Skip to main content

Mesazhi.com: “Formacioni më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve” plus 9 more

Mesazhi.com: “Formacioni më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve” plus 9 more


Formacioni më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve

Posted: 25 Aug 2016 02:15 PM PDT

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë për edicionin e kaluar.

Këtë formacion e kanë përzgjedhur votat e tifozëve, shkruhet në faqen e UEFA-s.

Ajo që bie në sy është numri i futbollistëve të Barelonës që janë përfshirë në 11-tën më të mirë, transmeton Telegrafi.

Katalonasit përfaqësohen me pesë futbollistë, ndërsa kampionët e ligës më prestigjioze evropiane për klube kanë tre futbollistë.

Kampioni gjermani, Bayern Munich ka dy lojtarë, ndërsa ai italian një futbollist.

The post Formacioni më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

“Arsenal – Mustafi, punë e kryer”

Posted: 25 Aug 2016 02:12 PM PDT

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Shkodran Mustafit.

Goal.com raporton se Mustafi do t'i kryej testet mjekësore të premten në Londër.

Gjithashtu bashkë me mbrojtësin shqiptar Arsenalit do t'i bashkohet edhe Lucas Perez i Deportivos.

Mësohet se Shkodrani do t'i kushtoj Wengerit plot 40 milionë euro, ndërsa Perez 20 milionë.

The post "Arsenal – Mustafi, punë e kryer" appeared first on Mesazhi.com.

Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE-së për Kosovën që nga viti 2012

Posted: 25 Aug 2016 01:59 PM PDT

Shefi në largim i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se arritja e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë si kërkesë për Kosovën në agjendën e BE-së që nga viti 2012, dhe se ajo duhet të përfundojë.

Edhe pse BE-ja, sipas Zhbogarit, nuk është marrë direkt me vijëzimin e kufirit, ai ka thënë për transmetuesin publik se pozicioni i qartë i Brukselit zyrtar është se beson që komisioni shtetëror e ka kryer mirë punën.

"Nga ana jonë, ne nuk kemi dashur të përfshihemi në diskutimin e hartave dhe marrjen e qëndrimit, por kanë pasur ekspert ndërkombëtarë që kanë shikuar hartat e edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe të gjithë e kanë konfirmuar se hartat në marrëveshje janë në harmoni me ato të vitit 1974", thotë ai.

"Duket se marrëveshja është në harmoni me gjendjen në teren dhe shpresojë se deputetët e Kuvendit do të binden me argumentet që po ofrohen, që të binden dhe që të votojnë këtë marrëveshje më 1 shtator", thotë Zhbogar.

The post Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE-së për Kosovën që nga viti 2012 appeared first on Mesazhi.com.

Molliqaj: Haradinajt tash po i shtrohet tepihu i kuq nga Kadri Veseli

Posted: 25 Aug 2016 01:55 PM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se subjekti i tij ka qenë i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, por e njëjta gatishmëri nuk ka qenë nga ata.

"Unë pas lirimit nga burgu, pashë që përkundër vullnetit dhe dëshirës të Vetëvendosjes, në një moment, sipas meje dhe nesh, pësoi një lajthitje. Ajo çka po ndodh me Ramush Hardinajn (kreu i AAK-së, e që më vjen keq, është që po i shtrohet tepihu i kuq, jo më nga Thaçi po nga Kadri Veseli. Haradinaj do t'i dëmtojë votuesit e tij edhe njëherë dhe kësaj herë rrezikojmë humbjen e territorit të Kosovës", ka thënë ai.

The post Molliqaj: Haradinajt tash po i shtrohet tepihu i kuq nga Kadri Veseli appeared first on Mesazhi.com.

Detaje shtesë rreth vrasjes së dyfishtë në Deçan

Posted: 25 Aug 2016 01:53 PM PDT

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e dyfishtë në Deçan, ku të vdekur mbetën B.Ramaj dhe R.Ramaj.

Komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj, ka thënë për Telegrafin se dy të dyshuarit e identifikuar për vrasjen e vëllezërve Ramaj janë babë e bir mes vete.

Ai ka thënë se njëri është i arrestuar, ndërkaq personi i dytë gjendet në arrati dhe se presin që shumë shpejt edhe ai të arrestohet ose të dorëzohet.

Telegrafi, nga burime pranë familjes Lushaj ka mësuar se emri i njërit nga personat i cili ka kryer vrasjen është S. Lushaj (emri i njohur për redaksinë). Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar dyshohet ta kenë kryer vrasjen.

The post Detaje shtesë rreth vrasjes së dyfishtë në Deçan appeared first on Mesazhi.com.

Eliminohet Shkëndija

Posted: 25 Aug 2016 01:45 PM PDT

Shkëndija ka humbur në shtëpi kundër Gent, me rezultat 0-4, duke e përfunduar aventurën e saj për në Europa League.

Atyre u nevojitej vetëm një gol për kualifikim, mirëpo atëherë kur Shkëndija po sulmonte më shumë, pësoi edhe golat.

Skuadra nga Tetova u dorëzua në pjesën e dytë, ku në 30 minutat e fundit pësoi të gjithë golat.

Golat për Gent i shënuan Kalifa Coulibaly (60' dhe 67'), Jerey Perbet (81') dhe Renato Neto (86').

Në ndeshjen e parë, "ballistët" kishin humbur me rezultat 2-1

The post Eliminohet Shkëndija appeared first on Mesazhi.com.

Vriten dy persona në Deçan

Posted: 25 Aug 2016 01:40 PM PDT

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komunën e Deçanit.

Burime të Telegrafit thonë se dy të rinj të familjes Rama, nga fshati Shaptej i Deçanit, kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra.

Të njëjtat burime thonë se vrasja e tyre ka ndodhur nga pjesëtarë të familjes Lushaj, me të cilët kanë pasur probleme edhe më parë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë në rajonin e Pejës, por kontakti ka qenë i pamundur.

The post Vriten dy persona në Deçan appeared first on Mesazhi.com.

Ja kur do të zhvillohen ndeshjet në Ligën e Kampionëve

Posted: 25 Aug 2016 11:37 AM PDT

Janë mësuar tetë grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Real Madridi do të jetë skuadra që do të kërkojë të bëjë historinë, duke kërkuar mbrojtjen e titullit, diçka që se ka arritur askush më parë.

Mbretërit si kampion në fuqi, gjenden në grup me Dortmundin, Sportingun dhe Legia Varshavën e Besnik Hasit.

Ndeshjet e para: 13-14 shtator

Ndeshjet e dyta: 27-28 shtator

Ndeshjet e treta: 18-19 tetor

Ndeshjet e katërta: 1-2 nëntor

Ndeshjet e pesta: 22-23 nëntor

Ndeshjet e gjashta: 6-7 dhjetor.

The post Ja kur do të zhvillohen ndeshjet në Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Marrëveshja e kufirit duhet të ratifikohet!

Posted: 25 Aug 2016 10:25 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e një shtatorit.

Sipas tij Gazi lotsjellës dhe dhuna e kthen Kosovën në vitet e 90-ta.

Në një intervistë për RTV 21 Delawie komentoi edhe përgjimet telefonike.

Thotë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij dhe se pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.

The post Delawie: Marrëveshja e kufirit duhet të ratifikohet! appeared first on Mesazhi.com.

Grupi më i lehtë në Ligën e Kampionëve

Posted: 25 Aug 2016 10:25 AM PDT

Grupi G është grupi me përballjet më të lehta në Ligën e Kampionëve.

Në shortin e hedhur në Monako, 32 skuadra mësuan kundërshtarët e tyre.

Në grupin G, na presin përballje me të lehta, e aty ndodhet edhe kampioni i Premierligës, Leicester City.

Grupi G: Leicester City, Porto, Brugge, Kopenhaga.

The post Grupi më i lehtë në Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more