Skip to main content

INSAJDERI: “Panikë tek pushuesit si pasojë e zjarrit në malin mbi Ulqin” plus 19 more

INSAJDERI: “Panikë tek pushuesit si pasojë e zjarrit në malin mbi Ulqin” plus 19 more


Panikë tek pushuesit si pasojë e zjarrit në malin mbi Ulqin

Posted: 27 Aug 2016 09:42 AM PDT

Mali mbi qytetin bregdetar të Ulqinit është përfshirë nga flakë të mëdha.

Zjarri sipas medieve lokale ka shkaktuar panik të madh te pushuesit dhe banorët, transmeton Koha.net. Zjarri, sipas banorëve është afër shtëpive dhe pyllit të pishave që paraqet rrezik të djegies së shpejt.

Aty ka edhe shtëpi, të cilat janë evakuuar, ndërsa është shpërndarë apeli për ndihmë.

The post Panikë tek pushuesit si pasojë e zjarrit në malin mbi Ulqin appeared first on INSAJDERI.

Shqipëria si parajsë larg ferrit në Iran

Posted: 27 Aug 2016 09:29 AM PDT

Të përndjekur nga një regjim gjakatar, siç e cilësojnë ata situatën në Iran, muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri shohin një tjetër realitet.

Top Channel ishte në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Babrru të kryeqytetit, ku mori kontakt të drejtpërdrejtë me pjesëtarë të këtij komuniteti.

Sharjar Qiomanish është një inxhinier kompjuterësh që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Këtu në kamp kalojmë shumë mirë. Stafi është i mrekullueshëm. Ne iranianët jemi një popull që e duam demokracinë dhe Shqipëria për ne është një vend i tillë. Kur të çlirohet Irani, unë dua të kthehem atje, por edhe këtu më pëlqen shumë. Falënderojmë qeverinë, por edhe popullin shqiptar që na hapi dyert", shprehet Qiomanish.

Biseda me një grua muxhahedine, me profesion mësuese anglishteje, bëhet edhe më e vështirë kur ajo rrëfen masakrat që ka parë nga afër.

"Shumë ekzekutime do të mbeten gjatë në memorien time. Ndaj kam një falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin shqiptar. Unë këtu kam ardhur vetëm pasi babai dhe nëna më kanë vdekur, ndërsa vëllai është në Iran. Kur të çlirohet vendi ynë, ne do të ftojmë qeverinë shqiptare, por edhe popullin shqiptar të vijnë të vizitojnë edhe ata vendin tonë", thotë Sahara Bayat.

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehohen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë./TCH

The post Shqipëria si parajsë larg ferrit në Iran appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet hetim i piramidës së “Dosjes së Shefave”

Posted: 27 Aug 2016 08:51 AM PDT

Nisja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj deputetit të Kuvendit, Adem Grabovcit, nga analistë për çështje politike dhe udhëheqës të partive politike në opozitë, konsiderohet si vendim i duhur, por dyshojnë se përfundimi epilogut do të ketë rezultate.

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për, siç thuhet "shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike".

Vendimi pason pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të publikuara në Gazetën Insajderi si “Dosja e Shefave”  në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria nuk do të ketë guxim që të merret me rastin Graboci dhe protagonistët e përfshirë në përgjime.

Ky vendim, thotë ai,është një taktikë e Prokurorisë për të blerë paqe te publiku.

"Bazuar në praktikat e deritashme, imuniteti praktik i krijuar nga këta zyrtarë të lartë, për të bërë çka do, dhe për të qenë mbi ligjin, konsideroj se do të jetë edhe më tutje i tillë. Dhe, nuk besoj shumë që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me zotin Grabovci, por edhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme", shprehet Musliu.

Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është i domosdoshëm, edhe pse i vonuar. Selmanaj, ndërkaq, konsideron se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te Grabovci, por siç shprehet ai, hetimet duhet të shkojnë te krejt piramida organizative e këtij grupi.

Duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se edhe me rastin Grabovci do të ketë rezultate.

"Nuk duket se është një person, duket se është një skemë mirë e ndërtuar e disa njerëzve, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Duke shfrytëzuar autoritetin e tyre zyrtar, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke cenuar drejtësinë e njerëzve para ligjit, duke cenuar të drejtën e punësimit mbi bazën e kushteve të barabarta. Unë mendoj se këtu ka disa elemente të veprave të ndryshme penale", thotë Selmanaj.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën ka mbajtur një konferencë për media dhe e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si “të nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik".

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale,thuhet se me veprimet e tij "Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike". /REL

The post Kërkohet hetim i piramidës së "Dosjes së Shefave" appeared first on INSAJDERI.

Shtetasja serbe vret 91 vjeçaren nga Shtërpca për shkak të pronës

Posted: 27 Aug 2016 08:14 AM PDT

Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therë me thikë Draginja Nikolceviq 91-vjeçe, trupi i të ndjerës është gjetur herët në mëngjes nga fqinjët e saj.

Policia e Kosovës  nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar  e dyshuara për vrasjen e D.N,  me inicialet  N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Gjatë  intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshmëri.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

"Sot rreth orës 09:20, Policia ka marrë informatën nga fqinjët se një grua e moshuar është e shtrirë në hyrje të  shtëpisë së saj në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima D. N.(femër,serbe.Kosovare) e moshës 91 vjeçare , e cila ishte duke jetuar në shtëpinë e saj e vetme,sipas raporteve të para,ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj  dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin dhe pas një kohe ka arrestuar si të dyshuar N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobet e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit.

Gjatë  intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshmëri.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës"

 

The post Shtetasja serbe vret 91 vjeçaren nga Shtërpca për shkak të pronës appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq akuzon qeverinë e Kosovës se ka dashur t’i përgjojë telefonat e qytetarëve serb

Posted: 27 Aug 2016 08:06 AM PDT

Shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka lëshuar akuza mbi autoritetet në Kosovë duke thënë se përfaqësues shtetëror kosovar janë përpjekur për të pasur qasje në kompanitë e telekomunikimit në Serbi.

Sipas Gjuriq qëllimi ka qenë përgjimi i qytetarëve serb.

Këto pohime Gjuriq i ka bërë gjatë një emisioni në televizionin serb N1TV.

"Ata (Kosova v.j) po kërkojnë akses në sistemin e Telekomit të Serbisë", citohet të ketë thënë Gjuriq të enjten, raporton "In Serbia News".

"Nuk kam asnjë dyshim se ata po tentojnë që në mënyrë të paligjshme të përgjojnë telefonat e qytetarëve serb në këtë pjesë", ka shtuar Gjuriq, duke iu referuar Serbisë.

Këto deklarata Gjuriq i ka bërë teksa ka komentuar marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës, që ka rrjedhur nga marrëveshja kosovaro-serbe në Bruksel dhe publikimin e përgjimeve nga Insajderi./Insajderi.com

The post Gjuriq akuzon qeverinë e Kosovës se ka dashur t'i përgjojë telefonat e qytetarëve serb appeared first on INSAJDERI.

Vritet një grua në Shtërpcë

Posted: 27 Aug 2016 07:12 AM PDT

Një qytetare është vrarë në Komunën e Shtërpcës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë se Kosovës.

Lidhur më këtë rast është arrestuar një e dyshuar, shtetase e Serbisë, që jeton në Beograd, por e cila ka marrëdhënie familjare më viktimën, ka treguar Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

 

The post Vritet një grua në Shtërpcë appeared first on INSAJDERI.

Aubameyang “e shpallë të hapur” garën me Lewandowskin

Posted: 27 Aug 2016 06:42 AM PDT

Robert Lewandowski ka ndezur sfidën e golashënuesve të Bundesligës duke shënuar tre gola në ndeshjen e tij të parë. Bayerni dje mposhti 6-0 Ëerder Bremenin në "Allianz Arena" dhe sulmuesi polak shpërtheu me një tripletë personale, ashtu si në ndeshjen e parafundit me Jenën në Kupën e Gjermanisë.

Kjo formë e mirë e tij ka trembur rivalin më të fortë në Gjermani në duelin e golave, Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi reagoi menjëherë në "Twitter" pas rezultatit tenistik të bavarezëve.

"Lewandoëwki uou, dhe gara ka nisur! Tripletë", shkroi sulmuesi i Dortmundit.

Sezonin e kaluar, dy golashënuesit më të mirë të Bundesligës shënuan përkatësisht 30 dhe 25 gola. Lewandowski kryesoi vjet, por sivjet Aubameyang ka më shumë shanse se kurrë për ta mposhtur rivalin e tij, pasi pas shpatullave do të ketë yje si Marco Reus, Andre Schürrle, Ousmane Dembele dhe Mario Gotze.

Sot ai ka sfidën e parë kundër Mainzit, aty ku pritet përgjigjja e tij e pare, shkruan telesport. 28-vjeçarit të Dortmundit i duhen tre gola për të qenë në një hap me yllin e Bayernit, por kjo vështirë se mund të ndodhë, sepse Mainz ka mbrojtje më të fortë se rivalët e djeshëm të rekordmenëve

 

 

The post Aubameyang "e shpallë të hapur" garën me Lewandowskin appeared first on INSAJDERI.

17 emigrantë humbin jetën nga zjarri në Moskë

Posted: 27 Aug 2016 06:25 AM PDT

Së paku 17 emigrantë nga Kirgistani kanë humbur jetën në Moskë pas një zjarri që ra në një shtypshkronjë ku ata punonin.

Flakët përfshinë ndërtesën 4-katëshe që në orët e para të së shtunës. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty u mblodhën edhe të afërmit e personave që punonin në shtypshkronjë me shpresën për të dëgjuar diçka mbi fatin e të dashurve.

Komisioni Hetimor i cili i raporton drejtpërdrejt presidentit Vladimir Putin, tha se një hetim ka nisur menjëherë për shkaqet e zjarrit. Rreth 500 000 qytetarë të ish-Republikës së varfër sovjetike të Kirgistanit punojnë në Rusi.

The post 17 emigrantë humbin jetën nga zjarri në Moskë appeared first on INSAJDERI.

Të martën vazhdon protesta ‘kundër korrupsionit dhe krimit institucional’

Posted: 27 Aug 2016 06:08 AM PDT

Grupi i Qytetarëve #Protestoj kanë njoftuar të shtunën se protesta e shtatë me radhë kundër korrupsionit do të mbahet të martën më 30 gusht në ora 17. Njoftimin e kanë dhënë përmes faqes së tyre në Facebook duke sqaruar se ashtu siç tashmë është bërë zakon, protestuesit do të mblidhen në sheshin Zahir Pajaziti në orën 17.

#Protestoj ka thënë se "për të shtatën herë vazhdon protesta kundër mendësisë 'Pronto', kundër korrupsionit e krimit institucional" ndërsa si kërkesë kanë dorëheqjen dhe hetimin penal të të përfshirëve në përgjimet publike të publikuara nga Insajderi dhe për shkarkimin e të gjitha bordeve të ndërmarrjeve publike.

Protestat kanë filluar të organizohen para rreth tre javësh, vetëm disa ditë pasi që Insajderi filloi me publikimin e Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, që dëshmojnë ndikimin e kësaj partie në institucione të pavarura publike të vendit.

Deri më tani, protestave të thirrura u janë përgjigjur qindra protestues.  Në protestën e fundit, protestuesit kanë "bombarduar" me aeroplanë të letrës ndërtesën e qeverisë, kurse para këasj kanë hedhur edhe letra tualeti dhe qese uji./Inasjderi.com

The post Të martën vazhdon protesta ‘kundër korrupsionit dhe krimit institucional’ appeared first on INSAJDERI.

Policia nuk tregon sa ishte numri i protestuesve në Pejë

Posted: 27 Aug 2016 05:49 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuat se protesta e mbajtur sot në Pejë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ka kaluar pa incidente.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se në protestë kanë marrë pjesë qytetarë nga rajoni i Pejës dhe rajoneve të tjera të Kosovës, por nuk ka dhënë detaje rreth numrit të protestuesve.

Në vend të kësaj, policia ka preferuar të thotë se në protestë janë mbledhur "një numër i konsiderueshëm i protestuesve."

Numri i pjesëmarrësve në protestat e kaluara të opozitës për të kundërshtuar demarkacionin dhe asociacionin bëhej çështje debati në publik.  Në janar, për një protestë të organizuar nga Vetëvendosje, AAK e NISMA, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, kishte thënë se kanë marrë pjesë rreth 8 mijë persona, në kohën kur opozita pretendonte se ka mbledhur deri në 100 mijë protestues./Insajderi.com

The post Policia nuk tregon sa ishte numri i protestuesve në Pejë appeared first on INSAJDERI.

Ideja për shpërndarje të picave përmes dronëve

Posted: 27 Aug 2016 05:34 AM PDT

Piceria "Domino" ka njoftuar se do të provojë të përdorë dronë për të shpërndarë pica në Zelandën e Re, një projekt që është i pari në botë i këtij lloji.

Kompania postoi  në Facebook foto të shpërndarjes së picave me dronë dhe tha se kishte për qëllim të fillojë shpërndarjen ajrore të picave për konsumatorët e saj në Zelandën e Re.

Droni me fibra karboni është realizuar në partneritet me kompaninë amerikane të shpërndarjes me dronë, "Flirtey", si dhe është projektuar për të dorëzuar ngarkesën e saj të lehtë për adhururesit e picave me anë të një litari.

Domino tha se dronët, që do të përdorin, janë të pajisur me teknologji pilotimi të nivelit ushtarakë dhe me komunikim të koduar. Ata do të udhëtojnë rreth 30 kilometra në orë, duke fluturuar në një lartësi prej rreth 60 metrash.

Fillimisht dronët  do të përdoren vetëm në mot të mirë si dhe kompania për momentin ka vendosur t'i rikthehet metodave tradicionale të shpërndarjes gjatë periudhave me erë të lartë dhe shi.

The post Ideja për shpërndarje të picave përmes dronëve appeared first on INSAJDERI.

Shteti Islamik publikon pamje të fëmijëve duke vrarë pengjet

Posted: 27 Aug 2016 05:13 AM PDT

I ashtuquajturi Shteti Islamik publikon një tjetër video shokuese propagandistike, në të cilën shfaqen pesë fëmijë, përfshirë një britanik, teksa ekzekutojnë disa të burgosur në Siri.

Djemtë duket të jenë mes moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe njëri prej tyre i identifikuar si Abu Abdullah al-Britani është i bardhë.

Ne video shfaqet edhe momenti kur fëmijët, të veshur me uniforma ushtarake, qëllojnë për vdekje 5 personat e gjunjëzuar që thuhet të janë luftëtarë kurdë. Identiteti i djalit që besohet të jetë britanik nuk mund të verifikohet dhe zyra për punët e jashtme nuk ka komentuar.

Një prej djemve, i cili identifikohet si Abu al Bara Al Tunizi, nga Tunizia, i drejtohet luftëtarëve kurdë në gjuhën arabe, duke premtuar më shumë dhunë e duke paralajmëruar se beteja kundër tyre nuk ka nisur ende.

Fëmijët po përfshihen dukshëm në propagandën e Shtetit Islamik së fundmi, çka tregon angazhimin e grupit për përgatitjen e gjeneratës së re të luftëtarëve.

The post Shteti Islamik publikon pamje të fëmijëve duke vrarë pengjet appeared first on INSAJDERI.

Guardiola dëshiron të largojë së paku katër lojtarë nga ekipi

Posted: 27 Aug 2016 05:06 AM PDT

Trajneri i Manchester Cityt duket se përfundimisht ka vendosur të mos llogarisë në shërbimet e disa prej lojtarëve të ekipit.  Bëhet fjalë për mesfushorin Samir Nasri, sulmuesin Bony, portierin Hart dhe mbrojtësin Mangala.

Siç raporton Manchester Evening Neës, drejtori sportiv i klubit, Txiki Begiristain, është duke tentuar që të gjejë ekipe për ta para se të mbyllet afati kalimtar këtë të mërkuren.

Të ardhme të sigurt tek "Qytetarët" nuk ka as Yaya Toure.

Në anën tjetër, Guardiola ka insistuar se nuk do të ketë blerje të reja në klub pas ardhjes së portierit Bravo./Insajderi.com

The post Guardiola dëshiron të largojë së paku katër lojtarë nga ekipi appeared first on INSAJDERI.

PDK do të ngre padi kundër Shpend Ahmetit

Posted: 27 Aug 2016 04:46 AM PDT

Dega në Prishtinë e Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka përgatitur një padi kundër kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti lidhur me siç thonë ata, punësimin e paligjshëm të rreth 250 "militatnëve partiak" në Komunë.

Përmes një komunikate për media, PDK ka thënë se ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante.

"Prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese", thuhet në njoftimin e PDK-së.

Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar, thuhet në komunikatë.

Një veprim i PDK-së vije disa ditë pasi u raportua në media se në Komunën e Prishtinës janë punësaur anëtarë të Lëvizjes Vetëvenodsje.  Këto pretendime janë hedhur poshtë nga drejtues të Komunës së Prishtinës.

Por, PDK thotë se ka përdorur katër fakte për të ngritur padi ndaj Shpend Ahmetit:

"1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare. 2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë. 4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime. Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post PDK do të ngre padi kundër Shpend Ahmetit appeared first on INSAJDERI.

Historia e hekurudhës më të shkurtër në botë

Posted: 27 Aug 2016 04:19 AM PDT

Treni padyshim që është në mesin e transporteve më të përdorur nga njerëzit. Të hipësh në një tren, tashmë është bërë një zakon dhe pjesë e të përditshmes për shumë persona.

Por, në Los Angeles të Amerikës gjendet një hekurudhë më ndryshe se të tjerat.

Po flasim për "Angels Flight", hekurudhën më të shkurtër në botë. Siç mund të shihet nga imazhet, është vërtetë shumë e vogël si hekurudhë dhe duket sikur është në miniaturë. Duhet të dini se struktura është inauguruar në 1901, në një nga lagjet më të famshme të modës në atë kohë.

Siç mund ta vësh re edhe nga fotot, hekurudha lidh pjesën më të lartë të një kodre me rrugën. Koha mesatare që i duhet për të bërë transportin e pasagjerëve, është vetëm një minutë.

Për fat të keq në 2001, një burrë humbi jetën në këtë hekurudhë dhe për këtë motiv, ajo mbeti e mbyllur për të paktën 9 vjet. Nga 2010, u rikthyer në funksion, por në 2013, ndodhi një tjetër aksident.

Pas kësaj datë, hekurudha nuk është më në gjendje pune dhe ende nuk ka ndonjë lloj informacioni për sa i përket të ardhmes. Nuk dihet ende nëse ndonjë ditë mund të rivitalizohet sërish.

 

 

The post Historia e hekurudhës më të shkurtër në botë appeared first on INSAJDERI.

Theret me thikë një person në Podujevë

Posted: 27 Aug 2016 04:01 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten një person është therur me thikë në Podujevë pasi që një mosmarrëveshje mes dy personave eskaloi në konflikt fizik.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22, derisa polica nuk tregon nëse është arrestuar dikush për këtë rast.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com

The post Theret me thikë një person në Podujevë appeared first on INSAJDERI.

Vlorë, asgjësohen 5365 bimë kanabisi

Posted: 27 Aug 2016 03:43 AM PDT

Policia e Vlorës ka asgjësuar 26 parcela me rreth 5365 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Penkovë dhe Mavrovë. Ato ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe të vogla toke pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike. (Top Channel)

The post Vlorë, asgjësohen 5365 bimë kanabisi appeared first on INSAJDERI.

Viti, dy persona godasin me kondak arme një person tjetër

Posted: 27 Aug 2016 03:34 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Viti, pasi dyshohet se kanë goditur me kondak të armës një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me viktimën, njofton policia.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima pas tretmanit  mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është liruar, ndërsa njësitet policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

"Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim./Insajderi.com

The post Viti, dy persona godasin me kondak arme një person tjetër appeared first on INSAJDERI.

Shëngjin, zjarret afër të vihen nën kontroll

Posted: 27 Aug 2016 03:18 AM PDT

Përmirësohet situata e zjarreve në Shëngjin. Gjatë gjithë natës, forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren duke punar dhe duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

3 vatra që kanë qenë aktive në Shëngjin janë vënë nën kontroll gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa në zonën e Ranës së Hedhur vatrat e zjarrit janë shuar tërësisht. Forcat zjarrfikëse të Lezhës për 3 ditë me radhë kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve që përfshinë Shëngjinin, duke përparuar nga mali në drejtim të qytetit, por terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bëri të pamundur punën e zjarrfikëseve.

Një resort u rrezikua seriozisht nga flakët dhe u desh ndërhyrja nga ajri me helikopter që të bëhej e mundur të mos kishte dëme në banesa. Era e fortë që ndryshonte shpesh drejtim favorizoi përhapjen e flakëve në të gjitha anët.

Në ndihmë të zjarfikëseve të Lezhës shkuan edhe forca zjarrfikëse nga Tirana.

Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies, Preng Përgjoni, 63 vjeç. Ai e kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.

The post Shëngjin, zjarret afër të vihen nën kontroll appeared first on INSAJDERI.

Merkel takoi 15 kryeministra brenda një jave

Posted: 27 Aug 2016 02:50 AM PDT

Në samitin e BE-së në shtator pritet të diskutohen tema të vështira, prandaj kancelarja Merkel u takua brenda javës me 15 kryeministra vendesh anëtare të BE-së.

Kancelarja Merkel është vazhdimisht në udhëtime. Vitin e kaluar p.sh. ajo përshkoi me avion 20.000 km në katër ditë, nga Moska në Otava të Kanadasë. Kurse këtë javë rreth 7 km në pesë ditë për takime me presidentin francez dhe kryeministrin italian dhe më pas për vizitën në Talin dhe në Pragë, shkruan DË.

Tema e vizitave të fundit lidhej me krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit evropian pas Brexit-it.

Në shtator zhvillohet takimi i parë i lartë i BE-së pa Britaninë e Madhe, prandaj në takimin me Hollande dhe Renzi theksohet uniteti dhe paralajmërohet kundër dasive në BE. Holland dhe Renzi bëjnë pjesë te politikanët që kërkojnë një ndarje të fortë të marrëdhënieve me britanikët, kurse Angela Merkel do që t’i marrë gjërat me qetësi. Pas takimit nuk pati deklarata të fuqishme, por për Merkelin kjo është e mjaftueshme.

Dy ditë më pas ajo takohet në Talin me homologun e saj estonez Taavi Rõivas dhe taton situatën. Edhe këtu ajo nuk do të prezantojë rezultate, por t’u japë sidomos vendeve të vogla anëtare ndjenjën se po i pyesin. Rõivas shprehet për një rol më të fortë të Gjermanisë në të ardhmen brenda BE-së. Kurse në rrugët e Talinit të djathtët protestojnë kundër politikës së Merkelit ndaj azilantëve. Ky është problemi i dytë i Merkelit në Evropë, ideja e saj “Ne mund t’ia dalim mbanë”.

Në Pragë ajo përballet edhe më fort me kundështarë të idesë së saj për vendosjen e kuotave për refugjatë në BE. Kundër idesë së saj nuk janë vetëm demonstruesit që kishin mbushur rrugët e Pragës, por edhe kryeministri Bohuslav Sobotka, që tha ne nuk mund të miratojmë një sistem kuotash për refugjatët.

The post Merkel takoi 15 kryeministra brenda një jave appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more