Skip to main content

INSAJDERI: “Kosova dhe Serbia përballen me futboll dhe xhudo OKB” plus 19 more

INSAJDERI: “Kosova dhe Serbia përballen me futboll dhe xhudo OKB” plus 19 more


Kosova dhe Serbia përballen me futboll dhe xhudo OKB

Posted: 25 Aug 2016 09:33 AM PDT

Kosova dhe Serbia janë përballur edhe njëherë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, por këtë herë ata janë përballur duke përmendur futbollin dhe sportin e xhudos.

I pari e ka nisur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka përmendur Fadil Vokrrin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së.

Ai ka thënë se më 1986 ai zgjodhi Partizanin e Beogradit, ku luajti tri vite me radhë dhe ende përkrah këtë ekip.

Daçiq duke potencuar se Vokrri tash është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka kujtuar se Vokrri ka shënuar për Partizanin gjatë ndeshjes kundër Flamurtarit të Vlorës.

E pas futbollit ka ardhur xhudoja.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fund të fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit në OKB ka përmendur Kampionen Botërore e Olimpike, Majlinda Kelmendin.

"Kemi edhe Majlinda Kelmendin që solli medaljen e parë olimpike të artë në vend. Asaj i janë ofruar miliona euro që të garojë për vendet tjera, por priti dhe garoi për vendin e saj. Ajo vërtetoi se jo çdo gjë duhet të shitet, ajo u bë heroinë dhe inspirim për të gjithë", ka thënë Çitaku.

Por për dallim prej Vokrrit që është përmendur nga Serbia, për Majlinda Kelmendin kanë folur edhe përfaqësuesja e Anglisë, dhe Japonisë.

Madje përfaqësuesi i Japonisë, që nisi fjalimin me Majlinda Kelmendin dhe shfrytëzoi disa minuta për të shtjelluar ndikimin e Kelmendit në Japoni.

"Në Japoni, jo vetëm pse Majlinda Kelmendi mposhti përfaqësuesen tonë Nakamura pati jehonë, por populli japonez u prek shumë nga fitorja e Majlindës si medalje historike", ka thënë ai./Insajderi.com

 

The post Kosova dhe Serbia përballen me futboll dhe xhudo OKB appeared first on INSAJDERI.

Protestuesit “bombardojnë” Qeverinë

Posted: 25 Aug 2016 08:57 AM PDT

Me aeroplanë prej letre, qindra protestues të mbledhur para Qeverisë së Kosovës kanë gjuajtur objektin e këtij institucioni si shenjë pakënaqësie për korrupsionin dhe punësimet partiake të bëra nga politikanët që qeverisin vendin.

14139399_10154007962319092_1410752382_o

Me të mbërritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, protestuesit e mbledhur për të gjashtën herë, kanë lexuar një betim qytetar sipas të cilit thuhet se do të vazhdohet të protestohet deri në rrëzim të sistemit të korruptuar dhe Qeverisë së Kosovës.

14151826_10154007962254092_4802125_o

Publikimet e përgjimeve nga Gazeta online Insajderi me "Dosjen e Shefave" ka ngjallur reagime tek organizata të ndryshme jo qeveritare dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë vendosur që përmes aktiviteteve dhe protestave të kundërshtojnë politikanët e përfshirë në skandalin”Dosja e shefave“./Insajderi.com

The post Protestuesit "bombardojnë" Qeverinë appeared first on INSAJDERI.

FIFA dënon Shqipërinë, pasi futi në fushë futbollistin e suspenduar

Posted: 25 Aug 2016 08:43 AM PDT

FIFA ka dënuar Shqipërinë pasi kishte inkuadruar një lojtar të suspenduar në miqësoren ndaj Luksemburgut më 29 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të fundit nga FIFA, Luksemburgu është fitues me rezultat zyrtar 3 me 0, ndërsa FSHF është dënuar edhe me 7500 franga për shkak të thyerjes së rregullave.

Dënimi lidhet pasi Ergys Kaçe u inkuadrua në ndeshje edhe pse nuk kishte të drejtë loje pas ndëshkimit me karton tre ditë më herët në ndeshjen ndaj Austrisë.

Kombëtarja shqiptare në këtë miqësore kishte fituar me rezultat 2 me 0 falë golave të Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit./Insajderi.com

The post FIFA dënon Shqipërinë, pasi futi në fushë futbollistin e suspenduar appeared first on INSAJDERI.

Nisë protesta e gjashtë kundër korrupsionit

Posted: 25 Aug 2016 08:19 AM PDT

Dhjetëra qytetar janë mbledhur për të gjashtën herë në qendër të Prishtinës, për të protestuar kundër sistemit të korruptuar siç thonë ata.

Marshi si zakonisht po nis nga sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar deri në sheshin Skënderbeu përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Publikimet e përgjimeve nga Gazeta online Insajderi me "Dosjen e Shefave" ka ngjallur reagime tek organizata të ndryshme jo qeveritare dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë vendosur që përmes aktiviteteve dhe protestave të kundërshtojnë politikanët e përfshirë në skandalin "Dosja e Shefave"./Insajderi.com

The post Nisë protesta e gjashtë kundër korrupsionit appeared first on INSAJDERI.

Apple akuzohet për problemet me ekran tek modelet 6 dhe 6s

Posted: 25 Aug 2016 07:35 AM PDT

Apple akuzohet se ka dështuar në riparimin e një anomalie tek modelet iPhone 6 dhe 6S, që njerr jashtë kontrollit prekjen mbi ekran.

'Anomalia' është zbuluar një specialist i iFixit, i cili publikoi në blog një analizë të gjatë të të gjithë problemit. Ai sugjeron se shkaku janë dy çipet që rrezikojnë të shkëputen nga qarku i pajisje me kalimin e kohës.

Vetë Apple nuk ka komentuar ende për pretendimet në fjalë, ndërkohë që ekspertë të tjerë të teknologjisë thonë se është e pamundur të flitet pa u mësuar më parë sesa pajisje janë të prekura nga kjo, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një problem të përhapur apo të izoluar.

iFixit pretendon se janë me qindra pajisjet 6S që janë të prekura nga kjo avari, që e ka quajtur "sëmundja e touch-it", ndërsa problemi duket më pak i përhapur tek modelet 6.

The post Apple akuzohet për problemet me ekran tek modelet 6 dhe 6s appeared first on INSAJDERI.

Simiç: Lista Serbe po shqyrton mundësinë për të mos marrë pjesë në votimin për demarkacion

Posted: 25 Aug 2016 07:18 AM PDT

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiç, i tha Radios Evropa e Lirë se deputetët serbë mund të „mos marrin pjesë në procesin e votimit të demarkacionit".

Ai tha se Lista Serbe „po vazhdon ta shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në votimin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion", megjithëse e cilësoi si „një proces të ndërlikuar por të rëndësishëm për qytetarët që jetojnë jo vetëm në Kosovë".

Kuvendi i Kosovës, pritet që të votojë projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, më 1 shtator, përkundër kundërshtimeve të fuqishme të partive politike opozitare.

„Deputetët serbë mund të mos marrin pjesë në këtë proces, sepse për votimin e këtij ligji janë të nevojshme dy të tretat e votave. Kuvendi i ka 120 deputetë prandaj janë të nevojshme 80 vota dhe ne ende po e shqyrtojmë mundësinë nëse do të marrim pjesë në një seancë të tillë”.

“Ne jemi të përqendruar në avancimin ekonomik dhe infrastrukturor të mjedisit tonë. Kjo është një temë që nuk na ngarkon së tepërmi dhe në një vit të fundit kemi qenë jashtë gjithë procesit të vendimit për këtë cështje të rëndësishme dhe me interes vital", tha Simiç.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi pati shkaktuar një valë reagimesh të partive politike opozitare përmes përdorimit të gazit në Kuvendin e Kosovës, duke penguar votimin e ratifikimit të saj.

Opozita thotë se Kosova po humb territor të saj me marrëveshjen e arritur në vitin 2015, por partitë në pushtet kanë thënë se demarkacioni është kryer mbi dokumentet valide të Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Partitë në opozitë kanë paralajmëruar kundërshtime të forta edhe më 1 shtator kur pritet të votohet demarkacioni në Kuvend.

Përfaqësues ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë që ta votojnë demarkacionin duke respektuar obligimet ndërkombëtare.

Komisioni Evropian në maj të këtij viti, kur hapi rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovën, e futi ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Parlamenti Evropian pritet që në fillim të shtatorit të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në rast se Kuvendi i Kosovës do ta votojë projekt ligjin. (REL)

The post Simiç: Lista Serbe po shqyrton mundësinë për të mos marrë pjesë në votimin për demarkacion appeared first on INSAJDERI.

Arlind Ajeti mungon kundër Maqedonisë

Posted: 25 Aug 2016 07:11 AM PDT

"Shumë më serioz është rezultat i testeve të para mjekësore të lëndimit që ka pësuar Arlind Ajeti. Ai ka pasur një të therur të rëndë në kofshën e tij të djathtë, çka tregon se bëhet fjalë për një dëmtim të muskujve, shkalla e të cilit do të vlerësohet më mirë në ditët e ardhshme, duke përfshirë kohën e shërimit, e cila në çdo rast do të jetë më shumë se një muaj." Kështu shkruan sot e përditshmja italiane, "La Stampa", duke konfirmuar një lajm të keq për De Biazin dhe kombëtaren kuqezi.

Pra, Arlind Ajeti, qendërmbrojtësi që shkëlqeu në "Euro 2016", nuk do të jetë i gatshëm as për miqësoren e 31 gushtit me Marokun, as për ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin G, në kuadrin e "Rusia 2018", më 5 shtator, ndaj Maqedonisë, në "Loro Boriçi".

Një mungesë e madhe kjo, kur dihet se kapiteni Lorik Cana është pa ekip dhe pret vetëm lamtumirën me përfaqësuesen shqiptare.

Pra, në qendër të mbrojtjes De Biazi ka vetëm Mavrajn, ndërkohë që aty pritet të rreshtojë edhe Berat Gjimshitin, edhe pse ky i fundit nuk ka pasur hapësira aktivizimi tek Atalanta, madje përflitet se kërkon të kalojë te Krotone, me qëllim që të aktivizohet. Po ashtu, ikja e Amir Rrahmanit drejt Kosovës e nxjerr zbuluar këtë rol në përfaqësuesen kuqezi kësaj here.

 

The post Arlind Ajeti mungon kundër Maqedonisë appeared first on INSAJDERI.

VV: Një vit pas nënshkrimit, dy marrëveshjet janë të parealizueshme

Posted: 25 Aug 2016 07:05 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka thënë se vitin e kaluar Kosovës iu kurdisën dy dëme të mëdha, nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Sipas kësaj komunikate Qeveria kishte në plan që t'i bënte fakt të kryer marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe atë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, deri në dhjetor të vitit të shkuar, por sipas tyre ato janë stopuar për shkak të mobilizimit qyetatarë.

"Ato janë të parealizueshme. Sot një vit, Kosovës i kanosej themelimi i Zajednicës. Por një vit më vonë, pamundësimi i themelimit të saj është dëshmuar si triumf i organizimit dhe vendosmërisë qytetare".

Në komunikatë më tutje thuhet se Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidendi Thaçi, kishin planifikuar diçka të tillë si një fat për Kosovën.

"Atë që Mustafa dhe Thaçi e kishin parashikuar si fat për Kosovën, qytetarët e saj e ndalën sepse e cilësuan si fatkeqësi për vendin dhe të ardhmen e secilit. Ato që planifikonte t'i realizonte për dy – tre muaj, Qeveria nuk arriti t'i përfundojë as për 12 muaj. Pavarësisht se nënshkruesit duan ta kthejnë e ta ngjallin këtë projekt, "Zajednica" është projekt i vdekur falë kundërshtimit qytetar ".

VV paralajmëron se e njëjta do të ndodhë edhe me marrëveshjen për demarkacionin.

"Më 1 shtator përgjigjia për demarkacion jepet në shesh. Aty tregohet vullneti dhe fitorja do të jetë e qytetarëve.'', thuhet në komunikatën Vetëvendosjes. /Insajderi.com

The post VV: Një vit pas nënshkrimit, dy marrëveshjet janë të parealizueshme appeared first on INSAJDERI.

Sarkozy: ‘Burkini’, provokim që nxitë islamin radikal

Posted: 25 Aug 2016 06:47 AM PDT

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e ka cilësuar 'burkinin' si një provokim që përkrah islamin radikal.

Sarkozy ka reaguar pas hapjes së një debati të ashpër pasi policët francez u panë duke e detyruar një grua që të heqë burkinin gjatë kohës sa qëndronte në plazh, The Guardian.

Sarkozy ka thënë se ne nuk i burgosim gratë pas veshjeve.

"Burkini është vetëm një veshje që mbulon gjithë trupin në plazh dhe nuk simbolizon asgjë që lidhet me fenë islame," ka thënë ai./Insajderi.com

The post Sarkozy: 'Burkini', provokim që nxitë islamin radikal appeared first on INSAJDERI.

Franca rishqyrton vendimin për ndalesën e burkinit

Posted: 25 Aug 2016 06:26 AM PDT

Organi më i lartë administrativ në Francë, është duke rishqyrtuar vendimin për ndalimin e plotë të rrobave të plazhit burkini, pas rritjes së shqetësimeve të publikut, pasi gratë myslimane janë detyruar nga autoritetet e rendit që t'i zhveshin ato.

Imazhet që janë publikuar në internet, ku duket se si një polic francez e detyron një grua myslimane të heq burkinin, kanë rritur zemërimin e opinionit.

Disa qytete në Francë kanë ndaluar veshjen e burkinit por disa kanë frikë se kjo gjë mund të përkeqësojë tensionet fetare.

Kryeministri francez Manuel Vllas i ka thënë televizionit BFM se burkinit përfaqësojnë "skllavërimin e grave" por ka shtuar se zbatimi i vendimeve të ndalesës së veshjes së këtyre rrobave, duhet të trajtohet me respekt.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ndalesa të tilla janë diskriminuese dhe për këtë gjë i kanë bërë thirrje Këshillit të Shtetit, i cili mbanë seancë sot.

The post Franca rishqyrton vendimin për ndalesën e burkinit appeared first on INSAJDERI.

Bersant Celina huazohet tek klubi holandez

Posted: 25 Aug 2016 05:52 AM PDT

Bersant Celina do të luajë në këtë sezon te FC Twente në Holandë. Sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, ndonëse ka marrë vlerësime nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City, nuk do të ketë mundësinë të aktivizohet me ekipin anglez.

Andaj ai ka preferuar që t'i drejtohet Holandës, në një klub të cilin anglezët e përdorin për të dërguar vazhdimisht futbollistë në huazim.

Celina fillimisht kishte pasur shumë kërkesa për rrogën dhe aktivizimin e rregullt, ndaj klubi i Tëente kishte vendosur të tërhiqej duke mos pranuar që ta merrte lojtarin në huazim. Por sot është konfirmuar se marrëveshja do të realizohet dhe lojtari do të shkojë të luajë në një kampionat me Milot Rashicën për sezonin 2016-2017.

Sipas "TEAMtalk", marrëveshja është finalizuar dhe pritet që Celina t'i bashkohet që në fundjavë klubit të tij të ri, edhe pse do të jetë e vështirë që të aktivizohet në këtë javë me FC Tuente në ndeshjen kundër Spartës së Roterdamit.

 

The post Bersant Celina huazohet tek klubi holandez appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një person që tentoi të plaçkiste në një degë të Telekomit të Kosovës

Posted: 25 Aug 2016 05:47 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë një person i cili dyshohet se ka tentuar të kryej një vbjedhje në njërën prej filialeve të Telekomit të Kosovës.

I dyshuari është V.H 25 vjeçar dhe bëhet fjalë për filialin në rrugën Mbretëresha Teutë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara se i njëjti të ketë kryer veprën penale 'vjedhje e rëndë në tentativë', njofton policia./Insajderi.com

The post Arrestohet një person që tentoi të plaçkiste në një degë të Telekomit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Arrihet marrëveshja që i jep fund konfliktit 50 vjeçar mes FARK-ut dhe qeverisë kolumbiane

Posted: 25 Aug 2016 05:17 AM PDT

Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, duke i dhënë fund më shumë se 5 dekadave konflikt.

Të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me diskriminimin social, për të bërë drejtësi për viktimat e konfliktit dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë e të qëndrueshme.

Njoftimi erdhi nga kryeqyteti i Kubës, Havana, ku bisedimet e paqes nisën në nëntor të vitit 2012. Konflikti vlerësohet t'u ketë marrë jetën 220 mijë personave dhe ka bërë që të zhvendosen miliona të tjerë.

"Qeveria kolumbiane dhe FARK njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare", thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shefi i delegacionit kolumbian, Humberto de la Calle dhe shefi i ekipit negociator të FARK-ut, Ivan Marquez firmosën marrëveshjen në një ceremoni të posaçme në Kubë.

"Ia arritëm qëllimit. Lufta mbaroi, por ka edhe një fillim të ri. Kjo marrëveshje hap dyert për një shoqëri më gjithëpërfshirëse", deklaroi De la Calle.

"Ishte një mision i vështirë, me momente pozitive por edhe të errëta. Por ne punuam me zemër dhe mund të themi se tani mund ta çojmë vendin përpara", tha nga ana tjetër Marquez.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut kolumbian Juan Manuel Santos për ta uruar për marrëveshjen.

The post Arrihet marrëveshja që i jep fund konfliktit 50 vjeçar mes FARK-ut dhe qeverisë kolumbiane appeared first on INSAJDERI.

Grabovci padit Insajderin, kërkon kompensim për dëmtim të reputacionit

Posted: 25 Aug 2016 05:03 AM PDT

Adem Grabovci, nuk i ka dhënë vlerë të saktë monetare "dëmit" që pretendon se ia ka shkaktuar Gazeta Online Insajderi, me publikimin e përgjimeve të tij telefonike.

Vlerën ka thënë se do ta caktojë gjatë shqyrtimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përgjimet e të cilit janë duke u publikuar nga Insajderi prej 1 gushtit të këtij viti, ka paditur mediumin me pretendimin se i është shkelur privatësia dhe se me publikimin e tyre i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti.

Përveç kësaj, ai pretendon se autori i shkrimeve ka kryer vepër penale me rastin e nxjerrjes së përgjimeve, të cilat sipas tij do të duhej të shkatërroheshin.

Grabovci, në padi kishte kërkuar masë të sigurisë, por Gjykata Themelore ia ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Ai është ankuar në Gjykatën e Apelit, nga e cila po kërkon që të bllokohet publikimi i mëtutjeshëm i përgjimeve.

"Me 1 Gusht 2016 gazeta online e quajtur 'Insajder' e cila publikohet ne uep-faqen www.insajderi.com, përmes gazetarit Vehbi Kajtazi, ka publikuar biseda telefonike të cilat pretendohen se janë incizuar nga organet e rendit në një procedurë hetimore. Përmbajtja e këtyre bisedave ishte private. Qëllimi i publikimit të këtyre bisedave ishte shkaktimi i dëmit për paditësin, duke pas parasysh që është figurë publike", thuhet në fillim të padisë.

Në këtë padi thuhet se e drejta e privatësisë për çdo qytetar të Republikës së Kosovës garantohet me Nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe Nenin 8 të Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

"Në kundërshtim me këtë garancion kushtetues kjo gazetë online ka bërë publikimin e këtyre incizimeve të bisedave telefonike dhe ka premtuar se do të bëjë publikimin edhe të bisedave të tjera private", pretendohet në padi.

https://www.youtube.com/watch?v=PwCqi-Qw-Es&list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u

Grabovci pretendon se me rastin e publikimit të këtyre bisedave private, i është shkaktuar dëm jo-material nga ana e të paditurve.

"Të paditurit në gazetën-portalin e tyre kanë premtuar se do të bëjnë publikimin e bisedave të tjera private të paditësit, duke paralajmëruar vazhdimin e shkaktimit të dëmit dhe duke e shkelur të drejtën e privatësisë", shkruan në padi. Si provë për këtë është dorëzuar shkrimi i parë paralajmërues i Insajderit me titull "Shteti në dorë të nëntokës, në të cilin ishte paralajmëruar publikimi i bisedave të Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashi, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak, ashtu siç edhe ka ndodhur.

Megjithëse, Grabovci i është drejtuar Gjykatës me padi civile, pretendon se "ka dyshim të bazuar se të gjitha këto përgjime janë nxjerrë përmes kryerjes së veprës penale të sanksionuar me Nenin 203 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ngase marrë nga një procedurë hetimore".

Grabovci, ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masën e sigurisë, të urdhërohet Insajderi-Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri– që të mos publikojë asnjë bisedë telefonike të incizuar deri në përfundimin e kësaj procedure kontestimore.

"Ndërsa, pas administrimit të të gjitha provave lidhur me rastin konkret i propozojmë gjyaktës që të sjellë këtë aktvendim: Të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e Adem Grabovcit; të detyrohet Insider sh.p.k që paditësit t'ia kompensojë dëmin jomaterial në shumën e cila do të precizohet gjatë shqyrtimit kryesor", kërkohet në padi.

Me përgjimet e publikuara, është dëshmuar fuqia e Adem Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan "shef". Shef e quan edhe Kadri Veselin, të cilit i thotë: "Ti i merr vendimet, unë i zbatoj".

Ndërkohë, Prokuroria po analizon përgjimet dhe pritet të ketë vendim formal për nisjen e hetimeve për vepër penale. Prokuroria është aktivizuar vetëm pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi, ndonëse këto përgjime ishin në dorë të prokurorëve të EULEX-it për gati pesë vjet./Insajderi.com

Padia_Grabovci 1

Padia_Grabovci 2

AdemGrabovci-Insajderi-Padia-3

 

The post Grabovci padit Insajderin, kërkon kompensim për dëmtim të reputacionit appeared first on INSAJDERI.

Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez

Posted: 25 Aug 2016 04:14 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetarët e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me të sa ishte kryeministër, ministër i Jashtëm, dhe tash president.

Ai theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës./Insajderi.com

The post Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez appeared first on INSAJDERI.

Trajnerët më të paguar të futbollit në botë

Posted: 25 Aug 2016 03:37 AM PDT

Nga dyshja Pep e deri te Benitez, ja kush kryeson në renditjen e strategëve. Në këtë listë prinë Premier League e cila zë gjashtë nga shtatë vendet e para, ndërsa Ancelotti përfshihet në podium.

Këtë sezon, Premier League është kampionati me më shumë yje në stol. Dhe jo sepse Pep Guardiola dhe Jose Mourinho kanë vendosur të bëjnë revolucion në Manchester duke siguruar lojtarë spektakolarë.

Ata janë edhe vetë shumë tërheqës për tifozët dhe kështu e rrisin edhe më shumë konkurrencën në kampionat. Kjo reflektohet edhe në pagat e tyre, njofton Telesport.

Gazeta "The Sun" sot ka zbuluar se cilët janë trajnerët më të paguar në botë, në këtë listë dominon futbolli anglezë, kjo është lista:

Mourinho (Manchester United),

Guardiola (Manchester City),

Wenger (Arsenal),

Klopp (Liverpool),

Conte (Chelsea) dhe

Pochettino (Tottenham) zënë gjashtë nga shtatë vendet e para, teksa Ancelotti (Bayern) është i treti në podium.

Benitez (Newcastle), i cili punon në Championship, mbyll dhjetëshen e parë, aty ku janë edhe Zidane me Simeonen.

The post Trajnerët më të paguar të futbollit në botë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Posted: 25 Aug 2016 03:18 AM PDT

Policia e Kosovës, gjatë së mërkurës në Merdare ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.

Raportohet se të dyshuarit kanë mashtruar disa viktima duke u falsifikuar dokumentet.

Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

The post Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim dokumentesh appeared first on INSAJDERI.

Qeveria ndanë mbi 1 milion euro për sëmundjen gungore të gjedhëve

Posted: 25 Aug 2016 03:06 AM PDT

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1 milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit, e cila është shfaqur në Kosovë.

Sipas qeverisë trajtimi i kësaj sëmundje do të filloj me vaksinimi i të gjitha gjedheve në vend.

Para dy muajve Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton për shfaqjen e sëmundjes Gungore të Lëkurës te gjedheve edhe në Kosovë. Kjo agjenci pati konfirmuar rastin e parë të gjedhes së sëmurë në fshatin Zhujë të Kamenicës. / Insajderi.com

The post Qeveria ndanë mbi 1 milion euro për sëmundjen gungore të gjedhëve appeared first on INSAJDERI.

Jostabiliteti politik largon investitorët e huaj

Posted: 25 Aug 2016 02:54 AM PDT

Jostabiliteti politik në Kosovë po ndikon edhe tek investitorët e huaj dhe nga kjo gjendje pasojat do t'i bart ekonomia e përgjithshme eKosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike, por edhe zyrtarë të qeverisë.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, për Radion Evropa e Lirë tha se gjatë takimeve me investitorë të interesuar për afarizëm me Kosovën, gjatë këtij viti nuk është përmendur situata politike si problem.

Por, vitin e kaluar, thotë ai, ka pasur raste që zhvillimet apo gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kanë penguar ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

"E kam fjalën për gazin lotsjellës që ishte në Kuvend gjatë vitit të kaluar, pamundësinë për të mbajtur mbledhjet e rregullta, për të shqyrtuar dhe miratuar ligjet e ndryshme, veçanërisht,siç ishte Ligji për Investimet strategjike. Në anën tjetër mund të them se nuk kemi ndonjë investitorë të madh, i cili është larguar nga Kosova për shkak të situatës politike në Kosovë", thotë Mustafa.

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës është përdorur për shtatë muaj më radhë, duke pamundësuar në këtë mënyrë mbajtjen e seancave të paralajmëruara.

Vitin e kaluar, por edhe gjatë këtij viti, nuk kanë munguar as protestat e organizuara nga partitë opozitare, duke kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacion më Malin e Zi dhe krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe sulme ndaj ndërtesave shtetërore dhe veturave të personave zyrtarë.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se situata politike vazhdimisht ka penguar ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Naim Gashi, profesor në kolegjin ISPE, për Radion Evropa e Lirë ka thënë faktori kryesor që ka ndikuar në dekurajimine investitorëve të jashtëm,në 17 vitet e fundit, ka qenë jostabiliteti politik dhe ambienti jo i përshtatshëm ekonomik në vend.

"Sidomos ato (zhvillimet) në veriun e Kosovës, të cilat i kanë dekurajuar dhe frikësuar investitorët e jashtëm që të vijnë në Kosovë. Për arsye se synimi kryesor i tyre është që shkojnë dhe investojnë në vendet ku ka stabilitet afatgjatë politik, institucional, juridik dhe financiar."

"Të gjitha këto kanë qenë arsye që ne kemi një numër jo të kënaqshëm të investimeve të jashtme në Kosovë", thotë Gashi.

Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, deri në muajin maj të këtij viti, janë mbi 70 milionë euro.

Kurse, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013, investimetkanë qenë 400 milionë euro, por që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro.

Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Sidoqoftë, Besian Mustafa nga Agjencia për Investime, që funksion në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se interesimi i investitorëve të huaj nuk mungon. Duke treguar se nga cilat shtete dhe për cilët sektorë interesimi paraqitet më i madh, ai tregon se investitorët potencial presin miratimin e Ligjit për Investimet Strategjike.

"Kemi një interesim të shtuar nga Gjermania, sidomos në sektorin e përpunimit të ushqimit, si dhe nga Amerika dhe Anglia në sektorin e shërbimeve, veçanërisht tek teknologjia informative dhe komunikuese", shprehet ai.

Përndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, numri i bizneseve me pronarë të huaj në Kosovë është 7,212, kurse shtetet që kanë investuar më së shumti gjatë vitit të kaluar në Kosovë paraqitet të jenë Zvicra dhe Turqia.

Patundshmëria dhe shërbimet financiare mbesin aktivitete më të preferuara për investitorët e huaj në Kosovë. (REL)

The post Jostabiliteti politik largon investitorët e huaj appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

Posted: 25 Aug 2016 02:23 AM PDT

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar katër persona në Klinë, nën dyshimin  për vepra penale që lidhen me prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë dy meshkuj L. B.  (1991), K. T.  (1985), dhe dy femra E. B.  (1998),  L. I.    (1986), shtetas të Kosovës.

Ata u arrestuan gjatë aksionit të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, me dyshimin se kanë kryer veprat penale "Mundësimi ose detyrimi në prostitucion", "Ofrimi i lokaleve për prostitucion" dhe "Marrje me Prostitucion".

Dy të arrestuarit e parë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com

The post Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more