Skip to main content

Tirana Observer: “Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë” plus 9 more

Tirana Observer: “Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë” plus 9 more


Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë

Posted: 25 Aug 2016 10:10 AM PDT

14101933_169940546765123_1732255375_n 14159098_169940536765124_417605930_n 14159305_169940556765122_127788820_nNjë punishte druri dhe një fabrikë zifti janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Punishtja e drurit ndodhet në fshatin Çerek, ndërsa fabrika e ziftit në rrugën "5 Maji" në Kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezati bën të ditur se zjarri në punishten e drurit në Çerek është përhapur në të gjithë punishten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me të marrë njoftimin për zjarrin, 5 makina zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë 2 makina zjarrfikëse kanë mbërritur në rrugën '5 Maji', ku po punojnë për shuarjen e flakëve në fabrikën e ziftit. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të lënduar.

Anxhelina Hadërgjonaj pozon pa të brendshme

Posted: 25 Aug 2016 09:36 AM PDT

image320Vajza e këngëtares, Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina provokon gjithnjë me fotot e saj në rrjetet sociale. E vogla e familjes Hadërgjonaj ka postuar një foto të re, ku duket shumë seksi. Fustani i bardhë dhe lëkura e lagur ( pa të brendshme), e tregojnë këngëtaren shumë seksi. Ajo ka rikonfirmuar së fundmi dhe lidhjen e saj me Fatmir Hysenbelliun…anxhelina1

 

 

Nicole Scherzinger e mrekullueshme në Londër

Posted: 25 Aug 2016 09:30 AM PDT

37926A9D00000578-3758072-image-a-64_1472130995533 379271A900000578-3758072-image-a-63_1472130990411 379273ED00000578-3758072-image-m-72_1472131038437 3792122300000578-0-image-m-13_1472124340693 3792122300000578-0-image-m-13_1472124340693 3792714400000578-3758072-image-m-73_1472131051750Ajo është kthyer në panelin e X Factor këto ditë dhe Nicole Scherzinger ka siguruar që të marrë të gjithë vëmendjen e duhur. Këngëtarja është shfaqur e mrekullueshme sot në Londër, ku e veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe flokë të mbledhur, ka marrë të gjithë vëmendjen e fotografëve.

E ngjashme me një skenar filmi, dëshmia e gruas: Si më përndiqte dhe dhunonte djali 11 vjet më i vogël

Posted: 25 Aug 2016 09:04 AM PDT

Dhuna_Familje_01Refuzimi për të nisur një lidhje dashurie me një djalë 11 vjet më të vogël, i ka kushtuar disa episode dhune dhe gjendje ankthi e frike një 35-vjeçarje nga Tirana.

Vajza me iniciale S.P., e cila punon si ekonomiste në një kompani private, ka denoncuar tre ditë më parë ngjarjen në Komisariatin nr.2, pas episodit të radhës së dhunës, nga 24-vjeçari që e përndiqte. Burime nga Policia thanë për "Panorama" se mbrëmjen e së hënës është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit, Ervis Nuhaj, 24 vjeç, i cili akuzohet për përndjekje dhe dëmtime të tjera me dashje.

Burime nga Policia thanë se në kallëzimin e saj, vajza ka deklaruar se përndiqej prej më shumë se 6 muajsh nga i dyshuari. Fillimisht ai kishte nisur ta shqetësonte me mesazhe në rrjetet sociale, më pas edhe në telefon, herë me numra të fshehtë e herë me mesazhe nga numra të ndryshëm telefoni.

E dëmtuara është shprehur se 24-vjeçari, fillimisht e komplimentonte duke i kërkuar një lidhje dashurie dhe me mirësjellje ajo e kishte refuzuar, duke i thënë se kishin një diferencë të madhe moshe. Ajo shprehet se gjithmonë e ka refuzuar, duke mos i dhënë asnjë shkak që ai të pretendonte realisht një lidhje me të, por sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë shtoheshin shqetësimet, aq sa kohët e fundit ai e priste edhe poshtë pallatit. Këto veprime, vajza thotë se i kanë shkaktuar disa herë gjendje ankthi. Por, duke menduar se ai do të bindej dhe nuk do ta shqetësonte më, nuk e ka denoncuar në Polici.

Ndërsa javën e fundit, përndjekja ishte bërë edhe e dhunshme sipas saj. Disa ditë më parë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku banon 35-vjeçarja, autori e kishte goditur me shpullë në fytyrë. Edhe këtë herë vajza e ka falur, pasi sipas saj ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa dy ditë më parë, kur ajo vendosi t'i drejtohej për ndihmë Policisë, 24-vjeçari Nuhaj e ka rrahur në publik, duke i shkaktuar edhe shenja në vende të ndryshme të trupit.

Sërish motivi sipas saj ka qenë i njëjtë, refuzimi i saj për të nisur një lidhje me të. Ai është larguar vetëm pasi kanë ndërhyrë disa kalimtarë të rastit. Ndërsa 35-vjeçarja S.P. është paraqitur menjëherë në Komisariatin nr.2, ku ka bërë denoncim për atë që i kishte ndodhur. Pak orë më vonë, shërbimet e këtij rajoni kanë gjetur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ka mohuar ta ketë dhunuar vajzën, por ka pranuar se e ka ndjekur disa herë, për shkak se ishte afeksionuar dhe kërkonte një lidhje dashurie me të.

 

Video/ Njihuni me taksinë pa shofer

Posted: 25 Aug 2016 08:54 AM PDT

jlxp0167_1472138342-6558403-550x302Në rrugët e Singaporët sot qytetarët kanë patur mundësinë të shohin taksinë e parë pa shofer brenda saj.

Prodhuesi "nuTonomy" ftoi një grup të përzgjedhur njerëzish që t'i shkarkonin aplikacionet në telefonat e tyre dhe të udhëtonin falas në taksin e saj "robot" në perëndim të Singaporit.

"Ky është vërtetë një moment historik që do të ndryshojë mënyrën se si qytetet ndërtohen, dhe se si i shohim gjerat që nga rrethojnë," tha për Reuters drejtori ekzekutiv i "nuTonomy", Doug Parker.

Bukuroshja italiane Elisabetta Gregoraci mahnit Greqinë

Posted: 25 Aug 2016 08:31 AM PDT

1472110555_eli3 1472110576_eli4 1472110608_eli5 1472110627_eli6 1472110643_eli7 1472110664_eli8 1472110721_eli11 1472110740_eli12Elisabetta Gregoraci mahniti Mikonosin e Greqisë me fizikun e saj perfekt. Bashkëshortja e Flavio Briatores kishte zgjedhur një bikini shumë të vogël për të treguar edhe më mirë format e saj. Sigurisht që nga fotot, ish-modelja duket shumë më e re se 36 vitet që mban mbi shpatulla.

Beyonce është 100 përqind masone?!

Posted: 25 Aug 2016 08:11 AM PDT

beyonce-illuminati_1472107633-5937154-550x302Illuminati është sekt sekret i lidhur me Djallin dhe e krijuar ne shekullin XVIII. Ai është i përfshirë edhe ne librin e Dan Brawn-it "Engjëj dhe Djaj". Sot në internet qarkullojnë disa nga emrat e pjesëtarëve të këtij sekti të cilët tentojnë te dominojnë botën. Mes tyre thuhet se është edhe Beyonce.

Një foto e publikuar së fundmi nga Beyonce në Instagram i ka shtyrë fansat e saj të komentojnë se ajo është iluminati 100%. Po ashtu edhe bashkëshorti i saj Jay – Z mendohet se është i lidhur me sektin Iluminati. Shpesh para publikut ai krijon me duar formën e një piramide e cila ne fakt është një simbol i "urdhrit botëror" që kontrollon Djalli.

 

Kjo është “bukuroshja e artë”, shoqja e ngushtë e Kim Kardashian

Posted: 25 Aug 2016 07:56 AM PDT

kim-kardashian-orange-dress Jasmine_Sanders-32-728x486-780x439 JASMINE-SANDERS-03 JASMINE-SANDERS-06 JASMINE-SANDERS-08 JASMINE-SANDERS-12 JASMINE-SANDERS-21 kim-kardashian-has-lost-almost-70-pounds-of-baby-weight-02Nëse deri më tani Kim Kardashian ka qenë ndër bukuroshet më të ndjekura dhe të pëlqyera në internet, atëherë mund të themi se vëmendja e saj po bie paksa, jo vetëm nga fama që kanë fituar motrat e saj, por edhe shoqet e ngushta.

Së fundmi në Instagram është shfaqur edhe një bukuroshe tjetër, e ajo është Jasmine, apo e njohur si vajza e artë (një pseudonim ky që e bart nga fëmijëria).

Por kush është Jasmine Sanders?

Ajo ka lindur në Gjermani dhe është rritur në Karolinë e Jugut, është vetëm 25 vjeçe dhe tani ka "sunduar" pasarelat e Jeremy Scott. Bukuroshja vlerësohet shumë për pamjen e saj, e veçanërisht për flokët ngjyrë mjalti.

Me anë të fotove ku shfaqet provokuese dhe seksi, që i ka publikuar në Instagram, ajo ka fituar hiq më pak se 1.7 milionë dollarë.

Sanders, ka treguar se i kushton shumë kujdes trupit dhe pika e saj e dobët është lëkura: "Lëkura është pika ime e dobët, andaj unë kujdesem që ta mbajë atë çdo ditë sa më të hidratuar", është shprehur ajo.

Bukuroshja seksi pritet të jetë një nga vajzat më të famshme të showbizit në të ardhmen.

Era Istrefi nuk di të ndalet, shikoni ku ka shkuar tani…

Posted: 25 Aug 2016 07:14 AM PDT

585b03d71f94b5922828c79b3e661823 (1)Jo vetëm i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, por Era Istrefi dhe hiti i saj "Bonbon" nuk njohin më limite. Pas suksesit ndërkombëtar në të gjitha radiot europiane, programet televizive apo edhe vendet publike, prej disa javësh "BonBon" ka hyrë fuqishëm edhe në top listën e MTV Music. Pasi qëndroi për pak kohë në vend të 10 në Top 20 vendet më të klikuara, "Bonbon", këtë javë është klasifikuar në vendin e shtatë dhe pritshmëritë janë gjithmonë në ngjitje.

Mësoni numrin tuaj të fatit sipas shenjës së horoskopit

Posted: 25 Aug 2016 07:08 AM PDT

auto_hot1472075830-550x309Dashi është shenja e parë në rrethin e horoskopit dhe ajo është barabartë me shtëpinë e parë, kështu që numri i fatit në shembullin tonë do të jetë numri 1. Në këtë mënyrë me analizën e të dhënave vijmë deri te numrat tanë të fatit 21, 3, 31, 4 dhe 1.

DASHI (21 mars – 20 prill). Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

DEMI (21 prill – 20 maj) – Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi ( dashi) ai dëshiron të krijoje kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

BINJAKET (21 maj – 21 qershor) Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë ne komunikim, po ashtu mund te përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3.

GAFORRJA (22 qershor-22 korrik) Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili përfytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

LUANI (23 korrik – 23 gusht) Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

VIRGJËRESHA (24 gusht-23 shtator) Shtëpia e gjashtë është e virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6.

PESHORJA (24 shtator – 23 tetor) Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë ne radhë dhe natyralisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

AKREPI (24 tetor – 22 nëntor) Luftë dhe pasion deri në vdekje. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila perfytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri tetë.

SHIGJETARI (23 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Përputhet plotësisht me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1.

UJORI (21 janar – 19 shkurt) – Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale, shkruan Living. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

PESHQIT(20 shkurt – 20 mars) Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more