“Erdogan i reagon ashpër Serbisë: Po mi preket shqiptaret, me mire lëshone Serbinë” plus 9 more Ferizaj Press
“Erdogan i reagon ashpër Serbisë: Po mi preket shqiptaret, me mire lëshone Serbinë” plus 9 more Ferizaj Press |
- Erdogan i reagon ashpër Serbisë: Po mi preket shqiptaret, me mire lëshone Serbinë
- NATO: Jemi të gatshëm të reagojmë, por pas Policisë së Kosovës
- Rusia e mirëpriti deklaratën e Trumpit se NATO është “vjetëruar”
- Gazetarët shqiptarë e serbë përpiqen t’i kalojnë barrierat etnike e politike
- Bajrami inauguron linjën e prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot
- ROSU me “Cobra” ishin të përgatitur që me ditë të tëra të qëndronin në veri
- Vazhdojnë reduktimet e KEDS-it: Këto vende do mbesin në terr gjatë ditëve në vazhdim
- Kryeparlamentari Veseli në Vjenë, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Com-sult”
- Walker pritet nga drejtuesit e Nismës, flasin për problemet që po ballafaqohet Kosova
- Kryetari Svarqa takohet me karabinierët Italian
Erdogan i reagon ashpër Serbisë: Po mi preket shqiptaret, me mire lëshone Serbinë Posted: 16 Jan 2017 09:20 AM PST Kryeministri turk Erdogan në një interviste për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do të mbështeste vëllezërit shqiptare nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarake. Ai shtoi më tej se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UCK nuk është organizate rebele terroriste por vullneti i shqiptareve për të mbrojtur trojet e tyre. Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët. |
NATO: Jemi të gatshëm të reagojmë, por pas Policisë së Kosovës Posted: 16 Jan 2017 08:52 AM PST Aleanca Veri atlantike, NATO, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit "që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog". Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se "KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës" Deklaratat e zëdhënëses së NATO-s, pasuan tensionet e krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalojë, të shtunën, një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrime nacionaliste. Kthimi prapa i trenit shkaktoi një 'luftë fjalësh' ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që presidenti serb tha se "ishte i gatshëm të dërgonte trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme". Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, i tha Radios Evropa e Lirë se problemi me trenin është "çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit". "Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryej rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës", tha Lungescu në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. |
Rusia e mirëpriti deklaratën e Trumpit se NATO është “vjetëruar” Posted: 16 Jan 2017 08:50 AM PST Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se "NATO-ja me të vërtetë është mbetje e së kaluarës dhe ne pajtohemi me këtë". Në një intervistë me të përditshmen londineze, The Times, dhe atë gjermane, Bild, Donald Trump tha se NATO-ja është "e vjetëruar" pasi nuk ka bërë më tepër në luftimin e terrorizmit, por ka theksuar se aleanca është ende "shumë e rëndësishme për mua". |
Gazetarët shqiptarë e serbë përpiqen t’i kalojnë barrierat etnike e politike Posted: 16 Jan 2017 08:50 AM PST Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkëlqim Hysenaj, vlerësoi se një bashkëpunim i tillë do të duhej të ishte në tema konkrete të përditshme dhe jashtë politikës. "Aktualisht nuk ekziston ndonjë bashkëpunim i madh në mes të dy asociaconeve apo edhe organizatave të tjera që veprojnë në Kosovë. Ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me shoqatën e gazetarëve serbë mirëpo do të duhej të fokusoheshim në disa tema me të cilat po përballemi si komunitet i gazetarëve megjithëse e dimë që kemi probleme politike", tha Hysenaj. Ndërsa qëndrim të ngjashëm shprehu Drejtori i Televizionit 'MIR', Nenad Radosavleviq, nga Leposaviqi i cili tha se bashkëpunimi duhet të fillojë nga shoqatat që përfaqësojnë gazetarët. "Pengesa ka dhe ne duhet që të gjejmë rrugëdalje që këto pengesa të tejkalohen. Përveç pengesave politike, gazetarët shqiptarë dhe serbë kanë edhe pengesa gjuhësore. Është e domosdoshme që shoqatat e gazetarëve të bëhen multietnike", vlerësoi Radosavleviq. Në anën tjetër, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSh), tha se fillimisht duhet të tejkalohen barrierat gjuhësore dhe të sigurohet sipas tij lëvizja e lirë nëpër territorin e Kosovës. "Barriera e gjuhës dhe liria e lëvizjes natyrisht janë të rëndësishme sepse jetojmë në një vend ku secili raporton për qytetarin e vet edhe fatkeqësisht nëse flasim pastaj për marrëdhëniet në mes të gazetarëve, e përdorim gjuhën angleze dhe nuk është që e çajmë kokën shumë që të paktën t'i mësojmë gjërat elementare të gjuhëve të njëri tjetrit", konstatoi Mushkolaj. Fatmire Tërdevci, nga Zyra e BE-së në Kosovë ofroi mbështetjen në organzimin e ngjarjeve të tilla që, sipas saj, do të ngjallnin debate të mëtutjeshme drejt arritjes së qëllimeve të bashkëpunimit. Projekti që synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë do të vijojë me diskutime tjera në ditët dhe javët e ardhshme. /KALLXO.com/ |
Bajrami inauguron linjën e prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot Posted: 16 Jan 2017 08:43 AM PST Bajrami në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Ajo tha se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon vendi janë duke u shënuar zhvillime pozitive në fushën e ekonomisë, zhvillimit të ndërmarrjeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Më tej, ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në avancimin e klimës së mirë për bizneset me qëllim të stimulimit të aktivitetit afarist të ndërmarrjeve tona, dhe për këtë ajo falënderoi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian të cilët po japin kontribut të madh në krijimin e perspektivës ekonomike në vendin tonë. Ministrja Bajrami nënvizoi se përpos rëndësisë që ka kjo fabrikë në rritjen e mirëqenies në Komunën e Kllokotit, ka po ashtu edhe një dimension tjetër pozitiv që ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit. "Po flasim për një produkt i cili krijohet nga riciklimi i mbeturinave qoftë të drurit ose kashtës", tha ministrja, duke shtuar se ndihma prej 400 mijë euro që Zyra e BE-së i ka ndarë kësaj fabrike është tejet e rëndësishme. Gjatë vizitës së saj në këtë rajon, ministrja Hykmete Bajrami ka vizituar edhe ndërmarrjen "Fluidi" në Gjilan. |
ROSU me “Cobra” ishin të përgatitur që me ditë të tëra të qëndronin në veri Posted: 16 Jan 2017 08:42 AM PST Që trenin mos të lejohet me asnjë kusht të hynte në Kosovë, në pikën kufitare me Serbinë, në veri të vendit, u dërguan forcat speciale të Policisë të Kosovës të njohura si ROSU. Me 17 automjete të rënda të tipit "Cobra", ROSU u vendos në Jarinje dhe gjithçka ishte gati që "tytat e gjata" të funksionin nëse ishte nevoja, shkruan lajmi.net. ROSU u 'ngjit' në veri për herë të para pas vitit 2011, atëherë kur u vendos rregulli në pikat kufitare me Serbinë. Se sa ishin të vendosur që mos të lejohej futja e trenit rus dhuratë për Serbinë, tregojnë edhe burime të lajmi.net. "ROSU dhe forcat tjera kanë qenë të përgatitura që me ditë të tëra të qëndrojnë në veri, respektivisht në stacionin e parë hekurudhor Jarinja e Poshtme. Ky është stacioni i parë kur hyni nga Serbia në Kosovë", kanë thënë këto burime brenda forcave të sigurisë. Sipas tyre, ROSU ishte e përgatitur edhe me ushqim të bollshëm që të qëndroi derisa të largohet rreziku i futjes së trenit në Kosovë. Në këtë pjesë, ishin të stacionuara afër 150 pjesëtarë të ROSU-së. Fatmirësisht, dhe pa u shkrepur asnjë plumb, treni i ndalur në Rashkë, u rikthye në Beograd. /Lajmi.net/ |
Vazhdojnë reduktimet e KEDS-it: Këto vende do mbesin në terr gjatë ditëve në vazhdim Posted: 16 Jan 2017 08:42 AM PST Reduktimet nga ana e KEDS-it si duket do të vazhdojnë edhe në vitin 2017, pasi që nga fillimi i vitit ka pasur reduktime të vazhdueshme, shkruan lajmi.net. Njoftimi i plotë: Njoftime, 16 janar 2017 Prishtinë Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Prishtina II do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lesna 1 dhe Lesna 2, Lesna Ndertimi 2, objekti privat "ndërtesat e Fitores", ndërtesat "Kater Grykat", "Konak" shpk, Bashkim Hyseni NPN "Dynamic Com". Arsyeja e ndërprerjes: kyçje e TS-it të ri sipas pëlqimit elektroenergjetik. Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Fushë- Kosova do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nakarada, Dardhishta, Lismiri, lagjja Tërnavët. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllës së betonit, e konzolles dhe e izolatorëve VHD 20kV 2. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Fushe Kosova do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagjja 29 dhe Pompen FAM GAS. Arsyeja e ndërprerjes: premontimi i shtyllave në LP 10 kV. 3. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Mazgiti do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotinë, Strovc, Zhilivodë, Bequk, Milloshevë (një pjesë). Arsyeja e ndërprerjes: shtrirja e kabllos bistek në trasenë e shtyllave 10 kV. 4. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Drenasi do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci,Tërsteniku, Çikatova,Gllanasella dhe Dobrosheci. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja dhe promontimi i shtyllave. Prizren Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 110/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Adem Jashari, Zara, Behajdin Allaqi, Pellazgët, Fadil Rifati, Abdyl Beqiri, Ulpiana, Skender Rexhepi, Tefik Qanga, Marie Kraja, Faredin Hoti, Aleks Buda, Sarajeva, Vjosa, Shkodra, Ukë Bytyqi, Alajdin Rrahmanaj, Akili, Elena Gjika, Beteja e Kabashit, Ahmet Prishtina, Flamuri, Avdi Shala, Mahir Domi, Martirët e Kabashit, Sef Kosharja, Rozafa, Selver Maqkaj, Shaip Zurnaxhiu, Risani,S ahit Tixhaj, Rrustë Kabashi, Ali Pashë Tepelena, Bajroni, Ali Ibra, Dervish Hima, Durresi, Garibaldi, Hamzë Ukaj, Kolë Jakova,Tamil Shala, Bashkim Sukaj, Nëna Terezë, Fadil Ferati, Sami Koka dhe Sheshi UÇK. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i herësit të TMRr-ve nga 150/5/5A në 300/5/5A. 2. Më 18.01.2017 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci. Arsyeja e ndërprerjes: bartja e rrjetit ne shtylla te reja te TM. Ferizaj Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kulla Terni, Kulla Bablaku, Ambulanca Bablak, Rubovci, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gerlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova dhe Universium. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave në L.P. Bablaku dega Mirash i Ri. Peja Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 110/35/10 kV Peja 1 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe. Arsyeja e ndërprerjes: pastrim traseje dhe bartje të përçuesve në shtylla të reja, ndërrim izolatorëve VHD. 2. Më 18.01.2017 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishe, Gramaqel dhe Maznik. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i 4 shtyllave TM dhe izolatorëve. 3. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Isniqi do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gani Imeraj, "Lika Trade" Sali Likaj, Isniq- Zukaj dhe Januzaj, Farika e pompave, Demehalilët I, Demehalilët II, Ntp Stina Sadik Gjikokaj, Manastiri i Decanit, Hulaj, pushimorja e fëmijëve, Fabrika e mjaltit "Golden Honey". Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ndërprerësit të fuqisë. Gjilani
Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Gjilani II do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kufca, Stanishor, Mellci, Strazhë, Kosmata, Draganca, Manastiri, Mozgovë, Makreshi i ulët dhe i Epërm, Draganci i Vjetër. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i tri shtyllave të tensionit të mesëm dhe izolatorëve. Mitrovica Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq dhe Brusnik. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave 10kV. Gjakova Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Gjakova I do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Jahoci, Meja, rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremeti, Duzhne, Korenica, Shishmani, Neci, Ramoci, Guska, deva, Popoci, Ponosheci, Morina. Arsyeja e ndërprerjes: ndëerrimi i ndarësit linjor dhe riparimi i TM në TS – Jahoci 2, TS-Kulla Ponoshec revizionimi i oramnit TU (ndërrimi i ndërprerësve, bazamenteve siguresave të TU), kontrollimi-shtimi i trafovajit, pastrimi i hapsirës jashte dhe mbreda TS-it. 2. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Gjakova I do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Jahoc, Mejë, Rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremet, Duzhne, Korenicë, Shishman, Nec, Ramoc, Guskë, Devë, Popoc, Ponoshec dhe Morina. Arsyeja e ndërprerjes: revizionimi dhe montimi i ndarësit linjor në TS Cermjan – sharra, TS Lumajt (te shkolla) dhe TS Cermjan SHala revizionimi i oramnit TU (ndërrimi i ndërprerësve, bazamenteve siguresave TU), kontrollimi-shtimi i trafovajit, pastrimi i hapsirës jashtë dhe brenda TS-it. 3. Më 18.01.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralia, Kravasaria, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrim i bazave të siguresave ajrore në TS 1 Bellanicë. 4.
Më 19.01.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Carralluka, Drenovci, Vërmica e Malishevës, Shkarashniku, Tërpeza e Malishevës dhe Tërpeza e Ulët. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrim i mekanizmit të ndërprerësit të fuqisë në kthinën 10kV Caralluka.
|
Kryeparlamentari Veseli në Vjenë, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Com-sult” Posted: 16 Jan 2017 08:42 AM PST Veseli është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme. Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.
|
Walker pritet nga drejtuesit e Nismës, flasin për problemet që po ballafaqohet Kosova Posted: 16 Jan 2017 08:42 AM PST Zyrtarët e këtij subjekti politik kanë biseduar me Walkerin për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova kohës së fundit. Ky është postimi i Nismës për takimin e ambasadorin Walker: Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojm mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Walker. Me ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova. I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit. Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë. |
Kryetari Svarqa takohet me karabinierët Italian Posted: 16 Jan 2017 06:22 AM PST I pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa të hënë ka zhvilluar një takim me karabinierët italian në krye me rreshterin Rocco Fleres. Kryetari Svarqa me këtë rast ka falënderuar këta të fundit për vizitën e bëri, ndërkaq i ka njoftuar lidhur me qytetin e Ferizajt. Ai tha se qyteti i Ferizajt, është njëri ndër qytete më të qeta në Republikën e Kosovës sa i përket situatës së sigurisë, ndërkaq është qyteti i tretë për nga numri i banorëve. Nga ana tjetër rreshteri Rocco Fleres, ka falënderuar kryetarin Svarqa, për pritjen e bërë, ndërkaq ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë në çështje që janë në interes të të gjithë qytetarëve. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka shkëmbyer edhe dhurata modeste mes karabinierëve italian.
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: