e biçikletave. Ndërsa shoferët po mësojnë si të jenë më të kujdesshëm ndaj njerëzve në trafik, rrugët po bëhen më të sigurta për ato që quhen pajisje të transportit personal. Panairi i pajisjeve elektronike për konsumatorët i zhvilluarnë Las Vegas para disa ditësh, ofroi disa mjete transporti me bateri dhe çmim të volitshëm, që mund të përdoren nëpër trotuare dhe rrugica të posaçme për biçikleta.

Mjete si Segways me një apo dy rrota tashmë janë diçka e zakontë në shumë vende të botës. Por shpikës të tjerë ëndërruan për një mjet të ngjashëm me qilimin fluturues. Bateri të fuqishme dhe materiale të lehta e mundësuan këtë ide.Demostruesit në platforma me një rrotë duket sikur rrëshqasin mbi dallgë. Ata thonë se duhet kohë ta përvetësosh dhe pastaj e kupton sa e lehtë është të kontrollosh balancën. Nëse anon përpara paisja rrit shpejtësinë dhe e kundërta. Shpikësi i Hoverboard Robert Bigler thotë se ëndërra u bë realitet.

"Më interesonte lëvizja e njerëzve në rrugë dhe doja që ajo t'i ngjante rrëshqitjes. Kjo përvojë rrëshqitëse në rrugë nuk mund të kishte më shumë se një rrotë."

Hoverboard ka dy bateri të lëvizshme që karikohen për një orë; ato kapin distanca deri në 32 kilometra dhe shpejtësi deri 10 kilometra në orë. Varianti i ri, Geoblade që del në mars, do të kushtojë rreth 1,500 dollarë.

Për ata që duan të ndjehen më të sigurtë, pajisja me tre rrota dhe mbajtëse mund të jetë më e përshtatshme. Mjeti Cycleboard është më i lehtë të ngitet sepse mbajtësja i jep drejtuesit një ndjeshmëri më të madhe stabiliteti. Phil Labonty është me kompaninë Cycleboard. "Cycleboard shkon në drejtimin që anohesh. Kështu që masa trupore është gjithmonë në anën e duhur."

Ky mjet përshkon deri 40 kilometra dhe arrin shpejtësinë 32 kilometra në orë. Mund të tërheqë një rimorkjo të lehtë dhe kushton 1,500 dollarë.

Shpikësit po ashtu po mendojnë se si të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara me mjete transporti të lehta dhe të përdorshme. Kjo karrige invalidi mund të lëvizë edhe brenda shtëpisë falë rrotave speciale me drejtime të ndryshme. Ted Fageson është me kompaninë Whill.

"Janë 24 mekanizma të pavarur që sapo takojnë në tokë fillojnë të rrotullohen. Këto rrota speciale mundësojnë kthesat e ngushta."

Është me katër rrota aktive dhe ka dy motorë. Mjeti ka një çelës për lëvizje dhe drejtim dhe një çelës për shpejtësinë. Është e fuqishme dhe ka qëndrueshmëri të mjaftueshme për të kaluar në terrene të ashpra. Çmimi është rreth 15 mijë dollarë ndërsa për disa modele të tjera sigurimi shëndetësor mbulon gjysëm e kostos.

18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 18 janar 2017

Posted: 18 Jan 2017 12:25 AM PST

DASHI

Gjatë ditës së sotme do t’i keni idetë e qarta se çfarë dëshironi të bëni sot. Në ambientin familjar do të jeni të vlerësuar e të admiruar. Në planin afektiv duhet të keni kujdes, mos thoni gënjeshtra.

DEMI

Do të arrini ekuilibrin falë ndihmës së një miku. Në ambientin e punës duhet të tregoheni më të qartë me kolegët tuaj. Në planin afektiv do të jeni mjaft të hapur me partnerin tuaj.

BINJAKET

Do të vlerësoni shoqërinë e miqve, e koha nuk do ju mjaftojë për të bërë gjithçka dëshironi. Në ambientin e punës nuk do të keni shumë dëshirë për të marrë impenjime të shumta.

GAFORRJA

Sot do të përqendroheni te marrëdhëniet tuaja, shokët dhe familja, deri te kolegët në pune. Energjia juaj sot do ju ndihmojë të ecni përpara. Në planin afektiv një surprizë nga ana e partnerit do ju gëzojë sot.

LUANI

Do të jeni mjaft ambiciozë e plot ide të reja për të ardhmen tuaj. Në ambientin e punës do të realizoni  qëllimet tuaja e do të vlerësoheni nga të gjithë për këtë gjë. Në planin afektiv do të jeni të shoqëruar  nga njerëz që ju duan.

VIRGJERESHA

Do të jeni mjaft të përkushtuar sot në të gjitha aspektet. Në ambientin e punës do të jeni mjaft aktivë duke ndihmuar edhe kolegët përreth. Në planin afektiv partneri do të ndihet mjaft i lumtur sot, falë dashurisë që ju i dhuroni.

PESHORJA

Nuk do të jeni plotësisht të motivuar në ambientin e punës duke marrë përsipër zgjedhje të vështira. Në planin afektiv bëni mirë të reagoni pasi heshtja nuk i shërben raportit tuaj.

AKREPI

Ndikimet yjore do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj. Në ambientin e punës nuk do ju duhet të shqetësoheni pasi gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Në planin afektiv një komunikim do ju vijë papritur sot. Kujdes!

SHIGJETARI

Mënyra juaj e të vepruarit sot do të jetë fituese e për këtë nuk do të trembeni nga asgjë. Në ambientin e punës do të mund të ritakoni një të njohur të vjetër i cili do ju përfshijë në iniciativa të reja. Në planin afektiv do të ndjeheni të shpërblyer.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme ata që ju rrethojnë nuk do të mund ta kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Në ambientin e punës nuk do të keni aspak dëshirë të sforcoheni sot. Në aspektin afektiv bëni mirë të komunikoni me partnerin mbi shqetësimet tuaja.

UJORI

Duhet të evitoni së qeni gjithmonë në pozicion mbrojtës duke pasur më shumë besim tek personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës  nga një sforcim i vogël do të merrni rezultate të mëdha.  Në aspektin afektiv gjithçka do të jetë e qetë sot.

PESHQIT

Në ambientin e punës yjet ju këshillojnë të jeni të drejtpërdrejtë sot. Në aspektin afektiv nuk do ju duhet të bëni asnjë sforcim sot për të pasur vëmendjen e partnerit.

Beograd, Nikoliç ankohet tek ambasadori i SHBA për Kosovën

Posted: 17 Jan 2017 03:14 PM PST

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Beograd , Kyle R. Scott, për të diskutuar për situatën e krijuar pas incidentit me trenin Beograd-Mitrovicë. Ky takim, i cili u përcoll vetëm me njoftime për shtyp, ka kthyer në një polemikë komunikatash ngjarjen.

Njoftimi i parë për shtyp u dha nga Presidenca. Sipas tij, presidenti Nikoliç i ka shprehur indinjatën ambasadorit amerikan për faktin se kjo administratë ka themeluar shtetin e Kosovës, duke thënë se Uashingtoni ka krijuar shumë dëme.

Por Nikoliç, i cili edhe ditë më parë ka akuzuar administratën amerikane në largim, shpreson që Shtetet e Bashkuara të bëjnë më pak gabime me administratën e re. Megjithatë, menjëherë ka pasuar njoftimi i Ambasadës amerikane në Beograd.

Ambasadori Scott, sipas njoftimit amerikan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kujtoj se 4 miliardë dollarë investime amerikane dhe 16 mijë punëtorë që punojnë për kompanitë amerikane në Serbi janë një tregues i fuqisë dhe jetësisë së marrëdhënieve dypalëshe", thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Arsyeja e takimit zyrtar është thënë të jetë rikaputilimi i vitit që lamë pas dhe marrëdhëniet në të ardhmen.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ministrja Kodheli, ndihma për disa familje në nevojë në Klos

Posted: 17 Jan 2017 01:30 PM PST

Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore. Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë.

Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit, duke u ndalur veçanërisht në qarkun e Dibrës.

"Forcat e Armatosura kanë qenë që nga Xibra, fshati Ketë, me ndihma të cilat i kanë transportuar qoftë nga ajri qoftë në rrugë tokësore. Kanë qenë prezentë në fshatin Lis pranë Bashkisë Klos për sa i përket disa orendive shtëpiake. Jemi bashkërisht me to duke shpërndarë ndihma ushqimore në familjet në nevojë. E bëjmë këtë përtej angazhimit tonë në emergjenca, e bëjmë këtë përtej angazhimeve tona kushtetuese. Ndaj dua t'i falenderoj edhe njëherë për gjithë angazhimin e tyre kushtetues, por edhe njerëzor në ndihmë të familjeve në nevojë", – u shpreh ministrja Kodheli.

Ashtu siç u shpreh edhe vetë ministrja Kodheli, angazhimi dhe kontributi i Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të zonave të izoluara dhe atyre në nevojë, do të vijojë në të gjithë vendin.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Meta: LSI nuk bën kurrë koalicion me PD, jemi në një mendje me Bashën

Posted: 17 Jan 2017 12:58 PM PST

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë televizive është shprehur se LSI ende nuk e ka vendosur zyrtarisht lidhur me çështjen e koalicionit për zgjedhjet e qershorit, por ka konfirmuar se nuk do të bëjë koalicioni me Partinë Demokratike.

I pyetur lidhur me mendimin që kishte për qëndrimin e prerë të kreut të PD, Lulzim Basha se nuk do të bënte kurrë koalicion me LSI, Meta u shpreh se në këtë pikë është në një mendje me kreun e PD, se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me PD.

“Besoj se do të ketë një konsensus edhe në LSI, është që të respektojmë konsensusin me z. Basha, për të mos pasur një koalicion me Partinë Demokratike. Për të tjerat ka kohë. Aktualisht, ka gjëra më të rëndësishme", – u shpreh kryeparlamentari.

Duke iu referuar koalicion paszgjedhor që LSI bëri me PD e Sali Berishës në vitin 2009, Meta u shpreh se ende mendon dhe është i bindur se ai koalicion ishte i drejtë dhe gjëja më e mirë që mund të bëhej për të mos lejuar zhytjen e vendit në një krizë të madhe politike.

I pyetur mbi deklaratat e ultimative të PDIU-së ndaj LSI, Meta pati këtë koment: “Nuk dëshiroj të komentoj as reagimet e deputetëve të partive të caktuara apo qoftë edhe të deputetëve apo të ministrave të caktuar të LSI-së, që ndonjëherë mund të mos jenë korrekte nga ana politike. Kështu që thjesht unë do të vë buzën në gaz”.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more