Skip to main content

Lajmi.net: “Dhjetëra ministri e agjenci me veprimtari lokale në veri, rrezikojnë të mbyllen” plus 8 more

Lajmi.net: “Dhjetëra ministri e agjenci me veprimtari lokale në veri, rrezikojnë të mbyllen” plus 8 more


Dhjetëra ministri e agjenci me veprimtari lokale në veri, rrezikojnë të mbyllen

Posted: 17 Jan 2017 12:28 AM PST

15 ministri dhe agjenci qendrore, që kanë fushëveprimtari lokale në Mitrovicën Veriore, rrezikojnë të mbyllen pasi pronari që kishte lëshuar objektin me qira nga presion i serbëve lokalë detyrohet t'i dëbojë nga aty.

Këto 15 ministri e agjenci: Ministria e Administratës Publike; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal; Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria për Kthim dhe Komunitete; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Administrata Tatimore e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës; Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve; Agjencia Kadastrale e Kosovës; Agjencia e Arkivave; Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë të vendosura në objektin e Sasha Dedoviqit, pronar i hotelit "Sasa" në veri të Mitrovicës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ky objekt ishte inauguruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Më i zëshmi që këto objekte të largohen nga kjo ndërtesë në veriun e vendit ishte Millan Ivanoviq, mjek me profesion, aktualisht drejtor i Spitalit të Veriut dhe për një kohë të gjatë kryetar i Këshillit Nacional Serb, i cili ka përsëritur kërkesën e tij që në veri të Kosovës të zbatohet rendi kushtetues i Republikës së Serbisë e në asnjë mënyrë ai i Republikës së Kosovës./ZERI.INFO/

Galliani zbulon përforcimin e madh të Milanit (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 12:21 AM PST

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar negociatat me Evertonin për transferimin e mesfushorit Gerard Deulofeu.

Ish futbollisti i Barcelonës është objektiv i madh i "Rossonerëve", gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

"Jemi në bisedime për Deulofeu, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Evertoni e di se ne mund të marrim lojtarë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicioni", ka deklaruar Galliani, përcjell "lajmi.net".

Palët pritet të arrijnë marrëveshje në ditët e ardhshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

35 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka

Posted: 17 Jan 2017 12:14 AM PST

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil, Qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova.

Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa: HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para vetura ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë, një person nga një distancë pre tre metrave ka shtënë. Krahas kësaj, një person tjetër ka gjuajtur dhe ju ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.

Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur, pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit. Si pasojë e kësaj, vetura ka vazhduar më tutje të ecën derisa përplaset me një garazhe. Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba; Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllain Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”.

Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: “Ka qenë UDB-ja”.

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: “E tëra dukej si pas një ekzekutimi”.

Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i, Siegfried Hübner: duhet qëlluar me katër plumba, “tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”.

Koha dhe atentati ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminele dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjashme.

Zidane ka një lajm të keq për tifozët e Barcelonës

Posted: 17 Jan 2017 12:08 AM PST

Sevilla e ndali Real Madridin duke e mposhtur 2:1 në xhiron e shkuar në La Ligë.

Por, Zinedine Zidane nuk brengoset se humbja mund të lë pasoja në skuadrën e tij.

Në fakt ai ka bërë një premtim të madh për tifozët nga Santiago Bernabeu e që nuk do t’i pëlqejë aspak rivalit të madh, Barcelona, përcjell "lajmi.net".

"Kjo humbje do të na bëjë edhe më të fortë", deklaroi ai për mediat spanjolle. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Miliona euro për dasmën e vajzës ruse (Foto)

Posted: 17 Jan 2017 12:07 AM PST

Yjet janë "peshuar në lek" për të performuar në festën ekstravagante pasi Irene Kogan, mbesa e Valery Kogan u bë nusja e Daniel Kevey këtë të shtunë.

Mariah Carey deklaroi se është paguar 2.3 milionë euro për të fluturuar nga SHBA dhe për të kënduar "We Belong Together" çiftit të ri në hotelin Landmark në Londër, ku suita presidenciale kushton mbi 1600 euro nata.

Elton John, i cili nuk performon për më pak se 1.7 milionë euro, ishte gjithashtu pjesë e festës.

Por ndërsa Elton John dhe Mariah Carey ishin ftuar për të kënduar, shumë figura të njohura të ishin gjithashtu pjesë e dasmës./ Top Channel

Albani ndihmon të pastrehët: “E kthej të mirën që na e ka bërë Gjermania ne”

Posted: 17 Jan 2017 12:07 AM PST

Alban Ferati, një shqiptar 21 vjeçar me prejardhje nga Kosova, së bashku me të shoqen, Birgül është pronar i një kioske në qytetin Gelsenkirchen, shkruan derwesten.de. Javën e kaluar ai u ishte drejtuar përmes facebook-ut të gjithë bashkëqytetarëve me një lutje jo të zakonshme: "Ju lus të gjithë që, nëse shihni rrugës njerëz që nuk janë në gjendje të mirë, i sillni te unë, në kioskë. Pijet e ngrohta janë pa pagesë për të gjithë ata që kanë nevojë", transmeton albinfo.ch

Dhe, ky apel kishte "ndezur". Postimi i tij ishte shpërndarë më shumë se 1000 herë dhe ishte pëlqyer nga së paku 1400 përdorues të facebookut. Por, jo vetëm kaq. Shumë prej tyre nuk janë mjaftuar duke dhënë vetëm një "like", rrëfen Albani në një video.

"Secili e ka provuar ndonjëherë që duke qenë jashtë në acar ka menduar të hysh brenda dhe të pish diçka të ngrohtë. Por të pastrehët nuk e kanë këtë mundësi"; thotë Albani.

Për Alban Feratin, të ndihmosh njerëzit në nevojë është diçka e nënkuptueshme. Prindërit e tij ishin strehuar në Gjermani duke ikur nga lufta në Kosovë. Ata janë ndihmuar në fillimet e tyre në vendin e mikpritjes dhe ai e përcjell ndihmën tutje.

"Unë jam edukuar kështu. Të duash të ndihmosh atje ku mundesh, është thjesht diçka njerëzore".

Messi te klubi i pasur për 110 milionë euro (FOTO)

Posted: 16 Jan 2017 11:50 PM PST

Manchester City është i gatshëm të thyejë rekordin e transferimeve për Lionel Messin.

Tabloidi britanik "The Sun" raporton se "Citizens" janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.

Kurse, atij i kanë ofruar plot 900 mijë euro në javë, përcjell "lajmi.net".

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me Messin në Etihad Stadium. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Çmime për anëtarët më aktiv të Maqedonisë në ‘Wikipedia’

Posted: 16 Jan 2017 11:49 PM PST

Wiki klubi në Maqedoni filloi me punë në tetor dhe anëtarët e tij kanë publikuar mbi 70 artikuj të rinj dhe plotësuan qindra artikuj ekzistues të Wikipiedia-s në gjuhën maqedonase, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen e numrit dhe cilësisë së përmbajtjeve të Wikipedia-s në maqedonisht, njofton AIM.

Ky është projekt i Muzeut të Luftës së Maqedonisë dhe Shoqatës për shtimin e përmbajtjeve të lira GLAM nga Shkupi. /Telegrafi/

Bebe Rexha me të ëmën në shëtitje (Foto)

Posted: 16 Jan 2017 11:37 PM PST

Bebe Rexha

Po, krahas muzikës, këngëtarja ka gjetur kohë edhe për një shëtitje. Këngëtarja e hitit 'I got you' ka postuar video në Instastory tekhsa shihet bashkë me të ëmën e saj.

Ajo shihet teksa merrte puthje nga nëna e saj, e në një nga pjesët e shkëputura është se si ato të dyja për pak do putheshin në buzë.

bebe-rexha1_1484602378-532715

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more