Ndarja brenda rrethit Më ndave prej mitrës, që aq shumë e desha, Sa lehtë, ushqehesha nëpërmjet kërthizës sate, Mirë që këtë kanal ushqyes dikur nuk e kishe zbuluar, Për ta ftohur e për ta bërë të njohur një të panjohur, Ngjashëm si bëjnë disa të reja të sotme, Vajza që nuk e ruajnë grykën ushqyese të fëmijve të tyre të nesërm, Oksigjenin e merrja nëpërmjet damarëve tua, Mirë që këto damar nuk i kishe ndotur me alkool, nikotinë e drogë, Më ndave moj nëna ime e dashur prej kësaj dinastie, Prej kësaj mbretërie që mbreti unë isha, U gëzove, qave gëzueshëm, ndërsa unë me psherëtimë qaja vajtueshëm, Qaja se më prishe një rehati, më hodhe në një zallahi, Të mbushur përplot përgjegjësi, ndaj edhe qava me ngashërim, Pas ca ditësh, disi u përshtata me mjedisin dhe në rrethinën e re, Fillova edhe unë së bashku me ty të qeshi, Kënaqesha teksa thithja qumësht prej gjirit tënd të ngrohtë, Sakaq e sa keq, në vlugun e kësaj kënaqjeje, më mashtrove lehtas, Ndonëse pa dashjen tënde,