Skip to main content

Mesazhi.com: “Apeli i myslimanit nga Kosova drejtuar Donald Trumpit: Ndani drejtësi për vëllezërit e mi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Apeli i myslimanit nga Kosova drejtuar Donald Trumpit: Ndani drejtësi për vëllezërit e mi” plus 9 more


Apeli i myslimanit nga Kosova drejtuar Donald Trumpit: Ndani drejtësi për vëllezërit e mi

Posted: 17 Jan 2017 08:09 AM PST

Zgjedhja e Donald Trumpit në krye të SHBA-së është bërë debat që nga koha kur ky i fundit vendosi të kandidojë për të parin e shtetit e deri në rezultatin final, madje vazhdojnë edhe pas fitores së tij.

Pikëpamjet e Trumpit rreth botës, sidomos ndaj myslimanëve mori jehonë kur Trump ndër tjerash tha se të gjithë ata që i takonin besimit islam do ju ndalohej hyrja në SHBA.

Mirëpo, një njeri që i takon këtij besimi e që është një sipërmarrës i njohur në Kosovë, veçanërisht në komunën e Dragashit, Burim Piraj, i ka bërë një apel presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Piraj në asnjë moment nuk shpreh antipati ndaj Trumpit, përkundrazi thekson se Trump do ta gëzojë respektin e çdo shqiptari.

"I nderuari President unë jam mysliman, i takoj besimit Islam, dhe nuk më zbeh aspak dashurinë për SHBA-të në përgjithësi dhe për juve në veçanti, prandaj ju lutem gjatë pushteti tuaj të ndani drejtësi edhe për vëllezërit e mi mysliman anë e kënd botës dhe jam i bindur se ju keni vullnet të madh për drejtësi", shkruan në apelin e tij Burim Piraj drejtuar Trumpit.

Lexo shkrimin e tij të plotë në Facebook:

I nderuari Presidenti Donald Trump!

Unë jam një qytetar i Republikës së Kosovës. I një shteti të vogël i cili do të jetë përherë mirënjohës për kombin e Shteteve të Bashkuara për kontributin që dhanë në kthimin e paqes dhe lirisë së të gjithë qytetarëve të vendit tim.

I nderuari President, ju që tani po emëroheni president i Shteteve të bashkuara të Amerikës ju do të jeni dhe presidenti simbolik i joni. Sepse për çdo shqiptar kudo që është presidenti i ShBA-së e ka simbolikën e të qenit president i çdo shqiptari.

Edhe përkundër asaj që familja Klinton janë shumë të lidhur me popullin tim fitorja e juaj aspak nuk do ta zbeh dashurinë tonë për juve. Më duhet të ju them se jemi komb shumë i vogël mirëpo jemi aleati më i madh i SHBA-ve në botë sepse ju mund të keni armiq brenda Amerikës po si kryetar i SHBA-ve kurrë nuk do të gjeni armiqësi në zemrën e asnjë Shqiptari.

E shfrytëzoj rastin që nga zemra të ju uroj detyrën e re të emërimit tuaj së shpejti kryetar i SHBA-ve duke ju uruar shëndet dhe pushtet të manifestuar në paqe.

I nderuari President unë jam mysliman, i takoj besimit Islam, dhe nuk më zbeh aspak dashurinë për SHBA-të në përgjithësi dhe për juve në veçanti, prandaj ju lutem gjatë pushteti tuaj të ndani drejtësi edhe për vëllezërit e mi mysliman anë e kënd botës dhe jam i bindur se ju keni vullnet të madh për drejtësi sepse sikur neve myslimanëve të Kosovës që na keni marr zemrën do të merrni zemrat e myslimanëve të tërë botës e që po i afrohen numrit 2 miliardë të popullatës e që do të keni një prej aleatëve më të mëdhenj në glob.

Edhe njëherë Urime Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

The post Apeli i myslimanit nga Kosova drejtuar Donald Trumpit: Ndani drejtësi për vëllezërit e mi appeared first on Mesazhi.com.

ShBA mbështet Kosovën për ndaljen e trenit

Posted: 17 Jan 2017 07:49 AM PST

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës.Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t'i kontrollojë kufijtë e vet.

"Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit", thuhet në deklaratë.

Por ambasada u ka bërë thirrje palëve që t'i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.

"SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve"."Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë "gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura"; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve", thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Kosovë.

The post ShBA mbështet Kosovën për ndaljen e trenit appeared first on Mesazhi.com.

Britania e Madhe “nuk guxon assesi” të mbetet në tregun e BE-së

Posted: 17 Jan 2017 06:59 AM PST

Kryeministrja May, të martën në Lancaster House publikoi planet për Brexit, sipas të cilave Britania e Madhe "nuk guxon assesi" të mbetet në tregun e përbashkët sepse mbetja do të nënkuptonte mosbraktisje të bllokut.

May tha më tej se vendi i saj nuk kërkon marrëveshje për Brexit-in i cili gjysmën e vendit do ta linte brenda dhe gjysmën tjetër jashtë BE-së.

"Britania nuk do t’u përmbahet parimeve të anëtarësisë, njëjtë siç nuk do të kërkojë të mbetet anëtar i pjesshëm apo i bashkangjitur i bllokut", ka thënë May duke shtuar se vendi do të krijojë partneritet të ri dhe të barabartë me Evropën.

Ajo vuri në dukje se "dëshiron një Britani të fortë, të drejtë dhe të bashkuar e cila shikon jashtë saj, më shumë se kurdoherë”, duke rikonfiirmuar se nisma përfundimtare për Brexit-in do të votohet nga Parlament britanik, duke mos dashur të komentojë për pasojat nëse të dy Dhomat e Parlamentit votojnë kundër.

May ka njoftuar më parë se Mbretëria e Bashkuar në fund të muajit mars 2017 do të dorëzojë kërkesën për të filluar procesin e largimit nga BE-ja i cili do të mund të zgjasë së paku dy vjet.

The post Britania e Madhe "nuk guxon assesi" të mbetet në tregun e BE-së appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Kosova, model i përkushtimit për paqe, dialog e stabilitet

Posted: 17 Jan 2017 05:38 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish- përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për kontributin që Baronesha Ashton ka dhënë për Kosovën gjatë mandatit të saj si përfaqësuese e lartë e BE-së.

Duke vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa, e njoftoi edhe për zhvillimet e fundit në këtë proces.

"Republika e Kosovës është e vendosur për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon. Përkundër zvarritjeve dhe provokimeve të shkaktuara nga pala serbe, Kosova edhe gjatë procesit të dialogut në Bruksel, po dëshmon se është model rajonal dhe më gjerë i përkushtimit për dialog, për paqe dhe stabilitet", tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për zhvillimet e fundit, duke e njoftuar për punën që po bëhet në fuqizimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje edhe për përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar besimin e plotë se Londra do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës, e cila tashmë është konfirmuar edhe nga Sekretari Boris Johnson.

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Duke çmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, Baronesha Ashton theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut si mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.

The post Mustafa: Kosova, model i përkushtimit për paqe, dialog e stabilitet appeared first on Mesazhi.com.

Veseli në Vjenë: Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

Posted: 17 Jan 2017 05:16 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u është adresuar sot përfaqësuesve të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë, të mbledhur në Vjenë, në Konferencën “Com-sult”, në të cilën po diskutohet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryeparlamentari Veseli bëri një përshkrim të së kaluarës së dhimbshme të popujve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në ish-Jugosllavi, në të cilën, tranzicioni demokratik u la mënjanë dhe në vend të tij u shfaqën hasmëritë dhe urrejtja ndëretnike, për pasojë të të cilave qindra-mijëra civilë të pafajshëm humbën jetën, mes tyre edhe mijëra shqiptarë, ndërsa vendet u kthyen në gërmadha dhe shoqëritë, bashkë me ekonomitë, e tyre u shkatërruan.

Veseli tha se pas luftërave të tmerrshme, shekulli i ri në Ballkanin Perëndimor nisi me një shpresë të re, por me vështirësi në tranzicion, deri më 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.

"Në këto pak vite të ekzistencës së tij, shteti i Kosovës ka shënuar hapa historikë në konsolidimin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Deri më tash, 113 shtete e kanë njohur Republikën e Kosovës. Jemi bërë pjesë e një sërë iniciativash dhe mekanizmash ndërkombëtarë. Të rinjtë e Kosovës, edhe pse më të izoluarit në Evropë, janë duke shkëlqyer në garat sportive ndërkombëtare, në muzikë dhe inovacion", tha Kryeparlamentari Veseli.

Ai, po ashtu, pohoi se pavarësia e Kosovës e ka bërë më të qëndrueshëm stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit.

"Sot, ne mund të ndihemi mirë, sepse të gjitha vendet tona kanë vizion të përbashkët për të qenë pjesë e familjes së demokracive evropiane. Aty-këtu dëgjojmë zëra të forcave antidemokratike që flasin për orientime të tjera strategjike, për aleanca të reja, por jam i bindur se këto forca nuk do të mund ta rivalizojnë vizionin euro-atlantik, i cili, para së gjithash, ka mbështetjen e plotë të qytetarëve dhe shoqërive ballkanike. Megjithëkëtë, nuk duhet që të injorohen këto forca", theksoi Veseli.

Duke folur për sfidat e vendeve të Ballkanit dhe nevojën e mbështetjes nga Bashkimi Evropian, Kryeparlamentari Veseli ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe dialog.

Ai tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në procesin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy shteteve fillimisht të normalizohen, si hap i parë drejt procesit të njohjes reciproke si dy shtete të pavarura, që ndajnë të njëjtën aspiratë për të qenë pjesë e BE-së.

Por, Veseli e cilësoi brengosës faktin se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij.

"Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviqit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli, që ne konsiderojmë se në fund të fundit do t'i bëjë dëm më së shumti vetë Serbisë dhe qytetarëve të saj", tha Kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se Republika e Kosovës përbën një realitet gjeopolitik të pakthyeshëm. Sipas tij, shumëçka mund të ndodhë në Ballkan, por në asnjë mënyrë kthimi i të së kaluarës.

"Ne i kuptojmë vështirësitë e Serbisë për t'u çliruar nga trashëgimia e së kaluarës, por fqinji ynë verior duhet ta kuptojë se nuk mund të bëhet pjesë e BE-së duke penguar fqinjët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë besoj se në muajt dhe vitet në vazhdim do të ecim të gjithë së bashku në këtë drejtim, që një ditë paqja e brishtë ballkanike të fitojë epitetin e asaj që quhet paqe demokratike mes kombeve. Por, është e domosdoshme që BE-ja të qartësojë parimin e barazisë së të gjitha shteteve të rajonit në perspektivën integruese", tha Kryeparlamentari Veseli.

The post Veseli në Vjenë: Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

Posted: 17 Jan 2017 04:55 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t'iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

"Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës", u shpreh gjenerallejtënant Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

"Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s", u shpreh presidenti Thaçi.

"FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumë etnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës", u shpreh presidenti Thaçi. /

The post Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet Raid Salah, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948

Posted: 17 Jan 2017 03:38 AM PST

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948 Raid Salah, i cili u arrestua nëntë muaj më parë, është liruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i Salahut, Halid Zebarika për AA, tha se Administrata e burgjeve izraelite ka konfirmuar zyrtarisht se Raid Salah është liruar.

Ai gjithashtu shtoi se për momentin nuk dihet se ku ndodhet Salah.

“Ne tani jemi duke pritur para burgut Rimon. Por, është e mundur që më herët të jetë transferuar në ndonjë burg tjetër dhe është liruar. Jemi duke u përpjekur që të marrim informacion nga zyrtarët izraelitë”, tha Zebarika.

Gjykata izraelite dijetarin Raid Salah më 18 prill 2016 e dënoi me nëntë muaj burg, sepse gjoja para nëntë vitesh “kishte bërë thirrje për urrejtje” në fjalimin e tij gjatë hutbes.

Salah nga maji i vitit të kaluar ishte në izolim në burgun Birus Seba.

The post Lirohet Raid Salah, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948 appeared first on Mesazhi.com.

Prefekti i Stambollit, Şahin: Autori i sulmit ka pranuar krimin

Posted: 17 Jan 2017 03:36 AM PST

Prefekti i Stambollit Vasip Şahin lidhur me sulmin terrorist në Ortaköy të Stambollit ka njoftuar se autori i sulmit Abdulgadir Masharipov ka pranuar krimin dhe si rezultat i hetimeve janë përputhur shenjat e gishtërinjve, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti Şahin, bashkë me drejtorin e policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan në lidhje me sulmin në Ortaköy kanë mbajtur konferencë për media në Drejtorinë e policisë së Stambollit.

Ai theksoi se drejtoria e policisë që nga dita e sulmit ka bërë një punë shumë serioze dhe të ndërlikuar dhe me këtë operacion të kryer është arrestuar autori i sulmit.

“Në kuadër të këtyre punimeve janë kryer opeacione në 152 adresa, ku si rezulat janë ndaluar 50 persona. Gjithashtu i janë dorëzur autoriteteve përkatëse për vazhdimin e procedurave të nevojshme 168 persona apo të dyshuar për t’u bërë luftëtarë të huaj. Bashkë me terroristin janë sekuestruar edhe 197 mijë dollarë amerikanë, 2 pistoleta me karikatorë (nga të cilat njëra prej pistoletave është me ajër) dy dronë dhe dy sim kartela si dhe shumë materiale të tjera”, tha Şahin.

Pasi ka vënë në dukje se terroristi ka pranuar krimin Şahin, tha se “në të njëjtën kohë në hetime janë përputhur edhe shenjat e gishtërinjve”.

Duke shprehur falënderimet për të gjithë njësitë e policisë për operacionin e suksesshëm dhe duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më prefekti Şahin tha: “Në këtë pikë kemi marrë masat në nivelin më të lartë. Kemi marrë masa në çdo kuptim për institucionet apo organizatat e rrezikuara. Sigurisht që edhe ndjeshmëria e qytetarëve tanë është shumë e rëndësishme. Gjatë këtyre operacioneve janë kryer rreth 2.200 denoncime. Për ne këto janë informacione dhe prova shumë të rëndësishme. Presim që ndjeshmëria e qytetarëve tanë të vazhdojë duke u rritur”.

“Është arrestuar në njërën prej 5 adresave”

Pas një pyetjeje se si është arrestuar terroristi prefekti i Stambollit Vasip Şahin, ka thënë: “Bashkë me terroristin janë ndaluar edhe një person nga Iraku dhe 3 femra të cilat janë nga Egjipti dhe Afrika. Po vlerësohen ndalimet e tyre ku ka mundësi të lartë për lidhje me organizatën. Ata janë ndaluar të gjithë sepse ndodheshin në një shtëpi me terroristin. Përveç irakianit 3 femrat vlerësohen se kanë mbërritur aty në 3 ditët e fundit. Sigurisht që këto janë vlerësime por gjatë hetimeve këto do të qartësohen edhe më tej. Punonjësit e policisë ishin në ndjekje të këtyre adresave ku si rezultat i ndjekjeve në këto 5 adresa u bë i mundur arrestimi”.

“Atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar”

Në pyetjen e një gazetari se “ka pretendime se në ditën e ngjarjes terroristi është ndihmuar?”, prefekti Şahin është përgjigjur se “Tani është ende herët, hetimi vazhdon. Presim që në një kohë të shkurtër të arrijmë të marrim këto informacione. Sigurisht që atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar. Këto do të përcaktohen më qartë gjatë hetimeve”.

“Ka hyrë ilegalisht në muajin janar”

Pasi ka njoftuar se terrroristi ka hyrë në vend ilegalisht në muajin janar Şahin, tha se “Ka prova të forta se ka hyrë nga kufiri në lindje të vendit. Këto po ndiqen. Por, të paktën është e qartë se kjo është kryer në emër të DEASH-it”.

“Në operacione të tilla qëllimi ynë është që të kapim të gjallë kriminelin. Edhe ky operacion është kryer në mënyrë të tillë, ku edhe forcat tona të sigurisë sipas ligjit nuk përdorin armë nëse nuk janë të detyruar. Në këtë oparacion nuk ka qenë nevojë për përdorimin e armëve për arsyen se edhe pala përballë nuk ka përdorur armë”, tha ai.

Prefekti Şahin ka theksuar se për kryerjen e këtij operacioni janë shfrytëzuar edhe informacione të marra nga bashkëshortja e terroristit ku ndaj pyetjes në lidhje “nëse ndodhej fëmija pranë tij”, Şahin vuri në dukje se “mesnatën e djeshme vazja nuk ishte pranë tij, por pranë nënës së saj. Ne vlerësonim se djali do të ishte pranë tij por nuk ishte”.

Ndërsa në pyetjen për fatin e fëmijës, Şahin ka thënë: “Në lidhje me fëmijët ka disa dispozita në legjislacionin tonë kombëtar, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sigurisht që mbrojtja e këtyre fëmijëve do të bëhet në përputhje me këto dispozita”.

The post Prefekti i Stambollit, Şahin: Autori i sulmit ka pranuar krimin appeared first on Mesazhi.com.

Hyseni: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri, mesazh për Beogradin

Posted: 17 Jan 2017 02:59 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka raportuar të martën në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Hyseni duke folur për gjendjen në veri tha se të gjitha veprimet nga Policia e Kosovës janë bërë me qëllim të parandalimit të ndonjë eksesi.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se veprimet e Policisë së Kosovës janë mesazh i qartë për Beogradin që të mos ketë provokime të tilla.

"Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet dhe i përgëzoj. Planet e Policisë nuk kanë mundur të bëhen publike dhe të zbulohen paraprakisht. Policia ka shkuar më herët në bazë të spekulimeve që është minuar hekurudha. Aty është bërë një kontroll rutinor", tha Hyseni.

Ai kërkoi që të ruhet qetësia, pasi sipas tij, pasi Serbia mund të përfitoj duke inskenuar rrethana të tilla.

Ndryshe, treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë të shtunën ishte nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Treni ishte dekoruar me simbole nacionaliste, ndërsa në të ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.

Por Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në Kosovë, në mungesë të lejes për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës.

The post Hyseni: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri, mesazh për Beogradin appeared first on Mesazhi.com.

Shala: Nëse Qeveria kërkon, ne do ta rrëzojmë murin në veri

Posted: 17 Jan 2017 02:58 AM PST

Çështja e murit të Mitrovicës i cili është ndërtuar në dhjetor të vitit të kaluar tashmë është çështje që i ka kaluar kompetencat edhe të një ministrie, duke u bërë kështu çështje e instancave më të larta të një shteti.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Shala u shpreh i bindur se do t'i kryej të gjitha detyrat dhe obligimet që do t'i vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

"Kjo është çështje që tashmë i kalon kompetencat brenda një ministrie. Është punë dhe situatë që merret në instancat më të larta të një shteti. Unë jam njëri nga akterët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe do t'i kryejë të gjitha obligimet dhe detyrat që dalin nga instancat më të larta qeveritare. Çka të kërkohet nga Qeveria në MMPH unë do t'i kryej. Ne jemi në kontakt me Qeverinë dhe jemi në gatishmëri", ka thënë ministri Shala për Telegrafin.

Ndryshe nga Shala, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq ka thënë se u takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë.

E, kryekuvendari Kadri Veseli në një konferencë për media ka pohuar se muri do të largohet dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta marrin përsipër si aspektin financiar, ashtu edhe rrëzimin e tij.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në fund të dhjetorit ka miratuar një rezolutë për çështjen e murit të ndërtuar në veri, aty thuhet, se muri duhet të hiqet nga autoritetet lokale deri më 31 janar.

The post Shala: Nëse Qeveria kërkon, ne do ta rrëzojmë murin në veri appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more