Skip to main content

Mesazhi.com: “Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit Mustafa nga serbët” plus 8 more

Mesazhi.com: “Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit Mustafa nga serbët” plus 8 more


Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit Mustafa nga serbët

Posted: 03 Dec 2016 05:23 AM PST

Policia e Kosovës ka konfirmuar se eskorta e kryeministrit Isa Mustafa është bllokuar të premten në fshatin Rudarë i Madhënë Zveçan.

Më këtë policia ka demantuar kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se as nuk është penguar e as vonuar për të marr pjesë në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të një ure nga KFOR-i në Leposavic.

Por, në raportin e policisë thuhet se në orën 12:20 "rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e Kryeministrit të Kosovës", raporton lajmi.net.

Policia bënë të ditur se rreth orës 14:55 protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

The post Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit Mustafa nga serbët appeared first on Mesazhi.com.

Policia arreston tetë persona për organizim të bixhozit të paligjshëm

Posted: 03 Dec 2016 04:21 AM PST

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale "organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm".

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale "organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

Policia thotë se janë arrestuar shtetasit e Kosovës, V.H. (1991) mashkull, F.B. (1992) mashkull, S.D. (1990) femër, K.H. (1989) femër, O.K. (1991) mashkull, B.K. (1991) femër, A.Q. (1992) femër, I.B. (1987) mashkull.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

The post Policia arreston tetë persona për organizim të bixhozit të paligjshëm appeared first on Mesazhi.com.

Thaçit i dorëzohet Pakoja e akteve të reformës zgjedhore më 19 dhjetor

Posted: 03 Dec 2016 04:17 AM PST

Deri më 19 dhjetor presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë në tavolinën e tij, Pakon e akteve të reformës zgjedhore të punuar nga dy nëngrupet punuese, ai për Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe Ekipi Punues për ligjin e zgjedhjeve.
Këto ekipe tashmë janë formuar si dhe kanë mbajtur edhe një takim më 21 nëntor bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Por, në këto ekipe nuk janë të përfshira partitë politike, ato përbëhen nga: nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, dhe ka përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariatit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Përfaqësues të shoqërisë civile.

Besim Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike në Presidencë, njëherësh koordinator i grupeve për reformën zgjedhore, ka bërë të ditur për lajmi.net se deri më tani janë hartuar disa versione fillestare, e që janë 1. Propozim amendamenteve te Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit dhe çështjet e ndërlidhura; 2. Projektligji për zgjedhjet qendrore ne Republikës e Kosovës. 3. Projektligji për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

"Këto versione fillestare janë duke u diskutuar dhe afati për dërgimin e komenteve apo sugjerimeve është deri me datën 3 dhjetor 2016".

"Pas kësaj me datat 7 deri me datën 12 dhjetor 2016 do të mbahet punëtoria për shqyrtimin dhe finalizimin e pakos ligjore për reformën zgjedhore", ka thënë Kajtazi, për lajmi.net.

Finalizimi i drafteve sipas tij, pritet të bëhet deri më 12 dhjetor, ndërsa më datën 19 dhjetor do ti dorëzohen presidentit Thaçi.

"Deri me datën 12 dhjetor ekipet do të finalizojnë draftet, pas kësaj do të jetë procesi i standardizimit dhe përkthimit dhe sipas planit të punës më së largu deri me datën 19 dhjetor do ti dorëzohen Presidentit Pakoja e akteve për reformën zgjedhore", ka deklaruar Kajtazi.

Me iniciativë të presidentit Thaçi, reforma zgjedhore është rikthyer në agjendën institucionale. Me ftesë të tij, janë mbajtur dy takime më përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime janë bojkotuar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma.

The post Thaçit i dorëzohet Pakoja e akteve të reformës zgjedhore më 19 dhjetor appeared first on Mesazhi.com.

Turqia i përgjigjet Greqisë për deklaratën ndaj Shqipërisë dhe ndaj Erdoganit

Posted: 03 Dec 2016 02:26 AM PST

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjien e parë nga Ankaraja zyrtare.

Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se "ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve".

"Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve", thuhet në deklaratën e diplomacisë turke.

Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke 'u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban'.

The post Turqia i përgjigjet Greqisë për deklaratën ndaj Shqipërisë dhe ndaj Erdoganit appeared first on Mesazhi.com.

Namazi i natës në sheshin Ajasofja për të shtypurit në Arakan, Halep dhe Gaza

Posted: 03 Dec 2016 01:58 AM PST

Anëtarët e Shoqatës Rinia e Anadollit (AGD) në sheshin Ajasofja në Stamboll kanë falur namazin e natës për të shtypurit në Arakan, Halep dhe Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile të udhëhequra nga AGD organizuan aktivitetin me sloganin “Mos harro edhe ato kanë ftohtë”. Pjesëmarrësit të cilët kanë falur namazin e natës, kanë kryer lutje për muslimanët në Arakan, Halep dhe Gaza.

Kryetari i AGD për degën e Stambollit, Ali Uğur Bulut, në një deklaratë në emër të grupit tha se mendjet dhe zemrat e muslimanëve janë dënuar në dëshpërim.

“Ne pikëllohemi kur vërejmë jetët e pafajshme që masakrohen në Gaza, trupat e masakruar në Arakan, muslimanët në Halep që janë braktisur në uri, mizori në vdekje si dhe trupat e pajetë që vërejmë nëpër bregdete të njerëzve që kanë ndërmarrë udhën në përpjekje për jetë”, është shprehur Bulut, duke theksuar se brengosjet nuk mund të parandalojnë këto që përjetohen.

Ai ka shtuar më tej se “Është përgjegjësi e të gjithëve që të tregojnë një rezistencë të drejtë dhe të ndershme pavarësisht se kush është persekutori dhe se nga vjen persekutimi. Persekutimi nuk mund të jetë i përhershëm. Është shumë e rëndësishme që ne të bashkojmë zemrat tona me vëllezërit tanë të pafajshëm. Duhet të mbështesim vëllezërit tanë që kanë rënë dëshmorë, dhe ata të cilët vazhdojnë rezistencën në një situatë të pasigurtë, pa shtëpi, të pa mbrojtur dhe në uri, në këto ditë të ftohta të dimrit.”

The post Namazi i natës në sheshin Ajasofja për të shtypurit në Arakan, Halep dhe Gaza appeared first on Mesazhi.com.

Prezenca e Mustafës rikthen barrikadat në veri

Posted: 03 Dec 2016 01:29 AM PST

Barrikadat janë shfaqur përkohësisht të premten në Rudare, në rrugën kryesore që lidh Zveçanin me Leposaviqin.Sebep për këtë është bërë planifikimi i kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta, që të shfrytëzojnë këtë rrugë për të mbërritur në vendin ku është organizuar ceremonia e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë, e cila lidh po këto dy qytete të banuara me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Serbët e veriut, që mbajnë lidhje të forta me Serbinë, dhe që nuk ia njohin shtetësinë Kosovës, kishin vendosur një kamion në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin. Ishin rreth 200 banorë lokalë që ishin mbledhur aty.

Pengesa ishte vënë të premten, vetëm një muaj pasi në veri është hequr edhe barrikada e fundit, e vendosur atje qysh më 2011, si reagim i serbëve ndaj përpjekjes së autoriteteve të Kosovës për t'u vendosur në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Pavarësisht pengesave që kishin vënë serbët, kryeministri Mustafa ka mbërritur të premten në pikën që e kishte synuar. Ka shfrytëzuar rrugë alternative dhe kjo ka bërë që në cak të shkojë me vonesë për rreth dy orë

The post Prezenca e Mustafës rikthen barrikadat në veri appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje kundër iniciativës së Veselit për rastin “Dehari”

Posted: 03 Dec 2016 01:25 AM PST

ëvizja Vetëvendosje do që seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin të mbahet sipas thirrjes së shoqërisë civile përmes peticionit e jo nga iniciativa e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa, partitë e tjera opozitare do ta mbështesin një seancë të tillë, pavarësisht nga kush thirret, ani pse e shohin të pavend iniciativën e kreut të Kuvendit kur ekzistojnë nënshkrimet e qytetarëve.

Në mesin e këtij muaji grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të iniciojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Këtë zotim e ka dhënë kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ani pse opozita, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje, ka dy javë që po e kërkon një seancë të tillë. Madje në seancën e së mërkurës pati përplasje të ashpër mes Kadri Veselit e deputetëve të Vetëvendosjes rreth debatit për këtë vdekje, shkruan gazeta "Zëri".

Derisa Vetëvendosja kërkoi futjen në rend dite të seancës së jashtëzakonshme, kreu i legjislativit Kadri Veseli hodhi në votim kërkesën e subjektit opozitar, e cila mori vetëm 26 vota që nuk mjaftuan për debat.

Mirëpo, kreu i PDK-së dhe i Kuvendit bëri me dije se një seancë të jashtëzakonshme do ta kërkojë grupi parlamentar i partisë së tij.

"Më 14 dhjetor grupi parlamentar i PDK-së do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për rastin 'Dehari', në mënyrë që të dihet e vërteta, cilado qoftë ajo", ka theksuar kreu i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

The post Vetëvendosje kundër iniciativës së Veselit për rastin "Dehari" appeared first on Mesazhi.com.

Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

Posted: 03 Dec 2016 01:24 AM PST

"El Clasico" po afron. Kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin derbit më të madh në botën e futbollit. Ndeshja e rëndësishme fillon nga ora 16:15.

Skuadra e Barcelonës e cila është në formë jo të mirë këto ndeshje përballet me Real Madridin e Zinedine Zidanes që nuk di për humbje për një kohë të gjatë.

Dy trajnerët për këtë sfidë do të përballen me mungesa për shkak të lëndimeve, Bale dhe Toni Kroos për Madrilenët dhe Iniesta i dyshuar për Barcelonën.

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Umtiti, Alba, Mascherano, Busquets, Rakitic, Gomez, Neymar, Suarez, Messi

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kovacic, Modric, Vazquez, Isco, Ronaldo, Benzema

The post Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid appeared first on Mesazhi.com.

Premtime megalomane për Drenasin

Posted: 03 Dec 2016 12:17 AM PST

Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike kanë premtuar investime të mëdha në Drenas. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro. Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi.

Është përmbyllur të premten fushata zgjedhore për kryetar të Komunës së Drenasit me premtimet megalomane, që nuk do të mundte t'i realizonte as Qeveria e Kosovës brenda një viti.

Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike, të cilat garojnë me kandidatët e tyre, e kanë "lëshuar dorën" ndërsa vetë kandidatët janë shprehur të sigurt se do të jenë fitues të kësaj gare. Zgjedhësit janë joshur me premtime për investime të mëdha të cilat do t'i mbajnë, "natyrisht nëse kandidatët e tyre fitojnë garën", shkruan gazeta Zeri.

Më të bindshëm në premtimet e tyre janë PDK-ja, e cila garon me Ramiz Lladrovcin, dhe AKR-ja që kandidon me Ilmi Thaçin. Ata edhe kanë premtuar investime të mëdha në Drenas nëse arrijnë të fitojnë. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro investime në Drenas.

Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi. Kandidati i cili mund ta sfidojë PDK-në kësaj here konsiderohet ai i koalicionit "Nisma" dhe AAK, Isa Xhemajli, që nuk ka premtuar shumë.

The post Premtime megalomane për Drenasin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more