Skip to main content

Lajmi.net: “Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë” plus 8 more

Lajmi.net: “Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë” plus 8 more


Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë

Posted: 17 Jan 2017 11:45 PM PST

Ministri i brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, tha mbrëmë se kjo barrierë do të kushtoj afro 3.85 milionë dollarë dhe do të përfundoj deri në fund të këtij viti.

Ministri Misiunas ka pranuar se ky objekt nuk do të siguroj mbrojtje të madhe kundër ndonjë sulmi masiv ushtarak, por theksoi se me këtë tregohet shqetësimi i vedit të tij për këmbëngulësinë në rritje të Rusisë, e cila i ka vendosur mijëra ushtarë në këtë rajon.

Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndërtimin e barrierës e ka arsyetuar edhe me reduktimin e kontrabandës.

"Ne duhet ta parandalojmë kontrabandën dhe t'i forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian", tha Misiunas, dhe ka shtuar se "ne e dimë mirë se çka po ndodhë brenda enklavës ruse".

Frikë te Milan, Donnarumma te klubi më i madh në botë? (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 11:39 PM PST

Gianluigi Donnarumma ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Milan, gjatë këtij sezoni.

Dhe, kjo ka bërë që Real Madrid dhe Manchester United ta përcjellin me vëmendje gjendjen e tij në San Siro, shkruan e përditshmja sportive italiane "Tuttosport".

Real Madrid është duke e konsideruar Donnarumman si pasardhës ideal për Keylos Navas edhe pse objektivi kryesor është David de Gea, përcjell "lajmi.net".

Kurse, në rast të largimit të De Geas, Manchester United do t'i shfrytëzojë raportet e mira me menaxherin e Donnarummas, Mino Raiola, për ta sjellë portierin në Old Trafford. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Brad Pitt fillon lidhjen me aktoren e njohur amerikane (Foto)

Posted: 17 Jan 2017 11:34 PM PST

Brad Pitt

Zërat vijnë nga Australia, ku thuhet gjithashtu se vajza e "Goldie Hawn" mund të jetë shtatzënë. Duket se kanë qenë miq të aktores 37-vjeçare, që kanë përhapur lajmin e lidhjes së re të Hudson, që ka qenë "single" që nga fundi i historisë së saj me Matt Bellamy, ndërkohë që edhe Pitt u shndërrua në beqarin më të lakmuar pas ndarjes me Jolie.

Pitt dhe Hudson kanë marrë pjesë në festën që ka pasuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Golden Globe", dhe ata më thashethemexhinjtë thonë se Kate kishte veshur një fustan magjepsës, pikërisht për të tërhequr vëmendjen e Brad Pitt.

Ata nuk janë fiksuar asgjëkundi bashkë, por ka nga ata që pretendojnë se, për t'u larguar nga festa kanë përdorur të njëjtën makinë. Më herët është larguar Brad Pitt dhe më pas shoferi është kthyer për të marrë Kate Hudson.

Nëse historia mes tyre do të konfirmohet, do të ishte një dëshirë e bërë realitet, pasi kohë më parë, në një intervistë në radio, Kate do të thoshte se ëndërronte një djalë si Brad Pitt.Brad Pitt gjen zëvendësuesen e JolieImage result for kate hudsonImage result for how to lose a guy in 10 days kate hudson

Rusi: Zgjatet lejeqëndrimi i amerikanit Snowden

Posted: 17 Jan 2017 11:34 PM PST

"Lejeqëndrimi i Snowdenit në Rusi është zgjatur për disa vite të tjera", tha sot në një shkrim në rrjetin Facebook, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Edward Snowden është larguar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe ka marrë azil të përkohshëm në Rusi, pasi i ka publikuar afro 1.5 milion dokumete sekrete, që i ka siguruar derisa ka punuar si kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Këto materiale që kanë rrjedhur në opinion, kanë shkaktuar një debat të nxehtë për legjitimitetin e disa programeve të agjencisë, për shkak të shqetësimeve për privatësi dhe për vëzhgimin amerikan kundër aleatëve të vet.

Lamtumirë Dortmund, transferohet në Kinë (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 11:27 PM PST

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Adrian Ramos do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja gjermane "Bild" ka bërë të ditur se Ramos pritet të transferohet në Kinë, përcjell "lajmi.net".

Ramos ka zgjuar interesim nga Chongqing Lifan. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Ardit Gjebrea rrëfen arsyen përse nuk i rikthehet muzikës

Posted: 17 Jan 2017 11:23 PM PST

Ardit Gjebrea

Para studentëve, Gjebrea foli për ëndrrat, studimet, jetën në Itali, lidhjen me muzikën e televizionin, etj..

Me këngët e tij të mesit të viteve '90, ai ka mbetur në kujtesën e publikut dhe këngët e tij këndohen ende sot.

Po pse Gjebrea i është kushtuar kaq fort menaxhimit të muzikës me festivalin "Kënga Magjike" dhe moderimit me emisionin "E diela Shqiptare" dhe nuk po këndon më si dikur?

Në një përgjigje të sinqertë ai pranon se nuk e gjen veten tek tregu i tanishëm muzikor komercial.

"Unë shpeshherë jam më i sinqertë se ç'duhet dhe do ta ruaj sinqeritetin tim dhe sot, më ndodh që të keqkuptohem. Sot portalet e ndryshme mund të keqpkuptojnë atë që dua të them dhe nuk do të jem shumë i sinqertë në përgjigjen time. Dua të jem pak diplomat sepse nuk dua të fyej askënd. Kështu që secili bën zgjedhjen e tij në jetë, por nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë dhe të këndoja, nuk do të jetoja më mirë se sa jetoj sot. Kjo është përgjigja ime e sinqertë pa dhënë detaje. Unë kam kënduar në pallate sporti, në stadiume, kam kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kam kënduar në vende ku muzika vetëm dëgjohej. Në të gjitha turnetë që kam bërë jashtë, aty ku ka shqiptarë në Gjermani, SHBA, Greqi, kam kënduar nëpër teatro. Sot rrallë këngëtarët këndojnë nëpër teatro. Unë nuk dua të humbas atë habitatin tim. Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas. Unë jam i lidhur me atë mentalitet të muzikës dhe nuk dua që të jetë ndryshe", tha ai./Mapo

Horoskopi, 18 janar 2017

Posted: 17 Jan 2017 11:21 PM PST

Horoskopi

Dashi

Çështjet e zemrës do ecin me se miri gjate gjithë kësaj dite nëse i përkushtoheni atij qe keni ne krah dhe bëni te pamundurën për t'ia plotësuar dëshirat. Beqaret do realizojnë takime te veçanta, por nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Ne fakt me e mira është te njihen mjaftueshme me ta para se te vendosin çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do jeni tej mase te logjikshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Demi

Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur atij qe keni ne krah gjate kësaj dite, marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do mundohen ne çdo moment qe te joshin persona me vlera, por te gjitha përpjekjet do jene te kota. Financat do dini si t'i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi. Disa madje shume shpejt mund te kenë edhe përmirësime.

Binjaket

Edhe ju do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift sot. Do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe emocionet kane për te qene me te forta se asnjëherë. Për beqaret do jete gjithashtu dite me fat dhe me ndryshime rrënjësore. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për te kryer te gjitha investimet e menduara.

Gaforrja

Juve qe jeni ne një lidhje dhe qe kohet e fundit keni pasur probleme me partnerin, duhet te gjeni mënyrën e duhur sot për ta qetësuar situatën. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe mjaft emocionuese edhe pse jo te gjithë do takojnë persona interesante. Me miqtë nuk do ja kaloni asnjëherë keq. Financat mund te kenë disa përmirësime për shkak te përmbylljes me sukses te një projekti te madh.

Luani

Do e përkëdhelni, do e ledhatoni, do e dashuroni dhe do ja shprehni ndjenjat me çdo lloj mënyre atij qe keni ne krah sot ju te dashuruarit. Dita do jete vërtet e veçante. Beqaret me mire te mos tentojnë sot te fillojnë një lidhje, pasi gjerat do ju ndërlikohen edhe me tepër nga sa mendonin. Gjendja financiare nuk do jete ashtu si e prisnit kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Virgjeresha

Dielli do e ndriçoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do i kuptoni mire gabimet qe keni bere. Pas mesditës do filloni te afroheni me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie te cilave nuk do mund t'iu thonë jo. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, prandaj mundohuni te shmangni sa me shume transaksionet e pamenduara.

Peshorja

Harmonia dhe kënaqësitë do jene ne program sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire dhe nuk do doni asgjë me shume nga çfarë yjet ju kane ofruar. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por ato do jene interesante dhe mund te përfundojnë edhe ne diçka serioze. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mire planifikuar.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci sot sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret ne te kundërt do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Ata do gjejnë personin me te përshtatshëm, te cilin kishin kohe qe e ëndërronin. Ne planin financiar do vazhdoni te gjendeni ne situate te vështirë.

Shigjetari

Do jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni shume nga problemet e hershme. Te dy palët do ndiheni me te qete. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe për te mos u ndier vetëm me mire te dalim me miqtë e te argëtohen. Ne planin financiar do jeni disi me fat prandaj gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

Bricjapi

Asgjë nuk ka për te ecur mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do debatoni për gjithçka dhe secili do kërkojë me ngulm te dale e veta. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse vetëm ashtu do mund te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri për aq kohe sa tregoheni te kujdesshëm dhe te matur me çdo hap.

Ujori

Do jeni kritike ndaj njeri­tjetrit sot ju te dashuruarit, por kjo nuk do te thotë se do keni debate. Te dy do jeni liberale, tolerante dhe do e kuptoni gjithçka si duhet. Beqaret do kenë një jete mjaft aktive dhe te mbushur me njohje te reja. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Ne planin financiar duhet te gjeni strategjinë e duhur për t'i menaxhuar paratë ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Çiftet qe kohet e fundit kane pasur probleme dhe mosmarrëveshje, duhet te bëjnë kujdes edhe gjate kësaj dite sepse gjerat nuk parashikohet te ecin si duhet. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene shume te mira. Yjet nuk do e favorizojnë aspak stabilizimin e situatës kështu qe do ju duhet tej mase maturi.

Messi thyen heshtjen, zgjedh klubin ku dëshiron të luajë (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 11:20 PM PST

Lionel Messi nuk planifikon të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi ende nuk e ka vazhduar kontratën me gjigantin katalan, e vlefshme deri në verën e vitit 2018.

Por, ai ka theksuar se dëshiron të mbetet në Camp Nou.

"Barcelonë ma ka dhënë gjithçka dhe do të jem këtu për aq kohë sa më dëshirojnë", deklaroi Messi për revistën angleze "Coach", përcjell "lajmi.net".

Messi së fundmi spekulohej se kërkohet nga Manchester City. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Eliza Dushku nuk i harron kurrë rrënjët shqiptare, ja çfarë ka publikuar (Foto)

Posted: 17 Jan 2017 11:15 PM PST

Eliza Dushku

Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën është shfaqur tërësisht me të kuqe duke bërë shenjën e shqiponjës.

Eliza i ka kujtuar ndjekësit e saj rreth dokumentarit për Shqipërinë që ka realizuar disa vite më parë, i cili vjen si një kërkim i rrënjëve të saj duke treguar kulturën shqiptare.

"Ky vend i vogël me një zemër të madhe ka kaluar dekada në izolim dhe ne ishim mjaft të ngazëllyer që mundën të realizonin një nga dokumentarët e parë duke eksploruar kulturën mahnitëse, historinë dhe jetën e ditëve të sotme të njerëzve tanë në këtë tokë,"-përfundon Dushku.

Ajo ka qenë disa ditë në vendin tonë për të promovuar dokumentarin e saj "Dear Albania"./Gazeta Express

eliza-1484691308-1478847

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more