Skip to main content

“Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)

Posted: 01 Dec 2016 12:08 PM PST

Një adoleshent që ishte dashuruar marrëzisht në arsimtaren, duket se kishte gjetur një metodë të keqe për t'i propozuar asaj martesë.

Djaloshi që besohet të jetë i moshës 17-18 vjet, kishte vendosur t'i propozojë në oborrin e shkollës, por ky veprim nervozoi tej mase arsimtaren e cila përpos që nuk i pranoi lulen që i dhuroi, por edhe filloi ta godas, transmeton Telegrafi.

Ai kishte marrë me vete një pankartë në të cilën shkruante: "Zonjusha Li, të dua! A do të martohesh me mua", por në momentin që ajo e pa mbeti e shokuar dhe në një moment filloi t'i bërtasë.

2

Por sa më shumë nxënës që grumbulloheshin rreth tyre, tensioni rritej ku arsimtarja fillon ta godasë djaloshin nga Kina që ishte dashuruar marrëzisht. /Telegrafi/

 

The post Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video)

Posted: 01 Dec 2016 09:28 AM PST

Një nxënës nga Shtetet e Bashkuara, e ka filmuar momentin kur e ka zbrazur qumështin që ishte trashur dhe lëvizte ngadalë.

Ai është rrëqethur nga pija e ambalazhuar, që i është shërbyer në mensën e shkollës, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht, në paketim shkruan se ende ka afat, por qumështi me kakao nuk ishte në gjendje normale.

Videoja e postuar në Reddit, për dy ditë është parë afro tre milionë herë.

"Kjo ndodh kur qumështi që ka qenë në frigorifer, është nxjerr dhe ka qëndruar për një kohë në vend të hapur", kanë deklaruar prodhuesit, duke hequr fajin nga ta. /Telegrafi/

The post Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video) appeared first on Telegrafi.

Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë!

Posted: 01 Dec 2016 08:23 AM PST

Kush e zgjodhi mirë detyrën e mëposhtme, mësuesja e një shkolle fillore në Beograd apo nxënësi i klasës së parë.

matematika

Kjo është bërë temë e këtyre ditëve në Serbi, për nivelin e tyre arsimor, pasi një moderatore e një kanali televiziv serb, në profilin e saj në Twitter e shpërndau një fotografi, transmeton Telegrafi.

Në të shihet pyetja dhe përgjigja që dha fëmija. Pyetja ishte kjo: "Ana ka lexuar një tregim, ndërsa Petri tri tregime më shumë se Ana. Sa tregime i kanë lexuar bashkë, Ana dhe Petri"?

Nxënësi jep këtë përgjigje: 1+4=5. Po ashtu shkruan sqarimin: "Bashkërisht i kanë lexuar pesë tregime".

Por, mësuesja ia korrigjoi 4-shin, duke dhënë këtë zgjidhje: 1+3=4! /Telegrafi/

The post Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more